A keni parë ndonjëherë krijesë të tillë?!

PiNkY

Anëtar i Nderuar
193433.jpg


Kjo është një krijesë e çuditshme, e cila ka zhguall me thumba, nofullat të mprehta si sqep dhe bishtin me luspa, karakteristika që bëjnë që ajo të ngjasojë më shumë me një dinozaur sesa një breshkë uji.

Gjallesa është gjetur në Rusi, më pas ju prezantua botës përmes rrjeteve sociale nga një vajzë ruse me komentin: "Kur e pamë në fillim, as nuk e kuptuam se është breshkë uji. Na u duk si dinozaur".

Ndryshe krijesa e pazakontë njihet si "breshkë uji aligator" dhe është breshka më e madhe e ujërave të ëmbla. E cilësuar si "dinozauri i botës së breshkave", ajo është një ndër llojet më të mëdha të breshkave në botë. Zakonisht zhgualli i saj shkon deri në 66 centimetra dhe pesha deri në 80 kilogramë, por disa meshkuj mund të peshojnë edhe mbi 100 kilogramë.

Breshka gjendet në listën e llojeve të rrezikuara për shkak të humbjes së habitatit natyror dhe gjuetisë për shfrytëzimin e mishit dhe zhguallit.

193434.jpg


193435.jpg



/albeu.com/
 
Titulli: A keni parë ndonjëherë krijesë të tillë?!

Mund te jete krijese e cuditshme.. ama jo me e cuditshme se kjo larte.

P.s. ika une. Shihemi pas dy javesh :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top