A ka te drejte Kadareja?

orakulli

Anëtar i Respektuar
Parathënien që ia ka shkruar Ismail Kadareja një drame të Mithat Frashërit, “Foleja Kombëtare”:

Midis përgjigjeve [që u jepen pyetjeve se përse Shqipëria vazhdon të jetë e pafat, përse të tjerët ecin e ajo ngec] është njëra që gjithmonë e më shpesh përsëritet, në mënyrë ogurzezë: në Shqipëri punët do të shkojnë gjithmonë e më mbrapsht, përderisa në qendër të Tiranës nuk do të hiqet shtatorja e Skënderbeut për t’u zëvendësuar me atë të Sulltan Muratit. Ngjan e pabesueshme, por këto fjalë të një rimohuesi nga Shqipëria, hulumtuesit mund t’i gjejnë jo më larg se tre muaj më parë. Një tjetër rimohues, këtë herë nga Kosova, shkruan, e zezë mbi të bardhë, se “antishqiptari Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është protagonist kryesor i historiografisë komuniste, i futur në tekstet e historisë prej komunistëve”. Emri i këtij rimohuesi është H. Ferraj dhe sa ç’është e madhe habia për mashtrime të tilla, po aq, në mos më shumë, është habia tjetër se ky rimohues paska përkrahje në rrethet universitare e gjysmëzyrtare në Shqipëri. Ky, e të tjerë si ky, duke abuzuar me lirinë kaotike, shpesh karikatureske shqiptare, guxojnë të hedhin mendimin se regjimi i egër komunist shqiptar, ishte i tillë ngaqë u projektua në bazë të orientimit të rilindësve shqiptarë! Për të mos u zgjatur me këtë barbari shembujsh, po e mbyllim me fjalët e një tjetër rimohuesi, prapë nga Kosova, që bën paralajmërimin se të kesh qëndrim mohues ndaj Perandorisë Osmane sot është njëlloj si të sulmosh miqtë tanë amerikanë, që çliruan Kosovën! ا’të thuash për këtë nostalgji të ringjallur befas një shekull pas ikjes së osmanëve?

Shumëkujt mund t’i duket se të ngresh çështje të tilla, pra të polemizosh me të çmendurit, është kohë e humbur. Ndërkaq, të çmendurit (që në këtë rast do t’i përligjnim po të ishin thjesht të tillë), vazhdojnë veprën shkatërruese mu në sytë tanë.
Në kohën që po shkruhen këto radhë, metropoli shqiptar vlon nga polemika: ta ruajmë apo ta rrëzojmë Skënderbeun! Vetë shtrimi i çështjes është njollë e zezë për Shqipërinë.
Polemika vulgare dhe imorale për rilindësit dhe Skënderbeun është shenja e një sëmundjeje më të thellë, prej së cilës kombi shqiptar, nëse kërkon një të ardhme në këtë botë, duhet të shërohet. Intelektualët që nismëtuan baltën kundër Skënderbeut dhe Rilindjes nuk janë katundarë me shallvare që i bien daulles e klithin “Dum Babën!”. E ndërkaq, mund të thuhet se janë jo vetëm më të rrezikshëm, por më vulgarë e më pa moral se ata. Duket fyerje, natyrisht, të merresh me ta. Dhe ashtu është. Por kur ujërat e zeza vërshojnë befas, dikush duhet të merret me to. Të mësuar të nderojmë personazhe të shquar, artistë, politikanë e gra të bukura, në çastin kur ujërat e zeza shpërthejnë, ne kujtohemi për ata që përveshin mëngët e zbresin të punojnë mes tubave, veglave e territ, atje ku nuk guxon të zbresë kush.
A ka te drejte Kadareja?
 
Titulli: A ka te drejte Kadareja?

Ujrat e zeza e kane vendin neper puset e nentokes. Qe ne castin kur dalin siper e ndotin natyren, ambjentin, njerezit, humorin dhe vlerat shqiptare, duhet te bashkohen intelektualet per ti shtypur, qe keto ujera te zeza te mos infektojne mendje te tjera te papregatitura...

Kadaraja per fat te keq ka patur perhere te drejte !
 
Titulli: A ka te drejte Kadareja?

Sa do doja qe Shqiperia te kishte sa me shume Kadare qe punen e tyre ia kushtojne vetem vendit te tyre duke mbrojtur historine e saj , heronjte dhe popullin .
Kadareja gjithmone ka qene ne gadishmeri te ketyre antishqipetar dhe gjithmone ka reaguar duke iu kunderpergjigjur ketyre te pacipeve idealiste turq qe duan te zhdukin heronjte e Shqiperise duke i zevendesuar me imam, me sulltana e me the te thashe .

 
Titulli: A ka te drejte Kadareja?

a mundet kush mem tregu mu ose me mi qit sendet qe i kan thon qata tipat qato fjal qe paska thon ky Ismail Kadare-ja ? apo si nplot raste veq ja fut ? kot ?
 
Titulli: A ka te drejte Kadareja?

Hysamedin Ferraj shkruan dhe lakon historin kur thotë se :

“Të zgjedhin ndërmjet pushtuesve ballkanikë që rrezikonin ekzistencën e shqiptarëve apo pushtuesve jashtëballkanikë të cilët nuk e rrezikonin ekzistencën e shqiptarëve sado të këqija të tjera që u shkaktonin.
Nga zgjedhja që kanë bërë ndaj këtyre dy alternativave janë krijuar dy tradita politike themelore shqiptare: (1) tradita e bashkëpunimit me popujt pushtues dhe rrezikues ekzistencialë ballkanikë të shqiptarëve kundër pushtuesve jashtëballkanikë dhe, (2) tradita e bashkëpunimit me pushtuesit jashtëballkanikë që nuk rrezikonin ekzistencën e shqiptarëve kundër pushtuesve dhe rrezikuesve ekzistencialë ballkanikë”. (Hysamedin Feraj, “Skicë e mendimit politik shqiptar”, “Koha”, Tirane 1998. f. 145.)


A thua a eshte kjo thenje e vertet apo ??Si ka mundesi ky të ketë studjuar Bogdanin kur nuk njef as historin dhe dogmen e historis !!!
Simbas Feraj , cdo luftë e shqiptarve katolik dhe e shqiptarve qe deshironin liri nga turku . vlesohet si bashkpunim me serbet , greket dhe bullgaret , pra mohon edhe perendimin dhe të gjithë i fut ne një thes , ja cka shkruan Feraj :



Bashkëpunim me pushtuesit dhe sundimtarët fqinjë ballkanas, popujt kristianë ortodoksë sllavë dhe grekë, të cilër përbënin rrezik ekzistencial për ta, që synonin dhe vepronin për mohimin e ekzistencës dhe zhdukjen e shqiptarëve si komb; ose bashkëpunim me pushtues e sundimtarë (apo popuj jopushtues e josundimtarë) jashtëballkanikë, të cilët edhe në rastin kur ishin pushtues dhe sundimtarë nuk rrezikonin ekzistencën e shqiptarëve (së paku jo në shkallën që e rrezikonin atë popujt ballkanas) si komb dhe si etni. (ibid. H. Feraj: “Skicë...”, f. 357.)

Ndersa për të qeshur të benë edhe shkrimi i tij per Skenderbeun kur shkruan se :

Mbas shumë përpjekjeve të dështuara për të thyer rezistencën e udhëhequr nga Skënderbeu dhe për të pushtuar Shqipërinë, sipas Barletit, Sulltan Murati I, dhe mbas tij Sulltan Mehmeti II, i ofruan Skënderbeut statusin e vasalitetit. Vasaliteti, i pranuar ndërkohë nga shumica e mbretërve, princërve e popujve fqinjë si serbët, grekët, dhe bullgarët, kërkonte një pagesë vjetore në para dhe shërbim ushtarak në fushatat pushtuese osmane kur këtë e kërkonte sulltani, ndërsa popullit vasal i njihej si kundërshpërblim e drejta e një qeverisjeje të gjerë si e drejta e gjuhës, arsimit, besimit fetar, e qeverisjes sipas së drejtës së vendit apo të drejtës zakonore, e drejta e subjektit të veçantë si popull(milet), etj. (Hysamedin Feraj, “Skicë…”, f. 44-45.)
 
Titulli: A ka te drejte Kadareja?

Kadare: Intrigat që fshihen pas sulmit ndaj Skënderbeut

Shkrimtari i njohur bën thirrje për mbrojtjen e identitetit shqiptar: Përbaltja, rrënim për kombin tonë


Dramaturgjia përbën
pjesën më të papërfillshme
në letrat shqipe.
Nga ana e saj, jeta teatrale
nuk ka shkëlqyer kurrë në
këtë zonë të Ballkanit. Shqipëria
është i vetmi vend në Europë që
nuk ka ende një ngrehinë teatri,
të denjë për këtë emër. Teatri
Kombëtar i sotëm, ish-Teatri
Popullor i kohës së komunizmit,
i cili quhej dikur Kinema Kosova,
nuk ka qenë veçse një ndërtesë e
përkohshme, nga ato që ushtria
italiane i përdorte për zbavitjen
e trupave të saj. Për një habi, që
në pamje të parë ngjan e pashpjegueshme,
faktorët proteatrorë
në Shqipëri janë të barabartë me
ata kundërteatrorë. Duket sikur
nga përplasja e tyre nuk mund të
kishim veçse këtë tokë të askujt.
Ndër rrethanat që mund t‘i
jepnin shtysë të ndjeshme teatrit
shqiptar, dallohen tri kryesoret.
E para, vendi i shqiptarëve, që
prej mijëra vitesh është fqinj me
atë të grekëve, trualli ku lindi
teatri antik. Për nga gërmadhat
e moçme teatrore, Shqipëria
është ende sot një nga vendet më
të pasura në kontinent. E dyta,
doket shqiptare, qoftë të gëzueshmet,
qoftë të përzishmet, kanë
një ngjyrim të theksuar teatror.
E treta, vetë tipologjia e njeriut
shqiptar, gjestet, e folura, dëshira
për t‘u dukur, etja për lavdi, për
publik e për duartrokitje e afrojnë
atë më shumë nga teatri se nga
realizmi.
Faktorët e kundërt me këto
nuk kanë qenë as më të paktë e
as më të dobët. Në pesë shekujt e
sundimit osman, në mos ndalimi
i plotë i teatrit, armiqësia e shtetit
turk ndaj tij, bëri që shtetasit e
perandorisë të largoheshin nga
trazimet që jepte skena. Gjysmë
i ndaluar, teatri pati një zhvillim
fare të druajtur vetëm atëherë
kur Turqia ndihej e detyruar t‘i
bënte lëshime Europës dhe europianizmit.
Vendet nën pushtim
zakonisht s‘kanë teatër të zhvilluar.
Mungesa e jetës shoqërore,
e institucioneve dhe pasioneve
partiake, e jetës parlamentare,
e tribunave dhe përplasjes së
ideve, e fushatave dhe proceseve
të mëdha, së fundi, mungesa e
shtypit të lirë, të gjitha këto kanë
bërë që tundimi teatror të mos
këndellej asnjëherë.
Koha çerekshekullore e dy
mbretërive shqiptare, me një
rend republikan midis, ishte e
pamjaftueshme për të davaritur
përgjumjen e një nate pesëshekullore.
Ideja e Fan Nolit,
për të përdorur drama të tilla
si "Jul Cezari" i Shekspirit, ose
"Armiku i popullit" i Ibsenit, si
ushqim zëvendësues, në mungesë
të dramaturgjisë shqiptare,
ishte e fisme si ide, por iluzore në
thelbin e saj.
Si të mos mjaftonte kjo mbrapshti,
pikërisht kur po vinte koha
e zgjimit të vërtetë, mbi teatrin
shqiptar ra një fatkeqësi e re:
faktori komunist. S‘ngjante me
përgjumje, përkundrazi shoqërohej
me lodërti dhe zhurmë
festash e olimpiadash, por, në të
vërtetë, ishte më e keqe se gjumi.
Ndërsa gjithë letrat shqipe i vuajtën
teoritë varfëruese të realizmit
socialist, heroin pozitiv zotërues,
urrejtjen klasore, klimën e hareshme
drejtpeshuese, e të tjera
marrëzi të ngjashme, teatri ishte
ai që do të rrëzohej përfundimisht
prej tyre. I luajtur në skenë
përpara sallave të mbushura,
të cilat syrit dyshues të shtetit
i ngjanin si salla të mundshme
mitingjesh kundër tij, teatri iu
nënshtrua një censure paranojake.
Për të dhënë veç një shembull,
mjafton të përmendim teorinë e
mungesës së konfliktit, asaj që
i hiqte teatrit edhe mundësinë
e fundit të ballafaqimit, qoftë
edhe në mënyrë fare të druajtur,
të mendimeve disi të ndryshme.
Një nga marrëzitë më të mëdha,
ishte zotërimi i heroit pozitiv, i cili
u bë aq i mërzitshëm e i bezdisshëm,
saqë në krahasim me të,
personazhet negativë, pijanecët,
horrat, kumarxhinjtë, borgjezët
e rrëzuar plot vese, ngjanin më
tërheqës se pozitivët, duke rrezikuar
të bëhen model për spektatorët.
Nga frika e një gjëje të tillë,
u shpik teoria e radhës, që në
teatër konflikti midis "të mirit e
të ligut" të zëvendësohej me një
tjetër, atë të konfliktit midis "të
mirit" me "më të mirin"!
Ishte një nga shenjat që jo
vetëm të ashtuquajturit art socialist,
por gjithë rendit, po i
vinte fundi.
2.
Në fundajën e varfër e të pikëllueshme
që u përmend më
lart, nuk mund të kishim veç një
prodhim të paktë e të varfër teatror.
Nuk ishte e rastit që drama
e parë shqipe u shkrua jashtë
Perandorisë Otomane, nga arbëreshi
Françesk Anton Santori, aty
nga mesi i shekullit XVIII. Ashtu si
nuk qe e rastit që një nga dramat
e rralla të mëvonshme, "Izraelitë
e filistinë" e Fan Nolit, siç e tregonte
titulli, ishte tepër larg jetës
shqiptare. Më pas, dy komeditë e
Anton Zako اajupit, "Pas vdekjes"
dhe "Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër",
të vetmet që vazhdojnë të
luhen deri në ditët tona, arritën
të sjellin në skenë diçka nga jeta
shqiptare.
Pjesë teatrale patriotike,
shpesh sentimentale, disa herë
me subjekte antike, si ato të
Ethem Haxhiademit, e krahas
tyre drama moralizante dhe pjesë
teatrale me subjekte edukuese,
emancipuese e fetare, si ato të
shkrimtarëve katolikë veriorë,
ndër të cilat "Juda Makabe" e At
Gjergj Fishtës, ishin të pamjaftueshme
për të siguruar një klimë të
vijueshme të jetës teatrore.
Në këtë tablo të paktë e manastirore,
është e kuptueshme
që kërkesat e ligjshme për një
dramaturgji të nivelit të lartë
vetvetiu do të zbeheshin. ثshtë
kjo një arsye më tepër që t‘i
gëzohemi ndoshta më tepër se
ç‘duhet zbulimit të dorëshkrimit
të një drame, zbulim që në kushte
të tjera të një zhvillimi normal të
dramës do të kalonte ndoshta jo
fort i vërejtshëm.
ثshtë fjala për dramën "Foleja
kombëtare" e Mithat Frashërit,
personalitet i shquar i jetës kulturore
dhe politike shqiptare,
bir dhe nip i familjes së madhe
të Frashërllinjve. ثshtë një rast i
qartë kur personazhi e kapërcen
dukshëm veprën e vet, në këtë
rast dramën e vetme që e ka lënë
në dorëshkrim.
Kur një shkrimtar kthehet në
lider, ose anasjelltas, lideri në
shkrimtar, gjithmonë krijohen
probleme. Me Mithat Frashërin,
alias Lumo Skëndo, çështja është
më e ndërlikuar. Prozator me
talent të spikatur, shkrimtar fin,
autor, ndër të tjera, i librit me tregime
dhe novela "Hi dhe shpuzë",
si dhe i kujtimeve për një udhëtim
të vitit 1915 në Zvicër, pamjet e
së cilës i ripërtërijnë ëndrrën e
vjetër të rilindësve për ta parë
atë vend si model të ardhshëm
të Shqipërisë europiane, Mithat
Frashëri është zhvendosur disa
herë nga letërsia në politikë dhe
anasjelltas, derisa e ka lënë këtë
botë në moshën gjashtëdhjetenëntëvjeçare.
Për vdekjen e tij
misterioze, në një hotel të Nju-
Jorkut, më 1949-ën, gjithmonë e
më tepër shtohen dyshimet se ka
qenë vepër e zbulimit të fshehtë
sovjetik për llogari të aleatit të
tij, Shqipërisë komuniste. Në
këtë rast, do të kishim të drejtë
të thoshim se nga dy pasionet e
tij në jetë, ishte politika ajo që ia
mori jetën, në kohën që letërsia i
dha një jetë të dytë.
Ndërsa vepra e tij letrare në
prozë ka zënë vend në fondin e
thesarit shqiptar të letrave, drama
"Foleja kombëtare" nuk ka
qenë veçse një incident, aspak
me kuptimin e keq të fjalës. Ai
vetë duhet ta ketë gjykuar si të
tillë, përderisa nuk e ka botuar,
por as asgjësuar. Më tepër se një
dramë është drafti i një drame,
një synim, një skicim, një ngrehë
paraprake për pjesë teatri, e lënë
në kantier, siç u ndodh shpesh
njerëzve të letrave. Në fund të
fundit, mund të merret si një
peng a qortim ndaj dramaturgjisë
së kursyer shqiptare, e cila gati
dy shekuj pas dramës së parë
shqipe, ende s‘ka qenë në gjendje
të japë një pjesë të madhe teatri,
nga ato që skenat e çdo vendi e
presin gjithmonë me padurim.
"Foleja kombëtare", ndonëse
e pakryer si vepër, zgjon interes
për një vlerë gjithmonë të çmuar
në art: synimin për përmasa të
mëdha. S‘është vetëm rrokja e
dy trazimeve themelore të jetës
shqiptare për gati një shekull,
ndriçimi përmes dijes dhe arsimit
të kombit në mënyrë paralele,
për meshkujt dhe për femrat, as
për listën tepër të lartë e të fisme
të personazheve, duke nisur nga
Naim Frashëri, At Gjergj Fishta,
Lef Nosi, Jani Vreto, Pashko Vasa,
Sami Frashëri, sulltani turk, motrat
Qiriazi, ministri i Jashtëm
turk etj., për të përfunduar te
pjesa e pafisme, si spiuni shqiptar
Halil, që spiunon Naimin te vetë
ministri i Brendshëm turk etj.
ثshtë fjala për trajtimin dramatik
të gjithë kësaj lënde në një
horizont të gjerë, të njohur tepër
rrallë, për të mos thënë të panjohur
për teatrin ballkanik. ثshtë
fjala për skenat, si ajo e aktit të
parë, ku autori, natyrshëm e pa
asnjë kompleks, vendos përpara
nesh dy personazhe, që për nga
qëllimet janë më të largët se dy
planetë: sulltanin turk Abdyl Hamitin
dhe poetin shqiptar Naim
Frashëri. Dialogu midis tyre është
më se befasues e paradoksal. Sulltani
e paralajmëron, më saktë, e
kërcënon Naim Frashërin, se përgjegjësia
për trazimet që mund të
sjellë çelja e shkollave shqipe, do
t‘i bjerë atij si një nga zyrtarët më
të lartë të censurës perandorake!
(Diçka aspak e shpikur prej autorit
- nip të poetit të madh.)
3.
Që Mithat Frashëri e hodhi
për herë të parë e, me sa duket, të
fundit, këtë dëshirë të tij teatrore,
në vitet tridhjetë, dëshmonte se
dy çështjet që do të përcaktonin
fatin e mëtejshëm të kombit:
shkollat shqipe dhe emancipimi i
gruas shqiptare (të dyja të zhytura
në terr prej osmanllisë) ishin
ende probleme të ditës, madje
do të vazhdonin të ishin të tilla
në të ardhmen.
Mithat Frashëri, i fajësuar me
gjithë koleksionin e akuzave,
të cilat njeriu shqiptar, për fat
të keq, i përdor aq bujarisht, i
himnizuar me koleksionin tjetër,
të kundërtin, si "gjeni i kombit",
që njeriu shqiptar, përsëri për
fat të keq, i përdor aq koprracisht
kur duhet, e aq pa vend
kur nuk duhet, ka shfaqur disa
herë parashikime me të vërtetë
profetike. Sikur ta ndiente nga
do t‘i vinte jo vetëm fatkeqësia e
re kombit shqiptar, por atij vetë,
vdekja, ishte i pari njeri në botë
që gjeti një fill bashkues midis
ngjarjeve të 1917-ës në Rusi dhe
rebelimit proturk të Haxhi Qamilit
në Shqipëri, katër vite më
parë, më 1913!
Si një paralajmërim ndëshkimi
për atë profeci, dy vite përpara
vrasjes në Nju-Jork, armiku
numër një i Frashërit, shefi i
komunistëve shqiptarë, shkroi
të vetmen sprovë historike, kushtuar
Haxhi Qamilit, ku, në
kundërshtim të plotë me gjithë
mendimin shqiptar, e himnizonte
të çmendurin mizor nga
Sharra, që nën zhurmën e daulleve
dhe ulërimave "Dum Babën!"
(lexo Sulltanin) kërkonte kthimin
e Shqipërisë nën sundimin
osman.
Kjo kundërvënie e dy personazheve
rrotull psikopatit
turkofil ishte kuptimplotë. Ajo
dëshmonte se sundimi osman
në Shqipëri ishte më keq se një
sundim ushtarak. Ajo dëshmonte
synimin osman, jo thjesht për ta
mbajtur të sunduar Shqipërinë,
por për ta zhbërë si të tillë. Turqizmi
i popullit shqiptar ishte
projekti më i lemerishëm me të
cilin atij i ra fati të ndeshet. Për
fat të keq, mekanizmat mbrojtës
të tij nuk u treguan të aftë për të
shmangur plotësisht të keqen.
Për vizionin otoman, ndër popujt
e Ballkanit, populli shqiptar
ishte ai që ndërkaq kishte vdekur.
Ai përftohej si turk, trajtohej si i
tillë, me fjalë të tjera favorizohej
si turk, por, ndërkaq, nëse kërkonte
identitetin e vet, ndëshkohej
egërsisht si turk i pabesë.
Një pjesë e tragjedisë shqiptare
ishte pikërisht interpretimi i
keq i statusit të tij. Në vjershën e
dëgjuar "Jam turk, elham-dulila",
poeti Esad Mekuli e shpallte me
dëshpërim këtë nyjëtim dramatik
ku kishte ngecur ende si në kurth
njeriu shqiptar. Shumë njerëz
bënin pyetjet: përse Shqipërisë i
shkojnë punët mbrapsht? Përse
për të tjerët po zbardhte liria, e
për Shqipërinë jo?
Rilindja shqiptare, bashkë me
pararendësit dhe pasrendësit e
saj, e kapi hijen e vdekjes që po
i vërtitej kombit. Robëria e gjatë
po pillte filozofinë e robërisë,
ngadhënjimi i së cilës do të ishte
shumë herë më fatal se robëria
vetë. Shkrimtarët veriorë, Budi,
Bardhi, Bogdani, më pas arbëreshët
me De Radën në krye, e fill
pas tyre vargu i vetë rilindësve, të
herët a të vonë, si Naimi, Mjeda,
اajupi, Fishta e deri te Noli, u
ranë gjithë kambanave që duhej
të zgjonin shqiptarët, për t‘i ngritur
kundër robërisë, por sidomos
kundër filozofisë së saj.
Për aksionin e saj, dëshpërimisht
solemn, Rilindja shqiptare
solli në Shqipëri fantazmën e
dëbuar, Gjergj Kastriotin, të cilin
Europa, për fatin tonë, na e ruajti,
jo vetëm në sheshet dhe rrugët
e pagëzuara me emrin e tij, por
edhe në kujtesën e saj.
Mithat Frashëri ishte njëri nga
rilindësit që i jetoi të tria kohët,
atë të sundimit osman, të Shqipërisë
së pavarur dhe fillimin e
komunizmit, asgjësuesin e tij.
Koha e republikës së Nolit dhe
ajo e mbretërisë së Zogut, e para
mjaft e shkurtër, e dyta jo aq e
gjatë sa ç‘do të duhej, ndonëse në
kundërshtim me njëra-tjetrën në
shumë gjëra, u bashkuan në një
pikë themelore, njëmendësimin
e ideve të Rilindjes shqiptare, dhe
testamentin e Gjergj Kastriotit,
thënë ndryshe, nxjerrjen e tyre
nga statusi idealist e romantik
dhe vënien në themel të institucioneve,
të filozofisë, të politikës
e të strategjisë shqiptare.
Për fat të keq, koha e pavarësisë
ishte e shkurtër për t‘ia lënë
vendin periudhës groteske të
varfërisë, terrorit dhe izolimit komunist.
Pyetjet: përse Shqipëria
vazhdon të jetë e pafat, përse të
tjerët ecin e ajo ngec, bëheshin
tani, me të njëjtin pezm fatalist,
ndonëse për një tjetër fatkeqësi.
Ato pyetje do të përsëriteshin më
pas, atëherë ku s‘do të duhej, pas
rënies së komunizmit. Ato vazhdojnë
të bëhen sot, jo vetëm nga
mendjet elitare, por nga shumica
e shqiptarëve, gjithkund ku ata
ndodhen. Përgjigjet për to janë
të ndryshme dhe kjo është e
kuptueshme. Pas dy robërive, aq
pranë njëra-tjetrës, vizioni shqiptar
i botës mbetet ende i turbullt
e kaotik. Midis përgjigjeve është
njëra që gjithmonë e më shpesh
përsëritet, në mënyrë ogurzezë:
në Shqipëri punët do të shkojnë
gjithmonë e më mbrapsht, përderisa
në qendër të Tiranës nuk
do të hiqet shtatorja e Skënderbeut
për t‘u zëvendësuar me
atë të Sulltan Muratit. Ngjan e
pabesueshme, por këto fjalë të
një rimohuesi nga Shqipëria,
hulumtuesit mund t‘i gjejnë jo
më larg se tre muaj më parë. Një
tjetër rimohues, këtë herë nga
Kosova, shkruan, e zezë mbi të
bardhë, se "antishqiptari Gjergj
Kastrioti Skënderbeu, është protagonist
kryesor i historiografisë
komuniste, i futur në tekstet e
historisë prej komunistëve". Emri
i këtij rimohuesi është H. Ferraj
dhe sa ç‘është e madhe habia për
mashtrime të tilla, po aq, në mos
më shumë, është habia tjetër se
ky rimohues paska përkrahje në
rrethet universitare e gjysmëzyrtare
në Shqipëri. Ky, e të tjerë si ky,
duke abuzuar me lirinë kaotike,
shpesh karikatureske shqiptare,
guxojnë të hedhin mendimin se
regjimi i egër komunist shqiptar,
ishte i tillë ngaqë u projektua në
bazë të orientimit të rilindësve
shqiptarë! Për të mos u zgjatur
me këtë barbari shembujsh, po
e mbyllim me fjalët e një tjetër
rimohuesi, prapë nga Kosova, që
bën paralajmërimin se të kesh
qëndrim mohues ndaj Perandorisë
Osmane sot është njëlloj si të
sulmosh miqtë tanë amerikanë,
që çliruan Kosovën!
ا‘të thuash për këtë nostalgji
të ringjallur befas një shekull
pas ikjes së osmanëve? Ta quash
groteske, tragjike, komike nuk
mjafton.
Të thuash se po t‘i përmbahej
programit të Rilindjes, Shqipëria
jo që s‘do të bëhej kurrë komuniste,
por do të ishte prej kohësh
një shtet model në Bashkimin
Europian, është prapë pak. Të
thuash se i ashtuquajturi "mit" i
Skënderbeut, u ngjiz shekuj më
parë kur komunizmi nuk ekzistonte
askund, se u sublimua prej
Rilindjes dhe pastaj prej kohës së
pavarësisë, prej Nolit dhe Zogut,
se komunizmi jo vetëm ishte i
huaj për të, por në vitet e flirtit
me jugosllavët 1946-1947, emri
i heroit pothuajse u zhduk nga
shtypi shqiptar. Të vazhdosh me
kronikën e asaj që mund të quhet
"lufta e shtatoreve", kur më 1968,
qeveria shqiptare bëri çmos që
pagëzimi i sheshit "Skënderbe"
në Paris, bashkë me shtatoren
midis, të mos lejohej prej qeverisë
franceze dhe bashkisë së
Parisit? Të vazhdosh me ngritjen
e shtatores së shefit të komunistëve
shqiptarë, njëzet hapa
pranë shtatores së heroit, paralajmërimi
i hapur, se Kastrioti
do të zhvendosej së shpejti dhe
sheshi i parë i Shqipërisë do t‘i
përkiste këndej e tutje, patronit
të ri komunist? (Brenda tre viteve,
historia do të jepte një nga
mësimet madhështore të saj, kur
princi mesjetar do ta shihte rivalin
jetëshkurtër të tij t‘i zvarritej
mu përpara syve, krejtësisht në
stilin e Mesjetës.)
Shumëkujt mund t‘i duket se
të ngresh çështje të tilla, pra të
polemizosh me të çmendurit,
është kohë e humbur. Ndërkaq,
të çmendurit (që në këtë rast do
t‘i përligjnim po të ishin thjesht
të tillë), vazhdojnë veprën
shkatërruese mu në sytë tanë.
Në kohën që po shkruhen këto
radhë, metropoli shqiptar vlon
nga polemika: ta ruajmë apo
ta rrëzojmë Skënderbeun! Vetë
shtrimi i çështjes është njollë e
zezë për Shqipërinë. Dihet se
kush do ta fitojë këtë polemikë,
por vetë fakti që ajo ndodhi, që
populli shqiptar, një shekull pas
osmanllisë, ende guxoi ta lejojë
një pyetje të tillë, është një turp
për të. Nën këtë ndriçim të keq,
do të zbulohet ndoshta më qartë
ai cen që e ka shtyrë disa herë nga
gabimi në gabim.
Polemika vulgare dhe imorale
për rilindësit dhe Skënderbeun
është shenja e një sëmundjeje më
të thellë, prej së cilës kombi shqiptar,
nëse kërkon një të ardhme në
këtë botë, duhet të shërohet.
Intelektualët që nismëtuan
baltën kundër Skënderbeut dhe
Rilindjes nuk janë katundarë
me shallvare që i bien daulles e
klithin "Dum Babën!". E ndërkaq,
mund të thuhet se janë jo vetëm
më të rrezikshëm, por më vulgarë
e më pa moral se ata.
Duket fyerje, natyrisht, të merresh
me ta. Dhe ashtu është. Por
kur ujërat e zeza vërshojnë befas,
dikush duhet të merret me to. Të
mësuar të nderojmë personazhe
të shquar, artistë, politikanë e gra
të bukura, në çastin kur ujërat e
zeza shpërthejnë, ne kujtohemi
për ata që përveshin mëngët e
zbresin të punojnë mes tubave,
veglave e territ, atje ku nuk guxon
të zbresë kush.
Duke kujtuar se po ia hedhin
publikut, intelektualët gjysmakë,
ata që ushqehen kryesisht nga
"Google", merren me raportet
mit-histori, pa kuptuar asgjë prej
tyre. Pa e ditur se nocionet mit,
histori, mitizim e çmitizim janë
shumë më të ndërlikuara se ç‘i di
mendja e tyre e ngushtë. Me nocione
të tilla zakonisht, e sidomos
me raportet mit-histori, është e
lehtë të bëhen spekulime. Përpara
se të jenë kundërthënëse, ato
janë plotësuese, dy vizione të botës,
njëri i dendësuar jashtë mase,
e tjetri, po ashtu, jashtë mase i
faktuar, që mëtojnë të njëjtën gjë:
të rrëfejnë botën dhe njerëzimin.
Seriozë nuk janë provokatorët e
këtij diskutimi, por serioz është,
ndërkaq, problemi.
Në kohën kur Shqipërisë së
sotme, familja e popujve europianë
i kërkon zbardhjen e
së vërtetës për regjimin e saj të
turpshëm, prej të cilit nuk ka as
njëzet vite që ka dalë, një aksion
thellësisht çoroditës kërkon ta
kthejë energjinë dhe vëmendjen
gjashtë shekuj pas, në një hulumtim
krejtësisht të kotë.
A ka alibi për këtë çoroditje?
A ka vërtet diçka serioze për
të qortuar e ndrequr në atë që
është quajtur "moti i madh" i
shqiptarëve? Ajo epokë, si asnjë
tjetër, është zbardhur e dëshmuar
në mijëra libra e studime, nga
Uashingtoni në Tokio, nga Tirana,
Venediku e Roma në Londër, Stokholm
e Shën Petërburg.
Nga kjo mizëri botimesh e
faktesh del një dëshmi përgjithësisht
unanime: një luftë për jetë
a vdekje e shqiptarëve dhe gjithë
ballkanasve kundër Perandorisë
Osmane. Një thyerje me pasoja
fatale: shkatërrim fizik, kulturor,
moral. Për ironi të fatit, populli
shqiptar, ai që besoi se po favorizohej,
pësoi goditjen më të rëndë.
Ajo ishte në logjikën osmane:
popullit që iu vu shenjë për t‘u
turqizuar, pikërisht ai, në rast
kundërshtimi, do të ndëshkohej
më rëndë. U shestuan, kështu,
dy projekte paralele: shkombëtarizimi,
që do të ndodhte në
truallin shqiptar, shpërngulja
masive, gjenocidi i fshehtë, që
do të përfundonte në rrafshinat
e Anadollit. Akti i fundit i kësaj
shpërnguljeje do të ndodhte në
shekullin XX, si rrjedhojë e pakteve
të fshehta turko-jugosllave për
të zbrazur një pjesë të Kosovës.
Ajo që më së shumti vërteton
jo favorizimin, por diskriminimin
shqiptar, është ndalimi i gjuhës
së shkruar shqipe dhe ndalimi i
shkollave shqiptare. Asnjë gjuhë
tjetër dhe asnjë shkollim në Europë
nuk kanë pasur një martirizim
të tillë: pesë shekuj dënim.
Për të mos u zgjatur, mjafton
një statistikë tmerruese nxjerrë
nga "Historia e shqiptarëve", e
francezit Serge Metais, botuar në
vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit
është e pabesueshme. Më
1887, në Shqipëri kishte tre mijë
shkolla. Prej të cilave një mijë e
dyqind shkolla publike turke, po
aq shkolla private greke, treqind
shkolla bullgare, serbe dhe vllahe,
shkollë shqipe vetëm një, me
drejtor Pandeli Sotirin! Pra, gati
çdo gjuhë lejohej të mësohej në
"perandorinë tolerante", përveç
njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia
s‘mbaron me kaq. Katër
vite më pas, Pandeli Sotiri vritet,
shkolla shqipe mbyllet!
Kjo është e vërteta, që ende
nuk është shpalosur qartë përpara
popullit shqiptar.
Por rimohuesit nuk e duan
këtë të vërtetë. Në vend të saj,
ata duan të vendosin një tjetër
histori. Siç u pa më lart, për ata
pushtimi, pra, sundimi osman
nuk ka qenë i keq. E keqe dhe
kundërproduktive ka qenë qëndresa
e Gjergj Kastriotit. Duke e
sulmuar Kastriotin, më shumë se
njeriun e shpatës, ata sulmojnë
vizionarin e madh, princin, që,
ndryshe nga të tjerët, e ktheu
vështrimin drejt Europës. Në këtë
mënyrë, bashkë me doktrinën e
lirisë, ai nismëtoi programin më
europianist shqiptar, më modernin
program të këtij populli.
ثshtë e qartë tani përse rimohuesit
shqiptarë janë kundër
testamentit të tij. Teza e tyre se
sundimi osman s‘ka qenë i keq, e
keqe ka qenë qëndresa, mund të
përkthehet fare saktë: e mirë për
Shqipërinë nuk është Europa, por
Azia. Andej, pra, të kthehemi!
Nga ky këndvështrim, mendimi
gjenial i Mithat Frashërit kur e
përqasi mizorinë haxhiqamiliste
me atë bolshevike, e ruan ende të
plotë vlerën e vet.
Rrënimi i Skënderbeut, natyrshëm
shfaqet këtu si synim i
përbashkët i dy armiqve kryesorë
të Europës, otomanizmit dhe
bolshevizmit.
Rrënimi i Skënderbeut është i
pandarë nga rrënimi i Shqipërisë.
Gjergj Kastrioti është vënë kështu
në një rrethim të dyfishtë: nëse
përbaltet, siç ëndërrojnë rimohuesit,
problemi mbyllet thjesht.
Nëse mbetet në këmbë, siç ka
ndodhur e do të ndodhë përsëri,
të mbetet i tillë jo si shqiptar,
por me tjetër kombësi. Kjo do të
ishte nga njëra anë zbrazja më e
madhe e Shqipërisë, e nga ana
tjetër mbyllja e një cikli të zi për
Kosovën, kur kjo e fundit, provincë
e përjetshme serbe dhe djep i
Serbisë, siç ëndërrohet prej sllavëve,
do ta kishte të natyrshëm,
sipas tyre, një kryezot serb.
4
Nostalgjia e kohëve të fundit
për osmanizmin, nostalgji që vetë
Turqia e sotme, moderne dhe kemaliste
do ta dënonte, është më
shumë se shqetësuese. اdo vonesë
në zbehjen e pastaj shuarjen e
saj e bën më të zezë njollën që ajo
po i vë kësaj shoqërie.
Raportet e një populli me
lirinë janë shenja e parë identifikuese
e tij. Ato janë karta e
parë kredenciale, e fisme apo e
pafisme, me të cilën ai shfaqet
përpara familjes së popujve.
Flirtet e turbullta me robërinë
dëshmojnë, as më pak, as më
shumë, raportet e turbullta me
lirinë. Një dëshmi e munguar për
këtë të fundit, do ta vinte kombin
shqiptar në bankën e turpit, si i
vetmi popull në kontinent, që,
duke shkelur më të epërmin ligj
moral të njerëzimit, e modifikoi
identitetin e vet, për t‘ia përshtatur
atë robërisë.
Historia e kthyer në mit (dhe
jo miti në histori) e Kastriotit ka
qenë dhe mbetet një histori fund
e krye pozitive, shqiptare dhe
europiane. ثshtë pjella e parë e
përbashkët e Shqipërisë me Europën
dhe, si e tillë, përveç që na
nderon, na jep shpresë.
 
Titulli: A ka te drejte Kadareja?

Hysamedin Feraj nga Kosova eshte intelektual i madh dhe duhet ti vleresojme mencurine e tij .

nese ky H-Feraj e paska futur Skenderbeun si nje Anti-shqiptar ne rastesine e disa politikave te asaj kohe, kjo ka ndodhur sepse ka fakte Historike ( Skenderbeu Masakroj shqiptaret mysliman te fshatrat e krujes me te ardhur nga turqia), dhe ky rast e ben Skenderbeun Anti-shqiptar.

por me anti shqiptar tregohet Kadareja kur thote (Minarja e Xhamise se Hetem Beut ne mes te Tiranes eshte nje shkop i Turkut ngulur ne prapanicen e shqiptarit).

Kadareja shkrimtar i madh, dhe politikan i vogel.
 
Titulli: A ka te drejte Kadareja?

Gazeta Shqip

Kadare ,shprehet shume qarte :

Nostalgjia e kohëve të fundit
për osmanizmin, nostalgji që vetë
Turqia e sotme, moderne dhe kemaliste
do ta dënonte, është më
shumë se shqetësuese.

.............//............

Historia e kthyer në mit (dhe
jo miti në histori) e Kastriotit ka
qenë dhe mbetet një histori fund
e krye pozitive, shqiptare dhe
europiane.

.............//............

Besoj se ekuptoni kush eshte ""MITI""" dhe kush eshte """HISTORIA"""...!!!

MITI...eshte shqiponja qe fluturon malit nen slloganin komunist enverian ""BASHKIMI BEN FUQINE"" !!..
(i shkon per shtat DYLBERAVE)


Kurse historia na jep ""FAKTE"""" te patjetersueshme ....(qe kur lindi Gjergji deri kur vdiq...ku....dhe si...vdiq)
(I shkon per shtat shqiptareve te vertete)

ps. Kadare percakton qarte...""TE VERTETEN E HIDHUR""" ( HISTORINE qe u kthe ne MIT dhe jo te kunderten)
 
Titulli: A ka te drejte Kadareja?

Gazeta Shqip

Kadare ,shprehet shume qarte :

Nostalgjia e kohëve të fundit
për osmanizmin, nostalgji që vetë
Turqia e sotme, moderne dhe kemaliste
do ta dënonte, është më
shumë se shqetësuese.

.............//............

Historia e kthyer në mit (dhe
jo miti në histori) e Kastriotit ka
qenë dhe mbetet një histori fund
e krye pozitive, shqiptare dhe
europiane.

.............//............

Besoj se ekuptoni kush eshte ""MITI""" dhe kush eshte """HISTORIA"""...!!!

MITI...eshte shqiponja qe fluturon malit nen slloganin komunist enverian ""BASHKIMI BEN FUQINE"" !!..
(i shkon per shtat DYLBERAVE)


Kurse historia na jep ""FAKTE"""" te patjetersueshme ....(qe kur lindi Gjergji deri kur vdiq...ku....dhe si...vdiq)
(I shkon per shtat shqiptareve te vertete)

ps. Kadare percakton qarte...""TE VERTETEN E HIDHUR""" ( HISTORINE qe u kthe ne MIT dhe jo te kunderten)

Po nuk u pelqen e "Verteta e hidhur" ketyre prandaj hidhen si kaposha dhe ngelen duke hedhur poshte cdo figure te shquar te Shqipetareve .
Po keta persona harrojne kush eshte nje shqipetar i vertet : Di te vleresoj heronjte e popullit dhe vendit te tij

Dhe shifen qarte kush jane ata qe po i bejne keto
 
Titulli: A ka te drejte Kadareja?

KADAREJA TERHEQ PER KAPISTALLI ?ROSINANTIN E SKENDERBEUT?

Kush e nxjerr
Skërnderbeun në mejdan??.
Eshtë shoqëruar me ribotimin e
një shkrimi të mëparshëm të Hysamedin Ferajt me titull ?Mbi
debatin për Skënderbeun?. Botimi i këtyre shkrimeve ishte
një përfshirje e ?Rimëkëmbjes? në një fushatë të re të
gazetave të Tiranës me rastin e 17 janarit, përvjetorit të
radhës të vdekjes së heroit kombëtar.
Debatet për Skënderbeun nuk janë thjesht historike, por më
shumë politike, fetare; janë debate serioze dhe spekuluese,
të ndershme dhe mashtruese. Nuk na e merrte mendja se tri
ditë pas botimit të shkrimit ? Kush e nxjerr në mejdan
Skënderbeun?, pikërisht më 28 janar 2005, do të kishim
provën e saktë se kjo pyetje ishte bërë me shumë vend dhe
lexuesit do të gjenin nëpërmjet gazetave të tjera
përgjigjen se kush dhe përse e nxjerr Skënderbeun në
mejdan për të luftuar kundër nacionalizmit shqiptar për
llogari të panballkanizmit dhe të eurocentrizmit të
krishterë. Duhet të themi : faleminderit Kadare! Rrofsh dhe
ti moj Dojçe ?Vele! Bravo ju qoftë dhe ju gazetave të
Tiranës që nuk lini të bjerë përdhe asnjë p... e vogël e
?shkrimtarit të madh?. Të ?mëdhenjtë? kështu duhen nderuar,
edhe kur lëshojnë broçkulla.
Më 28 janar 2005 në faqet e gati gjithë të përditshmeve të
Tiranës do të shfaqej imazhi i Ismail Kadaresë hipur mbi
një gërdallë të panballkanizmit dhe duke tërhequr për
kapistalli një ?Rosinant të Skënderbeut?, që të na çojë
drejt Europës së tij, për ku nuk e gjetkemi dot udhën ne që
jetojmë në Shqipër dhe nuk ditkemi t?i hipim ?Kalit mitik
të Skënderbeut?, siç e prodhon imagjinata politiko-letrare
trilluese e Kadaresë. Kalë shale mbuluar me një si mushama
panballkanike të qëndisur me kryqe katolike, tamam si
kalorësit e ?Urdhërit të Tempullarëve?.
Gazetat në fakt kanë botuar vetëm një intervistë tjetër
shumë të rëndomtë të Kadaresë dhënë gazetares së Radio
Dojçe?Vele në gjuhën shqipe, zonjës Mimoza Cika Kelmendi.
Kjo gazetare ka gjetur rehat kohët e fundit. Kur është
duarbosh për të mbushur emisionet e saj i merr një
intervistë Kadaresë. Dhe Ismaili pa përtim vë në rrotullim
të njëjtën pllakë të stërpërdorur gramafoni ku ka të
regjistruar hartimet e tij predikuese politike në të cilat
nuk ua nxjerr asnjëherë kokën çështjeve që më shumë i
mjegullon se i kthjellon. Por gazetat e Tiranës që janë
gjithnjë në përgjim për çdo zhurmë që lëshon Kadareja
mbushin menjëherë faqet e tyre me intervistën e radhës dhe
hyjnë në garë se kush do të gjejë titullin ?më kadareian?.
Gazeta ?Ballkan? për intervistën e Kadaresë kishte një faqe
dhe titullin këshillues ? Popujt e Ballkanit duhet
bashkërisht të ndryshojnë imazhin e keq?. Gazeta ?Shekulli?
të njëjtën gjë e servirte me titullin ?Me Skënderbeun
shqiptarët janë ndier europianë në shekuj?. Gazeta
?Albania? intervistën e riprodhonte me titullin ?Kadare :Dy
emblemat tona për integrimin në BE?. Kurse gazeta
katolikocentriste ?55? kishte zgjedhur titullin
?Skënderbeu, flamuri i shqiptarëve për të hyrë në Europë?,
shoqëruar dhe me një nëntitull ?Popujt e Ballkanit duhet të
lidhen me njëri-tjetrin dhe bashkërisht të ndryshojnë
imazhin e keq para opinionit botëror?. Në një kanal televiz
dëgjuam se Kadareja e vlerëson Skënderbeun si pasaporta e
shqiptarëve për hyrë në Europë. Edhe gazeta e kanale
televizive të tjera të njëjtën gjë kanë bërë. Nuk e morëm,
vesh pse ishte pezmatuar gazeta ?Ballkan? që një ditë më
vonë më 29 janar botonte shkrimet ?Kadareja ?harrohet? në
Tiranë? dhe ?Paradoksi. Kadare ?persona non grata? në
Gjirokastër?, kur një ditë më parë gjithë mjetet e
propagandës në Shqipëri ishin mbushur me fjalët dhe me
fotografitë e Kadaresë? Mos vallë ?Ballkan? paska dashur që
me rastin e 69 vjetorit të Kadaresë të bëhet paradë
ushtarake me kalorësi si në kohën e Skënderbeut, sesion i
veçantë i Kuvendit dhe ndonjë ceremoni me delegacione të
huaja, ose të krijohej edhe një herë Lidhja e Lezhës?! Po
çfarë do të mbetej atëherë për jubileun e 70-vjetorit vitin
e ardhëshëm?!
Pasi je njohur me titujt e mësipërm nëpër gazeta e ekrane
televize është e natyrshme të bëhesh shumë kureshtar e të
fillosh të hamendësosh se çfarë mund të ketë sjellë të re
?shkrimtari i madh? për lexuesit e tij ?të vegjël?. Por
sapo fillon të lexosh intervistën nis zhgënjimi dhe sa më
poshtë zbret në leximin e tekstit aq më lart ngjitet
trishtimi nga ky tekst ku shkrimtari ka përsëritur edhe një
herë përrallat e tij të stërvjetëruara për rrymën
antiskënderbegiane në Shqipëri, rrëfen ëndrrat që ai sheh
në Paris me Haxhi Qamilër, shpall si në jerm dalldinë e tij
panballkaniste që po e penguakan të bëhet shpejt realitet
?antiskënderbegianët? e Shqipërisë, që nuk dashkan të
zbesin nga ?gomari i nacionalizmit? të tyre për t?u kapur
pas bishtit të një ?Rosinanti skënderbegian? që e ka
psonisur nuk dihet se ku Kadareja ynë i madh dhe po e
tërheq për kapistalli drejt Europës së krishterë që ta
lidhë tek parmakët e Notrë Dam ( Shën Marisë) në Paris si
bekim për europianizmin e tij.
Feraj e fillonte shkrimin e tij të datës 25 janar 2005 me
fjalinë: ?Debati i sotëm për Skënderbeun nuk ka asnjë
lidhje me Skënderbeun, por me përdorimin dhe përdoruesit e
tij?. Intervista e Kadaresë e botuar më 28 janar 2005 e
vërteton plotësisht saktësinë e këtij vlerësimi. Kadareja
ka treguar hapur fare se ai i referohet ?Skënderbeut të
tij? vetëm për të përçuar tek shqiptarët idenë e
sakrifikimit të nacionalizmit shqiptar për hir të
panballkanizmit. Kadareja nuk e çan fare kokën për të
nxjerrë në pah e mbrojtur vlerat e shumta e figurën
shumëplanëshe të Skënderbeut. Për Kadarenë ka vlerë e duhet
ngritur në qiell vetëm ?Skënderbeu panballkanist?, vetëm
?Skënderbeu katolik? që shkonte të kërkonte lëmoshë në
Europë që shqiptarët të vazhdonin të derdhnin gjakun e tyre
duke luftuar kundër myslimanëve osmanë edhe për Europën dhe
kthehej duar bosh nga Europa me ca bekime të thata për
gjakun e derdhur shqiptar.Vetëm ky është Skënderbeu që do,
që nderon dhe mbron panballkanisti Ismail Kadare,
eurocentristi i krishterë Ismail Kadare.
Fjalia e dytë e Hysamedin Ferajt më 25 janar 2005 është :
?Skënderbeu real mund të përdoret dhe është përdorë për
politika shumë të ndryshme dhe të kundërta?. Më poshtë ai e
shtjellon idenë e tij kështu : ?Debati për Skënderbeun nuk
ka lidhje me Skënderbeun por me dy politika që u propozohen
sot shqiptarëve: njëra, shqiptarocentrike që vë në qendër
shqiptarët dhe gjithçka tjetër e sheh në shërbim të kombit
shqiptar; tjetra katolikocentrike që ve në qendër fenë
katolike, ndërsa kombin shqiptar e sheh në shërbim të
katolicizmit botëror?.
Edhe këto vlerësime të Ferajt i vërteton Ismail Kadareja në
intervistën e botuar tri ditë më vonë. Ismaili gjëkundi nuk
përmend vlerat e figurës së Skënderbeut në shërbim të
zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare, në të mirë të
krijimit të një shteti të centralizuar kombëtar shqiptar,
duke i dhënë fund ndarjes e copëzimit feudal në principata
shqiptare, gjë që për fat të keq as Skënderbeu nuk e
arriti. Kadareja në intervistë gjëkundi nuk e zë në gojë se
Skënderbeu ndihmesën më të madhe në çështjen shqiptare sot
e jep nëpërmjet shembullit se si duhet luftuar për atdheun
e fenë që ke, që ta kanë lënë trashëgim dhe amanet të
parët, nëse ta sulmon dikush. Për Ismail Kadarenë figura e
Skënderbeut duhet vlerësuar e himnizuar vetëm për dy arsye
e dy cilësi : për panballkanizmin e tij dhe për
perëndimorizmin e tij (lexo prokatolicizmin e tij). Tjetër
gjë Kadareja nuk sheh, nuk njeh dhe nuk nderon tek figura e
bëmat e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.
Sipas Kadaresë shqiptarët nga Skënderbeu duhet të marrin e
të ruajnë vetëm ?properëndimorizmin?, ndonëse askush nuk ka
vërtetuar se vetë Skëndërbeu mendonte kështu, se ai është
mburrur me ndonjë properëndimorizëm të tij. Por e dimë se
sot kur shqiptarëve u predikohet properëndimorizmi në fakt
u predikohet katolikocentrizmi europianist. Kadareja
qëndron në ato pozita që shpjegon Feraj se kush ngrihet
kundër konvertimit të myslimanëve shqiptarë në katolikë
qenka kundër Skënderbeut. Kështu Skënderbeun 500 vjet pas
vdekjes e nxjerrin në mejdan si kalorës kryqtar për
konvertimin e myslimanëve shqiptarë në katolicizëm, e bëjnë
ushtar të rikonkuistës spanjolle të Ferdinandit e të
Izabelës që ndodhi në kohën e Skënderbeut dhe përfundoi në
mizori të shumta pak dekada pas vdekjes së tij.
Kadareja me megallomaninë e shkrimtarit të madh e të
përkëdhelur tej meritave që ka për shqiptarët guxon të
bëjë akuzat : ?Janë bërë përpjekje për ta revizionuar
figurën e Skënderbeut. Ka qenë përpjekje shumë e shëmtuar
sepse vinte ndesh me gjithë frymën properëndimore të
Shqipërisë. Skënderbeu është mishërim i kësaj fryme?. Stop!
Revizionuesi më i madh për keq në dëm të të vërtetës
historike është Kadareja. Skënderbeu ka qenë dhe duhet të
mbetet mishërim i frymës shqiptare, i qëndresës shqiptare,
i luftës për atdhe e fe. Kadareja është i zemëruar se jo të
gjithë shqiptarët duan ta përdhosin Skënderbeun si e
përdhos ai, se jo të gjithë shqiptarët janë marrosur pas
frymës perëndimore si ai dhe nuk duan t?ia mbathin nga
Shqipëria si ia mbathi ai, ?mishëruesi i frymës
properëndimore?. Kadareja kërkon të rëndojë shpirtin e
Skënderbeut me një ?frymë perëndimore të sotme?, përpiqet
që majë ?rosinantit të Skënderbeut? që e ka blerë në ndonjë
shesh kishe katolike t?ua imponojë gjithë shqiptarëve
?frymën perëndimore kadareiane?, sepse kërkon të qetësojë
dhimbjet e veta nga dyzimi që e stërmundon gjithkend që hyn
në rrugën e tjetërsimit kombëtar në ndjesitë personale dhe
sjelljet publike.
Kadareja i ka thënë gazetares së Dojçe ?Veles : ?...pa
pritur doli një lëvizje në Shqipëri, hileqare do të thoja,
anadollake në vazhdim të lëvizjes ?Haxhiqamili?, këtë herë
më e sofistikuar për të revizionuar Skënderbeun?. Hileqar
ka qenë e mbetet Kadareja që asnjëherë nuk guxon të flasë
qartë, por vetëm spekulon duke hedhur gurin e fshehur dorën
, apo duke përdorur thikën e pabesisë që e mban fshehur nën
mantelin e ?shkrimtarit të madh?. Pse nuk e identifikon
qartë Kadareja këtë lëvizje? Pse nuk tregon se kush bën
pjesë në të, kush e drejton? Pse nuk merr guximin të bëjë
analiza të qarta se ku ngjan kjo lëvizje me lëvizjen e
Haxhi Qamilit? Kadareja e quan punë të tij vetëm të
trillojë, të provokojë, të intrigojë pa dhënë emrat,
adresat, pa analizuar pozicionet konkrete të kundërshtarëve
të tij në mendimin politik. Dhe të gjjtha këto sjellje
paburrnie i fsheh pas meritave të shkrimtarit të madh.
Vlerësimet e ndryshme për figurën e rolin e Skënderbeut nuk
janë revizionime, por kuptim më i mirë i historisë,
vlerësim më i saktë i të shkuarës në shërbim të të sotmes.
Me historinë ka spekuluar dhe është tallur Kadareja për të
rritur numrin e veprave e trillimeve të tij letrare.
Historinë, legjendat, Kanunin, doket e malësive shqiptare i
ka përdhosur Kadareja për t?u bërë më i lezetshëm për
lexuesit në Perëndim, duke paraqitur sa më primitvë, të
egër shqiptarët. Eshtë Kadareja që kur hiqet si mbrojtësi i
Skënderbeut sikur të ishte i autorizuar nga vetë Skënderbeu
e Papa i Romës bën atë të keqe që ka bërë gjithnjë
historiografia komuniste, duke projektuar të sotmen në të
shkuarën., jo duke studiuar të shkuarën për t?u orientuar
më mirë në të sotmen. Kadareja do që Skënderbeun nga hero
kombëtar të shqiptarëve ta kthejë në Skënderbe themelues të
Bashkimit Europian, në Skënderbe figurë qendrore të
panballkanizmit sllavo-grek të sotëm. Prandaj ka filluar të
shfaqë simpati për Kadarenë qortuesi i tij i egër serb Vuk
Drashkoviç.
Kadareja bën zhurmë për Skënderbeun që të fusë kontrabandë
në mendjen e shqiptarëve idetë e tij se shqiptarët nuk kanë
më problem të tyrin specifik për të zgjidhur, por kanë
vetëm një problem të përbashkët ballkanik, që bashkë me
popujt e Ballkanit të ndryshojnë përshtypjet e këqija që ka
bota për Ballkanin. Pra, Skënderbeu , sipas marifeteve të
Kadaresë, u duhet përmenduar shqiptarëve jo për të
bashkuar ?feudet e sotme shqiptare? që janë ende në hyqëm
shtetesh të huaja, më të ndara se në kohën e Perandorisë
Osmane, por për të përmirësuar imazhin ballkanik. Kjo është
thirrje që shqiptarët të tjetërsohen, të heqin dorë nga
detyrat e tyre kombëtare, të vihen në shërbim të
rehabilitimit të serbëve e të grekëve që historikisht kanë
turbulluar Ballkanin. Shqiptarët nuk kanë asnjë faj nëse
Ballkani ka nam të keq në botë. Shqiptarët nuk kanë përse
të dëgjojnë Kadarenë e të bëhen vullnetarisht bashkëfajtorë
me serbët. Me predikime të tilla shumë hileqare të
transportuara me hijen e ?Kalit të Skënderbeut? Kadareja
vihet në shërbim të fushatës për shfajësimin e pamerituar
të serbëve, pikërisht në kohën kur ata duhen lidhur edhe më
shumë pas shtyllës së turpit. Hejbet mbi shalën e ?Kalit të
Skënderbeut? Kadareja herë pa herë i mbush me dinakëri
pariziane për të shfajësuar krimet serbe e rehabilituar
kriminelët serbë. Prandaj u frynë shumë borive
kushtrimdhënëse që ballkanasit bashkërisht të përpiqen të
ndryshojnë imazhin e keq që ekzistoka për ta pa përjashtim.
Nuk ka arsye që në botë të ekzistojnë e njëjta përshtypje e
keqe për të gjithë ballkanasit. Këtë duhet të shpjegojë
Kadareja në sallonet e intelektualëve politikanëve
parizianë.
Kadareja spekulon me Skënderbeun që të krijojë idenë se
shqiptarët kanë të njëjtin armik të përbashkët me gjithë
ballkanasit e tjerë. Kadareja del si zëdhënës i asaj rrymës
së gabuar në mendimin politik shqiptar (që Hysamedin Feraj
e ka analizuar në ?Skicë e mendnimit politik shqiptar?) se
ballkanasit i kanë miq dhe armiku është larg. Prandaj
Kadareja përpiqet të sjellë në ditët tona mekanikisht kohën
e Skënderbeut për të përçuar idenë se shqiptarët bashkë me
ballkanasit dhe europianët duhet të mbrohen nga i njëjti
armik. Cili mund të jetë ky tani? Myslimanizmi. Ky është
qëllimi i Kadaresë që në emër të përballimit të
myslimanizmit t?i bëjë shqiptarët të harrojnë se çfarë u
kanë bërë dhe çfarë përgatiten t?u bëjnë serbët, grekët,
sllavomaqedonasit, Europa e krishterë.
Kadareja ankohet kërcënueshëm : ?Dhe kjo (lëvizje
revizionuese) nuk u dënua në mënyrën e duhur?. اfarë dënimi
ka ndërmend Kadareja vallë? Inkuizicion të krishterë të
tipit spanjoll? Dënim policor enverist? Mallkim fetar e
shkishërim? Sulme të egra propagandistike? Po Kadareja ç?ka
bërë vallë deri tani? A nuk ka ndërmarrë ai njërën fushatë
pas tjetrës kundër atyre që për Skënderbeun nuk kanë
vlerësimet panballkaniste, eurocentriste, katolikocentriste
si të Ismail Kadaresë? Nuk e di Kadareja se batalionet
pirro-mishiste, maks-veloiste, neshat-toziste,
mustaf-naniste e të mbështetësve të tij të tjerë jo të
pakët në Shqipëri, që kanë thithur tërë helmin e
islamofobisë franceze në saje të Kadaresë, nuk kanë lënë
gjë pa thënë e pa shkruar në Shqipëri kundër atyre që i
ka ëvnë në shënjestër Ismaili? Për kë po ankohet Kadareja
se nuk e ka mbështetur për të bërë këtë luftë? Për
aparatet shtetërore dhe partiake në Shqipëri? Për Akademinë
e Shkencave me në krye Ylli Popën? Për Presidentin Alfred
Moisu? Për Janullatosin e krerët e kishës katolike dhe
intelektualët e gazetarët katolikë? Për gazetat e
televizionet që i ka ngritur francezi Zhylien Rosh dhe i
drejtojnë Aleksandër Frangaj, Nikollë Lesi, Blendi Fevziu.
Enkel Demi? Apo ankohet për drejtuesit e Bashkësisë Islame
në Shqipëri që nuk kanë lëvizur as gishtin e vogël të bëjnë
mbrojtje politike të Islamit kur e vë në shënjestër
Kadareja? Të gjithë këta u janë përgjigjur pa pushim
kushtrimeve që ka dhënë Kadareja.
Ismaili bën mirë të mos gjuajë më nga prapa ferrës si
burracak në debatin politik dhe të dalë vetë në fushën e
mejdanit të këtij debati për figurën e Skënderbeut dhe jo
të prodhojë dordolecë të Skënderbeut e të shalojë
?Rosinantë të Skënderbeut? që të nxisë të tjerë për sherre
dhe vetë të ngrefet në Paris e të zbardhë me cinizëm
dhëmbët para gazetarëve në studiot ku i krehin bishtin.
?Skënderbeu është figura më imediate e sotme, më e
nevojshme për Shqipërinë. ثshtë figura të cilën shqiptarët
duhet ta kenë flamurin kryesor për të hyrë në Europë?. Sa i
vogël në poliikë paraqitet shkrimtari i madh në fushën e
letrave!. Po Skënderbeu nuk u bë dot flamuri kryesor i
shqiptarëve për të hyrë në Europëp as atëherë kur ai
gjakosej vit për vit bashkë me principatën e tij dhe
mbronte Europën.. Europa nuk e çau kokën(prapanicën) për
ndihmën që i kishte dhënë Skënderbeu as kur erdhi dita të
bëhej një Shqipëri e pavarur. Kush e ka penguar Europën ta
pranojë Shqipërinë në gjirin e saj për hir të Skëderbeut,
edhe pa i plotësuar disa kushte?. Inati që Haxhi Qamili nuk
deshi Princ Vidin se e quante kaurr e nuk pranonte të bëhej
synet? Kaq e prapambetur ka mbetur Europa? Nëse është
kështu Kadareja le të qytetërojë sëpari Europën e tij. Pse
nuk arrin Kadareja atje në Paris ta bindë Europën se tani
në Shqipëri nuk të bëjnë më synet me zor që të kërkohet
mbrojtja e Skënderbeut, që për vetë ka qenë bërë synet? E
pengon lëvizja e re ?haxhiqamiliste në Shqipëri?? Po pse
nuk vjen vetë Kadareja në Shqipëri t?i japë fund kësaj
lëvizjeje me penën e tij, siç i dhanë fund serbët dhe Esat
Toptani asaj të analfabetit Haxhi Qamili më 1915?! Kadare
mos rri në Paris duke bërë mynafike, por eja në Tiarnë se
?fryma perëndimore? në Shqipëri po të pret, siç prisnin
para 5 shekujsh shqiptarët Gjergj Kastriotin, jo atë
tëndin, por të vërtetin që e shpërfytyron ti sot.
Skënderbeu edhe sot u duhet shumë shnqiptarëve, por që të
bëhen më shqiptarë, jo të kthehen thjesht në ballkanas e
europianë kadareianë. Kadareja as e njeh historinë e
vërtetë të Skëndereut, as e çmon dot vlerën e vërtetë të
Skënderbeut sot. Kadreja spekulon me Skënderbeun sikurse ka
spekuluar me shumë ngjarje historike, me shumë legjenda, me
shumë mite. Ato spekulime i bën më tepër për letërsinë.
Spekulimet me Skënderbeun i bën për (anti)politikë.
Si për ironi pas botimit të intervistës së Kadaresë dhe
rënies së trumpetave e të këmbanave në Tiranë se Skënderbeu
e Nënë Tereza janë pasaporta për të hyrë shqiptarët në
Europë, në gazetën ?Dita? të datës 29 janar 2005 u shfaq
titulli ?Peshku, bimët mjeksore dhe rakia, ?armët? tona për
në Bashkimin Europian?. Kështu mendon zëvendësministrja e
bujqësisë, Ibro. Pra, dy rrugë të ndryshme, të kundërta për
të shkuar në Europë pranë Ismail Kadaresë. Kadareja me
ithtarët e tij na thonë së në Europë do të hyjmë me
portretet e Skënderbeut dhe të Nënë Terezës. Një zyrtare
shqiptare na thotë se duhet të hyjmë nëpërmjet forcimit të
ekonomisë, nëpërmjet shtimit të kultivimit e zënies së
peshkut, të bimëve mjeksore, madje dhe të rakisë. Do të na
pëlqente të ishte e vërtetë ajo që thotë Kadareja, sepse
është punë pa mundim, ndërsa rruga e dytë kërkon shumë
lodhje. Por rekomandimi i Kadaresë është llafe në tym. Po
të ishte i vërtetë sugjerimi i Kadaresë Shqipëria duhej të
ishte me kohë në Europë, se atje e dinë mirë kush kanë qenë
Skënderbeu e Nënë Tereza.
Por rekomandimi i Kadaresë është hileqar. Pas tij fshihet
kushti: duhet të bëheni katolikë si Skënderbeu në fund të
jetës e si Nënë Tereza gjatë gjithë jetës që të hyni në
Euopë. Nëse është kështu ka për të qenë rrugë e gjatë.
Prandaj më mirë t?i vihemi rrugës tjetër e t?i përvishemi
punë për të pasur sa më shumë peshk, bimë mjekësore e raki
se kështu do të na dojë më shumë Europa. Edhe po nuk na
deshi do të kënaqemi vetë me raki e meze, deri sa Europës
t?i vijë zili ose ta zejë turpi ndonjë ditë që ka lënë
jashtë gjirit të saj trimat e Skënderbeut dhe mëshirtarët e
Nënë Terezës.


Abdi Baleta
 
Titulli: A ka te drejte Kadareja?

Ujrat e zeza e kane vendin neper puset e nentokes. Qe ne castin kur dalin siper e ndotin natyren, ambjentin, njerezit, humorin dhe vlerat shqiptare, duhet te bashkohen intelektualet per ti shtypur, qe keto ujera te zeza te mos infektojne mendje te tjera te papregatitura...

Kadaraja per fat te keq ka patur perhere te drejte !

Pervec atehere kur ka qene kunder vetevetes dhe se shkuares se tij.

Eshte veshtire qe te kesh shqipetare, shqipetare ne vendin tone. Te besh permendoren e sulltan muratin kryeqendren e kryeqytetit shqipetar do te thote te shkaterrosh te gjithe historine e shqipetareve dhe parardhesve te tyre. Per te lene te gjitha te tjerat menjane, thjeshte veshja e tij do te ishte e papershtatshme me larmine e kostumeve te shumta te shqipetareve. Nese shqipetaret kane nje figure kombetare qe i bashkon ai eshte Skenderbeu (fatkeqesisht kohet e fundit radikalet islamist gjithnje po pretendojne qe te gjejne pretendime se ai nuk luftoj per shqiperine por per vatikanin duke ringjallur edhe te tjera si ato te Schmit-it).

Une shoh nje pasiguri te larte tek shqipetaret per ceshtje qe jane pranuar dhe jane pjese e pamohueshme e qendreses dhe rrenjeve bashkuese te popullit shqipetar. Eshte vertete per te ardhur keq nese dicka e tille eshte thene nga kadare pas gati dy dekadash qe ai e ndau veten nga komunizmi. Ta mendosh nga njera ane ai nuk eshte asgje me shume sesa nje i rritur ne pretendime te tilla ndersa shkrimet e tij kunder Fishtes apo atdhetareve dhe lirikve te shquar e patriot e kane zanafillen shume kohe me perpara.

Une me keqardhje po konstatoj cdo dite se numri i shqiptareve gjithnje po zvogelohet, dhe kam friken se do te vazhdoje te ndodhe keshtu perderisa historianet dhe akademiket tane komunist te lene postet e tyre dhe te na japin nje histori te qarte. Megjithate disa pjese jane te sigurta, te besueshme dhe transparente edhe tani, duke perfshire ate te Skenderbeut. Te prekesh figuren e tij, apo te heqesh permendoren e tij do te thote fillimi i shuarjes se shtetit shqipetare.
 
Titulli: A ka te drejte Kadareja?

ike dhe na shkruaje ndonje perralle dhe leri findet o kadare
 
Titulli: A ka te drejte Kadareja?

BURREL1924...keshtu ka paska shkruar Baleta ne 30 janar 2005 , por tani jemi ne 2009... dhe mbas disa vitesh kushedi c`do na ""PJERDHI "" ky dylberi !!!

Baleta vazhdon te haje meze e raki bashke me ""ILUZIONIN OPTIK""" , nderkohe qe realiteti ndryshon dita-dites ne kah te kundert ...eshte njesoj sikur te behet ""MACUKLLI""" kryeqytet ....
 
Titulli: A ka te drejte Kadareja?

BURREL1924...keshtu ka paska shkruar Baleta ne 30 janar 2005 , por tani jemi ne 2009... dhe mbas disa vitesh kushedi c`do na ""PJERDHI "" ky dylberi !!!

Baleta vazhdon te haje meze e raki bashke me ""ILUZIONIN OPTIK""" , nderkohe qe realiteti ndryshon dita-dites ne kah te kundert ...eshte njesoj sikur te behet ""MACUKLLI""" kryeqytet ....

------------------------------------------------------------------
Macukulli ka bere nja 10 beteja luftrash me pushtues qe i njef historia e shqiperise,
kurse gjirokastra e kadarese ka bere nja 30 organizime dhe tentativa per tu greqizuar.

lere Macukullin si katund me krenari, se eshte ma mir se nje qytet me poshtersi.

Abdi baleta dhe Ismahil Kadria jan si Cekici me Gurin, ku guri qe rrutullohet per politike te shurdher eshe Kadareja, kurse Cekici mer ti rene gurit aty ku duhet eshe Baleta.

shko se nuk ke kapacitet as te shkruash nje fjali te rregullt sepse ke vu nje simbol me nje shqiponje te kishesh greke me kryq ortodoks, dhe thua jam katolik sepse kam mamim nga shkodra.

keshtu jeni ju nga jugu , origjinen e tregoni nga Mami kurse babin e dergoni ne azil te pleqeve pa i mbush 50 vjec.

lol
 
Titulli: A ka te drejte Kadareja?

I madhi Faik Konica iu drejtua Zotit me një lutje që t'ia ruante Shqipërinë nga armiqtë. Mirëpo , më vonë, kur e pa se kush ishin armiqtë më të medhenj të Shqipërisë, prapë iu drejtua ZOTIT me lutje: "O ZOT ma ruaj Shqipërinë nga shqiptarët e këqij!".
 
Titulli: A ka te drejte Kadareja?

Mos u merrini me autorin,por merruni me permbajtjen e asaj qe ka shkrue.Se kjo lufte kunder figurave te njohura te ketij kombi ne gjithe Europen,fillon me emrin e Skenderbeut dhe mbaron me emrin e Ismail Kadarese.Emra si H.Ferrajt nuk i njeh kush,por perseri kjo nuk ka lidhje me problemin.
I pari i shumenjohur Gjergj kastrioti,shkruajti emrin tij ne Histori me veprat e tij luftarake mbrojtese,i dyti me penen me te thelle Europiane te gjysem shekullit te fundit.Sepse duhen vepra qe te ngrihet lart ne pavdeksi nje mer,nuk duhen llafe kafenesh edhe pse dikush keto nivele letrare e publicistike mejhaneshs,mund ti shkruaj shkelqyeshem nga ana formale ne ndonje gazete,reviste ose liber.
Megjithate,ju lutemi argumentoni kunder cfare ai thote dhe jo autorin.Mos kopjoni cfare ka shkruajt H.ferri,por argumentoni pro ose kunder cfare eshte shkruajtur gjithashtu prej tij.Mos kerkoni ta ndani ne kryq e gjysem hene problemin,por ti beni analize tendences se paleve per ta kisheruar ose xhamizuar vepren e GJ.Kastriotit ose luftetareve te tjere te ketij kombi.Nuk mund te fokusohet problemi ne ate qe duan disa,por ne realitetin e ndodhise,ne thelbin e ndodhise.Dhe thelbi per luftetaret ka qene atdheu,prona,familja dhe aspak fitimi I CO,si ai i reklamave te SONY ose te AMC-se.
Sensi i Ismailit pikerisht ketu qendron,lufton tendences per ta fetarizuar, ckombetarizuar figuren e e heroit nen nje interes fitimi tregtar ose fetar,dhe nuk ben aspak theksimin e kristianizmit te tij.Jane te tjere ata qe sofizojne duke i atribuar thenieve te Ismailit nje qendrim te tille,sepse kujtojne se heronjte jane si ata,luftojne per fitime kompanish celulurash ose fitime pre fondeve te vatikanit ose te sheikeve mjekroshe myslymane te naftes
 
Titulli: A ka te drejte Kadareja?

Mos u merrini me autorin,por merruni me permbajtjen e asaj qe ka shkrue.Se kjo lufte kunder figurave te njohura te ketij kombi ne gjithe Europen,fillon me emrin e Skenderbeut dhe mbaron me emrin e Ismail Kadarese.Emra si H.Ferrajt nuk i njeh kush,por perseri kjo nuk ka lidhje me problemin.
I pari i shumenjohur Gjergj kastrioti,shkruajti emrin tij ne Histori me veprat e tij luftarake mbrojtese,i dyti me penen me te thelle Europiane te gjysem shekullit te fundit.Sepse duhen vepra qe te ngrihet lart ne pavdeksi nje mer,nuk duhen llafe kafenesh edhe pse dikush keto nivele letrare e publicistike mejhaneshs,mund ti shkruaj shkelqyeshem nga ana formale ne ndonje gazete,reviste ose liber.
Megjithate,ju lutemi argumentoni kunder cfare ai thote dhe jo autorin.Mos kopjoni cfare ka shkruajt H.ferri,por argumentoni pro ose kunder cfare eshte shkruajtur gjithashtu prej tij.Mos kerkoni ta ndani ne kryq e gjysem hene problemin,por ti beni analize tendences se paleve per ta kisheruar ose xhamizuar vepren e GJ.Kastriotit ose luftetareve te tjere te ketij kombi.Nuk mund te fokusohet problemi ne ate qe duan disa,por ne realitetin e ndodhise,ne thelbin e ndodhise.Dhe thelbi per luftetaret ka qene atdheu,prona,familja dhe aspak fitimi I CO,si ai i reklamave te SONY ose te AMC-se.
Sensi i Ismailit pikerisht ketu qendron,lufton tendences per ta fetarizuar, ckombetarizuar figuren e e heroit nen nje interes fitimi tregtar ose fetar,dhe nuk ben aspak theksimin e kristianizmit te tij.Jane te tjere ata qe sofizojne duke i atribuar thenieve te Ismailit nje qendrim te tille,sepse kujtojne se heronjte jane si ata,luftojne per fitime kompanish celulurash ose fitime pre fondeve te vatikanit ose te sheikeve mjekroshe myslymane te naftes

------------------------------------------------------------------
pena e Ismahil Kadrise i sherbeu komunizmit,

te krahasosh Ismahil kadrine me Gjergj Kastriotin-Skenderbeun eshte njesoj sikur te krahasosh (nje shpate muzeumi me nje domate ne thes)

Skenderbeu dhe pse i forceruar nga perandoria osmane nuk e harroj shqiperine ai u kthye dhe beri lufte qe mos ti hame hakun.

kurse Ismahil kadria e braktisi shqiperine dhe u vendosur ne vilat aristokratike te frances per nje jete luksoze.

ja se cfare shkruan Ismahil kadria kur braktis shqiperine gjate fluturimit me avion.

kerkova xhenet
e gjeta xhehenem
shqiperi moj k**ve
na bere verem.

(autori Ismahil Kadria)

Ismahil kadria duhet te konsiderohet bukeshkale dhe tradhtar nga patriotet shqiptar.
 
Titulli: A ka te drejte Kadareja?

Burrel, mua personalisht nuk me pelqen Ridvan Bode, por nese ai si minister ekonomie prononcohet ne nje zgjidhje per krizen ekonomike ne Shqiperi, kjo nuk ka rendesi se kush e thote, por cfare thote.

Minimalisht mundohuni te gjykoni pak me thelle, nuk po diskutohet me Kadarene, Gjergjin apo Kadrian ketu, u morem vesh ?

Mjaft diskutuat njerezit, por diskutoni idete o njerez.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top