A mund të ketë shpresë për Besarin?
Në shkollën 9-vjeçare “Pal Zefi” në Rrushkull të Durrësit, takojmë një fëmijë që mundohet të mposhtë çdo ditë cenin e tij fizik.
Besar Ismaili, është djali 12-vjeçar, ka një deformim të shtyllës dhe të këmbëve, por megjithatë kjo nuk e pengon që të jetë një nxënës i mirë.
Besarin e duan të gjithë, këtë e dëshmon edhe Liljana Rusi mësuesja e tij e letërsisë. Shoku i tij i ngushtë, Martini përlotet sapo i kujton Besarin, pasi miqësia me të nuk ndikohet nga pamja.
Disa muaj më parë, në janar të këtij viti, bëri që Kadja, mamaja e Besarit, të provonte edhe mundësinë e azilit për shërimin e djalit të saj të vetëm, ndaj mori rrugën për në Suedi, pa ditur se tre muaj më pas do të ktheheshin të gjithë azilantët dhe aventura e tyre e shpresës do të merrte fund.
Ndërsa i ati i Besar Ismailit, është me probleme mendore, kur shpesh ushtron edhe dhunë fizike e verbale ndaj tij dhe të shoqes.
Besari nuk merr as ilaçe dhe as ndonjë trajtim të specializuar për gjendjen e tij. E vetmja gjë janë ushtrimet që ai i kryen në kushte shtëpie.
Në një rrugëtim të gjatë për një zgjidhje kundrejt kësaj situate të vështirë familjare e shëndetësore, ata vijojnë të ecin vetëm me shpresat që po i fiken.
/ Top Channel