“A ka kuptim t’i bësh nder dikujt që tregohet mosmirënjohës?”, pyeti studenti… Mori Përgjigjen e Jetës!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

“A ka kuptim t’i bësh nder dikujt që tregohet mosmirënjohës?”, pyeti studenti… Mori Përgjigjen e Jetës!​

fati-profesori-696x365.jpg

Pse disa njerëz janë më me fat se sa disa të tjerë?

Kushedi sa herë e keni pyetur veten, por kjo është tema e diskutimit të lirë për sot, – u tha profesori i filozofisë studentëve që po dëgjonin me vëmendje.

Një student nga mesi i sallës e ngriti menjëherë dorën për të pyetur:

“Profesor, a ka ndonjë mënyrë për ta drejtuar fatin nga vetja, unë kam parë dhe dëgjuar për njerëz që mbajnë hajmali të ndryshme për këtë qëllim, patkonj, katërfilë etj?”

Profesori qëndroi pak sekonda ashtu si pa folur, duke vështruar nëse dikush donte të shtonte diçka pastaj u përgjigj:

Lërini katërfilët, patkonjtë, apo hajmalitë e ndryshme.

Dëgjojeni me vëmendje këtë këshillë të vyer:

Sekreti për të patur shumë fat në jetë është TË BËSH MIRË, PA DALLIM.

E dimë se t’i bësh mirë dikujt, të kthehet në formën e një farë fati. Kështu ndodh prej shekujsh, është e pa shkruar, e pa vërtetuar në laborator, por ndodh, është e vërtetë, është ligji kardinal i universit.

Një student tjetër nga fundi i sallës, kërkoi vëmendjen që të bënte pyetjen e tij gjithashtu:

Profesor, ju po na sugjeroni që t’u bëjmë mirë edhe atyre që tregohen mosmirënjohës?

Evidenca është se, dhe e vërtetuar në mënyrë të përsëritur dhe në shumë raste atje jashtë në jetën reale të vërtetë, nëse i bën mirë dikujt që më pas tregohet mosmirënjohës, kjo të kthen “akoma më shumë fat” drejt teje, – u përgjigj profesori.

Për të ardhur keq vetëm se personi në fjalë që është treguar mosmirënjohës, do të ketë edhe më shumë probleme se më parë, mosmirënjohja do i kthehet kundër, për fat të keq.

Pra këshilla është:

“Shpërndani sa më shumë të mira, cilitdo që ka nevojë, mundësia që t’ju kthehet mbrapsht një det me mbarësi është shumë e lartë!”

Duket se funksionon vërtetë.

Na thoni, a ju ka ndodhur juve të tjerëve…
b.shkollaesuksesit.
 
Të bësh mirë me pritshmërinë të të kthehet, është biznes. Nëse nuk mund të bësh mirë, së paku mos bën keq. Gjithësesi se njerëzimi dhe veprat e çdo kuj, janë një zinxhir ndodhishë. Jo gjithmonë je me fat të mirëfilltë, por të pakta janë rastet kur e mira rezulton në negativitet.
 
Me ka ndodhur ne shun raste , te bej mir dhe si shperblim kam mar mosmirnjohjen....Te besh mir mendoj une nuk do te thot qe te presesh dicka si kembim , nje person qe ben mir ne jet e ben sepse e ben te ndihet mir me veten dhe i fal qetsin ne shpirtin e ti te berit miresi , dhe pse plaset me mosmirnjohjen ai vazhdon perseri me ate mirsin e ti ....

Te gjith themi kemi ber vec mir ...Por ka dhe momente kur dashur pa dashur jemi treguar paksa mosmirnjohes kundrejt asaj te mire qe na ka ardhur dhe nuk kemi dit ta vlersoje..Personalisht jam gjend ne situat te till , dhe pse me mbas e kam menduar mir se kisha gabim ,por nje qe iken nuk kthehet me ..
 
Nuk duhet te besh kurrë dicka me iden ta marrësh mbrapsht...sepse ajo qe bene nuk eshte e vertet dhe e sinqert.
Kur meson te japesh pa patur pritshmeri..atehere ke arritur ndenjen me te lartë të mundeshme..
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top