Titulli: A ka te drejte Kadareja?
KADAREJA TERHEQ PER KAPISTALLI ?ROSINANTIN E SKENDERBEUT?
Kush e nxjerr
Skërnderbeun në mejdan??.
Eshtë shoqëruar me ribotimin e
një shkrimi të mëparshëm të Hysamedin Ferajt me titull ?Mbi
debatin për Skënderbeun?. Botimi i këtyre shkrimeve ishte
një përfshirje e ?Rimëkëmbjes? në një fushatë të re të
gazetave të Tiranës me rastin e 17 janarit, përvjetorit të
radhës të vdekjes së heroit kombëtar.
Debatet për Skënderbeun nuk janë thjesht historike, por më
shumë politike, fetare; janë debate serioze dhe spekuluese,
të ndershme dhe mashtruese. Nuk na e merrte mendja se tri
ditë pas botimit të shkrimit ? Kush e nxjerr në mejdan
Skënderbeun?, pikërisht më 28 janar 2005, do të kishim
provën e saktë se kjo pyetje ishte bërë me shumë vend dhe
lexuesit do të gjenin nëpërmjet gazetave të tjera
përgjigjen se kush dhe përse e nxjerr Skënderbeun në
mejdan për të luftuar kundër nacionalizmit shqiptar për
llogari të panballkanizmit dhe të eurocentrizmit të
krishterë. Duhet të themi : faleminderit Kadare! Rrofsh dhe
ti moj Dojçe ?Vele! Bravo ju qoftë dhe ju gazetave të
Tiranës që nuk lini të bjerë përdhe asnjë p... e vogël e
?shkrimtarit të madh?. Të ?mëdhenjtë? kështu duhen nderuar,
edhe kur lëshojnë broçkulla.
Më 28 janar 2005 në faqet e gati gjithë të përditshmeve të
Tiranës do të shfaqej imazhi i Ismail Kadaresë hipur mbi
një gërdallë të panballkanizmit dhe duke tërhequr për
kapistalli një ?Rosinant të Skënderbeut?, që të na çojë
drejt Europës së tij, për ku nuk e gjetkemi dot udhën ne që
jetojmë në Shqipër dhe nuk ditkemi t?i hipim ?Kalit mitik
të Skënderbeut?, siç e prodhon imagjinata politiko-letrare
trilluese e Kadaresë. Kalë shale mbuluar me një si mushama
panballkanike të qëndisur me kryqe katolike, tamam si
kalorësit e ?Urdhërit të Tempullarëve?.
Gazetat në fakt kanë botuar vetëm një intervistë tjetër
shumë të rëndomtë të Kadaresë dhënë gazetares së Radio
Dojçe?Vele në gjuhën shqipe, zonjës Mimoza Cika Kelmendi.
Kjo gazetare ka gjetur rehat kohët e fundit. Kur është
duarbosh për të mbushur emisionet e saj i merr një
intervistë Kadaresë. Dhe Ismaili pa përtim vë në rrotullim
të njëjtën pllakë të stërpërdorur gramafoni ku ka të
regjistruar hartimet e tij predikuese politike në të cilat
nuk ua nxjerr asnjëherë kokën çështjeve që më shumë i
mjegullon se i kthjellon. Por gazetat e Tiranës që janë
gjithnjë në përgjim për çdo zhurmë që lëshon Kadareja
mbushin menjëherë faqet e tyre me intervistën e radhës dhe
hyjnë në garë se kush do të gjejë titullin ?më kadareian?.
Gazeta ?Ballkan? për intervistën e Kadaresë kishte një faqe
dhe titullin këshillues ? Popujt e Ballkanit duhet
bashkërisht të ndryshojnë imazhin e keq?. Gazeta ?Shekulli?
të njëjtën gjë e servirte me titullin ?Me Skënderbeun
shqiptarët janë ndier europianë në shekuj?. Gazeta
?Albania? intervistën e riprodhonte me titullin ?Kadare
y
emblemat tona për integrimin në BE?. Kurse gazeta
katolikocentriste ?55? kishte zgjedhur titullin
?Skënderbeu, flamuri i shqiptarëve për të hyrë në Europë?,
shoqëruar dhe me një nëntitull ?Popujt e Ballkanit duhet të
lidhen me njëri-tjetrin dhe bashkërisht të ndryshojnë
imazhin e keq para opinionit botëror?. Në një kanal televiz
dëgjuam se Kadareja e vlerëson Skënderbeun si pasaporta e
shqiptarëve për hyrë në Europë. Edhe gazeta e kanale
televizive të tjera të njëjtën gjë kanë bërë. Nuk e morëm,
vesh pse ishte pezmatuar gazeta ?Ballkan? që një ditë më
vonë më 29 janar botonte shkrimet ?Kadareja ?harrohet? në
Tiranë? dhe ?Paradoksi. Kadare ?persona non grata? në
Gjirokastër?, kur një ditë më parë gjithë mjetet e
propagandës në Shqipëri ishin mbushur me fjalët dhe me
fotografitë e Kadaresë? Mos vallë ?Ballkan? paska dashur që
me rastin e 69 vjetorit të Kadaresë të bëhet paradë
ushtarake me kalorësi si në kohën e Skënderbeut, sesion i
veçantë i Kuvendit dhe ndonjë ceremoni me delegacione të
huaja, ose të krijohej edhe një herë Lidhja e Lezhës?! Po
çfarë do të mbetej atëherë për jubileun e 70-vjetorit vitin
e ardhëshëm?!
Pasi je njohur me titujt e mësipërm nëpër gazeta e ekrane
televize është e natyrshme të bëhesh shumë kureshtar e të
fillosh të hamendësosh se çfarë mund të ketë sjellë të re
?shkrimtari i madh? për lexuesit e tij ?të vegjël?. Por
sapo fillon të lexosh intervistën nis zhgënjimi dhe sa më
poshtë zbret në leximin e tekstit aq më lart ngjitet
trishtimi nga ky tekst ku shkrimtari ka përsëritur edhe një
herë përrallat e tij të stërvjetëruara për rrymën
antiskënderbegiane në Shqipëri, rrëfen ëndrrat që ai sheh
në Paris me Haxhi Qamilër, shpall si në jerm dalldinë e tij
panballkaniste që po e penguakan të bëhet shpejt realitet
?antiskënderbegianët? e Shqipërisë, që nuk dashkan të
zbesin nga ?gomari i nacionalizmit? të tyre për t?u kapur
pas bishtit të një ?Rosinanti skënderbegian? që e ka
psonisur nuk dihet se ku Kadareja ynë i madh dhe po e
tërheq për kapistalli drejt Europës së krishterë që ta
lidhë tek parmakët e Notrë Dam ( Shën Marisë) në Paris si
bekim për europianizmin e tij.
Feraj e fillonte shkrimin e tij të datës 25 janar 2005 me
fjalinë: ?Debati i sotëm për Skënderbeun nuk ka asnjë
lidhje me Skënderbeun, por me përdorimin dhe përdoruesit e
tij?. Intervista e Kadaresë e botuar më 28 janar 2005 e
vërteton plotësisht saktësinë e këtij vlerësimi. Kadareja
ka treguar hapur fare se ai i referohet ?Skënderbeut të
tij? vetëm për të përçuar tek shqiptarët idenë e
sakrifikimit të nacionalizmit shqiptar për hir të
panballkanizmit. Kadareja nuk e çan fare kokën për të
nxjerrë në pah e mbrojtur vlerat e shumta e figurën
shumëplanëshe të Skënderbeut. Për Kadarenë ka vlerë e duhet
ngritur në qiell vetëm ?Skënderbeu panballkanist?, vetëm
?Skënderbeu katolik? që shkonte të kërkonte lëmoshë në
Europë që shqiptarët të vazhdonin të derdhnin gjakun e tyre
duke luftuar kundër myslimanëve osmanë edhe për Europën dhe
kthehej duar bosh nga Europa me ca bekime të thata për
gjakun e derdhur shqiptar.Vetëm ky është Skënderbeu që do,
që nderon dhe mbron panballkanisti Ismail Kadare,
eurocentristi i krishterë Ismail Kadare.
Fjalia e dytë e Hysamedin Ferajt më 25 janar 2005 është :
?Skënderbeu real mund të përdoret dhe është përdorë për
politika shumë të ndryshme dhe të kundërta?. Më poshtë ai e
shtjellon idenë e tij kështu : ?Debati për Skënderbeun nuk
ka lidhje me Skënderbeun por me dy politika që u propozohen
sot shqiptarëve: njëra, shqiptarocentrike që vë në qendër
shqiptarët dhe gjithçka tjetër e sheh në shërbim të kombit
shqiptar; tjetra katolikocentrike që ve në qendër fenë
katolike, ndërsa kombin shqiptar e sheh në shërbim të
katolicizmit botëror?.
Edhe këto vlerësime të Ferajt i vërteton Ismail Kadareja në
intervistën e botuar tri ditë më vonë. Ismaili gjëkundi nuk
përmend vlerat e figurës së Skënderbeut në shërbim të
zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare, në të mirë të
krijimit të një shteti të centralizuar kombëtar shqiptar,
duke i dhënë fund ndarjes e copëzimit feudal në principata
shqiptare, gjë që për fat të keq as Skënderbeu nuk e
arriti. Kadareja në intervistë gjëkundi nuk e zë në gojë se
Skënderbeu ndihmesën më të madhe në çështjen shqiptare sot
e jep nëpërmjet shembullit se si duhet luftuar për atdheun
e fenë që ke, që ta kanë lënë trashëgim dhe amanet të
parët, nëse ta sulmon dikush. Për Ismail Kadarenë figura e
Skënderbeut duhet vlerësuar e himnizuar vetëm për dy arsye
e dy cilësi : për panballkanizmin e tij dhe për
perëndimorizmin e tij (lexo prokatolicizmin e tij). Tjetër
gjë Kadareja nuk sheh, nuk njeh dhe nuk nderon tek figura e
bëmat e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.
Sipas Kadaresë shqiptarët nga Skënderbeu duhet të marrin e
të ruajnë vetëm ?properëndimorizmin?, ndonëse askush nuk ka
vërtetuar se vetë Skëndërbeu mendonte kështu, se ai është
mburrur me ndonjë properëndimorizëm të tij. Por e dimë se
sot kur shqiptarëve u predikohet properëndimorizmi në fakt
u predikohet katolikocentrizmi europianist. Kadareja
qëndron në ato pozita që shpjegon Feraj se kush ngrihet
kundër konvertimit të myslimanëve shqiptarë në katolikë
qenka kundër Skënderbeut. Kështu Skënderbeun 500 vjet pas
vdekjes e nxjerrin në mejdan si kalorës kryqtar për
konvertimin e myslimanëve shqiptarë në katolicizëm, e bëjnë
ushtar të rikonkuistës spanjolle të Ferdinandit e të
Izabelës që ndodhi në kohën e Skënderbeut dhe përfundoi në
mizori të shumta pak dekada pas vdekjes së tij.
Kadareja me megallomaninë e shkrimtarit të madh e të
përkëdhelur tej meritave që ka për shqiptarët guxon të
bëjë akuzat : ?Janë bërë përpjekje për ta revizionuar
figurën e Skënderbeut. Ka qenë përpjekje shumë e shëmtuar
sepse vinte ndesh me gjithë frymën properëndimore të
Shqipërisë. Skënderbeu është mishërim i kësaj fryme?. Stop!
Revizionuesi më i madh për keq në dëm të të vërtetës
historike është Kadareja. Skënderbeu ka qenë dhe duhet të
mbetet mishërim i frymës shqiptare, i qëndresës shqiptare,
i luftës për atdhe e fe. Kadareja është i zemëruar se jo të
gjithë shqiptarët duan ta përdhosin Skënderbeun si e
përdhos ai, se jo të gjithë shqiptarët janë marrosur pas
frymës perëndimore si ai dhe nuk duan t?ia mbathin nga
Shqipëria si ia mbathi ai, ?mishëruesi i frymës
properëndimore?. Kadareja kërkon të rëndojë shpirtin e
Skënderbeut me një ?frymë perëndimore të sotme?, përpiqet
që majë ?rosinantit të Skënderbeut? që e ka blerë në ndonjë
shesh kishe katolike t?ua imponojë gjithë shqiptarëve
?frymën perëndimore kadareiane?, sepse kërkon të qetësojë
dhimbjet e veta nga dyzimi që e stërmundon gjithkend që hyn
në rrugën e tjetërsimit kombëtar në ndjesitë personale dhe
sjelljet publike.
Kadareja i ka thënë gazetares së Dojçe ?Veles : ?...pa
pritur doli një lëvizje në Shqipëri, hileqare do të thoja,
anadollake në vazhdim të lëvizjes ?Haxhiqamili?, këtë herë
më e sofistikuar për të revizionuar Skënderbeun?. Hileqar
ka qenë e mbetet Kadareja që asnjëherë nuk guxon të flasë
qartë, por vetëm spekulon duke hedhur gurin e fshehur dorën
, apo duke përdorur thikën e pabesisë që e mban fshehur nën
mantelin e ?shkrimtarit të madh?. Pse nuk e identifikon
qartë Kadareja këtë lëvizje? Pse nuk tregon se kush bën
pjesë në të, kush e drejton? Pse nuk merr guximin të bëjë
analiza të qarta se ku ngjan kjo lëvizje me lëvizjen e
Haxhi Qamilit? Kadareja e quan punë të tij vetëm të
trillojë, të provokojë, të intrigojë pa dhënë emrat,
adresat, pa analizuar pozicionet konkrete të kundërshtarëve
të tij në mendimin politik. Dhe të gjjtha këto sjellje
paburrnie i fsheh pas meritave të shkrimtarit të madh.
Vlerësimet e ndryshme për figurën e rolin e Skënderbeut nuk
janë revizionime, por kuptim më i mirë i historisë,
vlerësim më i saktë i të shkuarës në shërbim të të sotmes.
Me historinë ka spekuluar dhe është tallur Kadareja për të
rritur numrin e veprave e trillimeve të tij letrare.
Historinë, legjendat, Kanunin, doket e malësive shqiptare i
ka përdhosur Kadareja për t?u bërë më i lezetshëm për
lexuesit në Perëndim, duke paraqitur sa më primitvë, të
egër shqiptarët. Eshtë Kadareja që kur hiqet si mbrojtësi i
Skënderbeut sikur të ishte i autorizuar nga vetë Skënderbeu
e Papa i Romës bën atë të keqe që ka bërë gjithnjë
historiografia komuniste, duke projektuar të sotmen në të
shkuarën., jo duke studiuar të shkuarën për t?u orientuar
më mirë në të sotmen. Kadareja do që Skënderbeun nga hero
kombëtar të shqiptarëve ta kthejë në Skënderbe themelues të
Bashkimit Europian, në Skënderbe figurë qendrore të
panballkanizmit sllavo-grek të sotëm. Prandaj ka filluar të
shfaqë simpati për Kadarenë qortuesi i tij i egër serb Vuk
Drashkoviç.
Kadareja bën zhurmë për Skënderbeun që të fusë kontrabandë
në mendjen e shqiptarëve idetë e tij se shqiptarët nuk kanë
më problem të tyrin specifik për të zgjidhur, por kanë
vetëm një problem të përbashkët ballkanik, që bashkë me
popujt e Ballkanit të ndryshojnë përshtypjet e këqija që ka
bota për Ballkanin. Pra, Skënderbeu , sipas marifeteve të
Kadaresë, u duhet përmenduar shqiptarëve jo për të
bashkuar ?feudet e sotme shqiptare? që janë ende në hyqëm
shtetesh të huaja, më të ndara se në kohën e Perandorisë
Osmane, por për të përmirësuar imazhin ballkanik. Kjo është
thirrje që shqiptarët të tjetërsohen, të heqin dorë nga
detyrat e tyre kombëtare, të vihen në shërbim të
rehabilitimit të serbëve e të grekëve që historikisht kanë
turbulluar Ballkanin. Shqiptarët nuk kanë asnjë faj nëse
Ballkani ka nam të keq në botë. Shqiptarët nuk kanë përse
të dëgjojnë Kadarenë e të bëhen vullnetarisht bashkëfajtorë
me serbët. Me predikime të tilla shumë hileqare të
transportuara me hijen e ?Kalit të Skënderbeut? Kadareja
vihet në shërbim të fushatës për shfajësimin e pamerituar
të serbëve, pikërisht në kohën kur ata duhen lidhur edhe më
shumë pas shtyllës së turpit. Hejbet mbi shalën e ?Kalit të
Skënderbeut? Kadareja herë pa herë i mbush me dinakëri
pariziane për të shfajësuar krimet serbe e rehabilituar
kriminelët serbë. Prandaj u frynë shumë borive
kushtrimdhënëse që ballkanasit bashkërisht të përpiqen të
ndryshojnë imazhin e keq që ekzistoka për ta pa përjashtim.
Nuk ka arsye që në botë të ekzistojnë e njëjta përshtypje e
keqe për të gjithë ballkanasit. Këtë duhet të shpjegojë
Kadareja në sallonet e intelektualëve politikanëve
parizianë.
Kadareja spekulon me Skënderbeun që të krijojë idenë se
shqiptarët kanë të njëjtin armik të përbashkët me gjithë
ballkanasit e tjerë. Kadareja del si zëdhënës i asaj rrymës
së gabuar në mendimin politik shqiptar (që Hysamedin Feraj
e ka analizuar në ?Skicë e mendnimit politik shqiptar?) se
ballkanasit i kanë miq dhe armiku është larg. Prandaj
Kadareja përpiqet të sjellë në ditët tona mekanikisht kohën
e Skënderbeut për të përçuar idenë se shqiptarët bashkë me
ballkanasit dhe europianët duhet të mbrohen nga i njëjti
armik. Cili mund të jetë ky tani? Myslimanizmi. Ky është
qëllimi i Kadaresë që në emër të përballimit të
myslimanizmit t?i bëjë shqiptarët të harrojnë se çfarë u
kanë bërë dhe çfarë përgatiten t?u bëjnë serbët, grekët,
sllavomaqedonasit, Europa e krishterë.
Kadareja ankohet kërcënueshëm : ?Dhe kjo (lëvizje
revizionuese) nuk u dënua në mënyrën e duhur?. اfarë dënimi
ka ndërmend Kadareja vallë? Inkuizicion të krishterë të
tipit spanjoll? Dënim policor enverist? Mallkim fetar e
shkishërim? Sulme të egra propagandistike? Po Kadareja ç?ka
bërë vallë deri tani? A nuk ka ndërmarrë ai njërën fushatë
pas tjetrës kundër atyre që për Skënderbeun nuk kanë
vlerësimet panballkaniste, eurocentriste, katolikocentriste
si të Ismail Kadaresë? Nuk e di Kadareja se batalionet
pirro-mishiste, maks-veloiste, neshat-toziste,
mustaf-naniste e të mbështetësve të tij të tjerë jo të
pakët në Shqipëri, që kanë thithur tërë helmin e
islamofobisë franceze në saje të Kadaresë, nuk kanë lënë
gjë pa thënë e pa shkruar në Shqipëri kundër atyre që i
ka ëvnë në shënjestër Ismaili? Për kë po ankohet Kadareja
se nuk e ka mbështetur për të bërë këtë luftë? Për
aparatet shtetërore dhe partiake në Shqipëri? Për Akademinë
e Shkencave me në krye Ylli Popën? Për Presidentin Alfred
Moisu? Për Janullatosin e krerët e kishës katolike dhe
intelektualët e gazetarët katolikë? Për gazetat e
televizionet që i ka ngritur francezi Zhylien Rosh dhe i
drejtojnë Aleksandër Frangaj, Nikollë Lesi, Blendi Fevziu.
Enkel Demi? Apo ankohet për drejtuesit e Bashkësisë Islame
në Shqipëri që nuk kanë lëvizur as gishtin e vogël të bëjnë
mbrojtje politike të Islamit kur e vë në shënjestër
Kadareja? Të gjithë këta u janë përgjigjur pa pushim
kushtrimeve që ka dhënë Kadareja.
Ismaili bën mirë të mos gjuajë më nga prapa ferrës si
burracak në debatin politik dhe të dalë vetë në fushën e
mejdanit të këtij debati për figurën e Skënderbeut dhe jo
të prodhojë dordolecë të Skënderbeut e të shalojë
?Rosinantë të Skënderbeut? që të nxisë të tjerë për sherre
dhe vetë të ngrefet në Paris e të zbardhë me cinizëm
dhëmbët para gazetarëve në studiot ku i krehin bishtin.
?Skënderbeu është figura më imediate e sotme, më e
nevojshme për Shqipërinë. ثshtë figura të cilën shqiptarët
duhet ta kenë flamurin kryesor për të hyrë në Europë?. Sa i
vogël në poliikë paraqitet shkrimtari i madh në fushën e
letrave!. Po Skënderbeu nuk u bë dot flamuri kryesor i
shqiptarëve për të hyrë në Europëp as atëherë kur ai
gjakosej vit për vit bashkë me principatën e tij dhe
mbronte Europën.. Europa nuk e çau kokën(prapanicën) për
ndihmën që i kishte dhënë Skënderbeu as kur erdhi dita të
bëhej një Shqipëri e pavarur. Kush e ka penguar Europën ta
pranojë Shqipërinë në gjirin e saj për hir të Skëderbeut,
edhe pa i plotësuar disa kushte?. Inati që Haxhi Qamili nuk
deshi Princ Vidin se e quante kaurr e nuk pranonte të bëhej
synet? Kaq e prapambetur ka mbetur Europa? Nëse është
kështu Kadareja le të qytetërojë sëpari Europën e tij. Pse
nuk arrin Kadareja atje në Paris ta bindë Europën se tani
në Shqipëri nuk të bëjnë më synet me zor që të kërkohet
mbrojtja e Skënderbeut, që për vetë ka qenë bërë synet? E
pengon lëvizja e re ?haxhiqamiliste në Shqipëri?? Po pse
nuk vjen vetë Kadareja në Shqipëri t?i japë fund kësaj
lëvizjeje me penën e tij, siç i dhanë fund serbët dhe Esat
Toptani asaj të analfabetit Haxhi Qamili më 1915?! Kadare
mos rri në Paris duke bërë mynafike, por eja në Tiarnë se
?fryma perëndimore? në Shqipëri po të pret, siç prisnin
para 5 shekujsh shqiptarët Gjergj Kastriotin, jo atë
tëndin, por të vërtetin që e shpërfytyron ti sot.
Skënderbeu edhe sot u duhet shumë shnqiptarëve, por që të
bëhen më shqiptarë, jo të kthehen thjesht në ballkanas e
europianë kadareianë. Kadareja as e njeh historinë e
vërtetë të Skëndereut, as e çmon dot vlerën e vërtetë të
Skënderbeut sot. Kadreja spekulon me Skënderbeun sikurse ka
spekuluar me shumë ngjarje historike, me shumë legjenda, me
shumë mite. Ato spekulime i bën më tepër për letërsinë.
Spekulimet me Skënderbeun i bën për (anti)politikë.
Si për ironi pas botimit të intervistës së Kadaresë dhe
rënies së trumpetave e të këmbanave në Tiranë se Skënderbeu
e Nënë Tereza janë pasaporta për të hyrë shqiptarët në
Europë, në gazetën ?Dita? të datës 29 janar 2005 u shfaq
titulli ?Peshku, bimët mjeksore dhe rakia, ?armët? tona për
në Bashkimin Europian?. Kështu mendon zëvendësministrja e
bujqësisë, Ibro. Pra, dy rrugë të ndryshme, të kundërta për
të shkuar në Europë pranë Ismail Kadaresë. Kadareja me
ithtarët e tij na thonë së në Europë do të hyjmë me
portretet e Skënderbeut dhe të Nënë Terezës. Një zyrtare
shqiptare na thotë se duhet të hyjmë nëpërmjet forcimit të
ekonomisë, nëpërmjet shtimit të kultivimit e zënies së
peshkut, të bimëve mjeksore, madje dhe të rakisë. Do të na
pëlqente të ishte e vërtetë ajo që thotë Kadareja, sepse
është punë pa mundim, ndërsa rruga e dytë kërkon shumë
lodhje. Por rekomandimi i Kadaresë është llafe në tym. Po
të ishte i vërtetë sugjerimi i Kadaresë Shqipëria duhej të
ishte me kohë në Europë, se atje e dinë mirë kush kanë qenë
Skënderbeu e Nënë Tereza.
Por rekomandimi i Kadaresë është hileqar. Pas tij fshihet
kushti: duhet të bëheni katolikë si Skënderbeu në fund të
jetës e si Nënë Tereza gjatë gjithë jetës që të hyni në
Euopë. Nëse është kështu ka për të qenë rrugë e gjatë.
Prandaj më mirë t?i vihemi rrugës tjetër e t?i përvishemi
punë për të pasur sa më shumë peshk, bimë mjekësore e raki
se kështu do të na dojë më shumë Europa. Edhe po nuk na
deshi do të kënaqemi vetë me raki e meze, deri sa Europës
t?i vijë zili ose ta zejë turpi ndonjë ditë që ka lënë
jashtë gjirit të saj trimat e Skënderbeut dhe mëshirtarët e
Nënë Terezës.
Abdi Baleta