Tuana
Nada é por acaso!
A JENI Tث LUMTUR?
Fati apo lumturia është gjendja ku njeriu lirshëm mund të punoj, të rritet dhe zhvillohet lirshëm dhe me kualitet. Te shumë njerëz ekzistojnë mendime të gabuara dhe kontradiktore mbi atë se si mund të arrijnë fatin dhe lumturinë në jetë. Për shumë nga ata: "pasuria", "bukuria", "fuqia apo pozita" janë vendimtare që mund të bëjnë njeriun të lumtur, gjë e cila fare nuk është e vërtetë!
Gëzimi dhe pikëllimi, hareja dhe vuajtja, kënaqësia dhe dhimbja vazhdimisht janë të pranishëm në jetën tonë, dhe ato vetëm ndërrohen, zëvendësohen pandërprerë...
A mund të fshehni gëzimin e madh. Po ashtu është shumë vështirë të fshehet edhe pikëllimi dhe vuajtja. Sjelljet tona janë refleksione të botës sonë të brendshme. Të gjithë njerëzit dëshirojnë më tepër fat, lumturi. Madje edhe ata që janë të lumtur kërkojnë të bëhen dyfish më tepër të lumtur.
Thënja: "Pas shiut vje dielli" apo "Pikërisht kur është më errët fillon lindja e diellit", është shumë e vërtetë për jetën e njeriut. Gëzimi dhe pikëllimi, hareja dhe vuajtja, kënaqësia dhe dhimbja vazhdimisht janë të pranishëm në jetën tonë, dhe ato vetëm ndërrohen, zëvendësohen pandërprerë.
Disa psikologë që janë marr me studimin e gjendjes së quajtur "FAT" apo "Lumturi", kanë ardhur në përfundim se lumturia apo fati nuk është ndjenjë momentale, nuk është ekstazë e përkohshme.
Ajo është kënaqësi që e ndjejmë një kohë më të gjatë dhe që reflektohet përmes sjelljes dhe disponimit tonë të përgjithshëm. Fati nuk është i kushtëzuar dhe nuk varet nga rrethanat dhe kushtet që të përcjellin në jetë. Sipas këtyre psikologëve ajo megjithatë është në gjene dhe varet nga disa komponente gjenetike. Pra pa marrë parasysh se çka ndodh në jetën tonë, ne do të jemi të lumtur aq sa ajo "është e shkruar në gjenet tona".
Psikologu Dejvid Liken, që kishte hulumtuar dhe studiuar "kuptimin e lumturisë" e publikoi një libër me këtë temë ku jepen rezultatet e punës së tij hulumtuese. "ثshtë shumë mirë se shumica e njerëzve në thelb, janë të kënaqur me jetën e tyre sipas një definimi personal të kënaqësisë. Nëse për ndonjë person është karakteristike pakënaqësia, dhimbja emocionale te ai person e humb forcën e vet - thekson Linken.
Për këtë psikolog, fati apo lumturia është gjendja ku njeriu lirshëm mund të punoj, të rritet dhe zhvillohet lirshëm dhe me kualitet. Te shumë njerëz ekzistojnë mendime të gabuara dhe kontradiktore mbi atë se si mund të arrijnë fatin dhe lumturinë në jetë. Për shumë nga ata: "pasuria", "bukuria", "fuqia apo pozita" janë vendimtare që mund të bëjnë njeriun të lumtur, gjë e cila fare nuk është e vërtetë! Ja në vazhdim disa shprehi të njerëzve të lumtur që i thekson ky psikolog, e të cilat ua preferoj gjithë juve t'i kultivoni në jetën tuaj nëse dëshironi vërtet lumturi dhe fat:
1. Punësoni mendjen tuaj.
Njerëzit fatlum kanë mendje kreative dhe aktive
2. Mendoni si optimist.
Gjithë njerëzit fatlum janë optimist. Optimizmi mund të kultivohet. Pesimisti vazhdimisht ankohet përderisa optimizmi përqendrohet në zgjidhje të problemit.
3. Qeshuni!
Të qeshesh ke mundësi në çdo kohë dhe në çdo vend. Emocionet paraqesin përzierjen e ndjenjave të brendshme dhe përgjigjen fizike në ato ndjenja. Pra nëse qesheni, truri automatikisht reagon dhe atë informatë e bartë në krejt organizmin tuaj.
4. Paramendoni (Imagjinoni).
Imagjinata është një nga mënyrat e mira për ta mashtruar trurin. Ndiheni shumë më të lumtur nëse ju kaplojnë mendimet pozitive ngase ritet niveli i serotoninës.
5. Detoksikoni mendimet negative.
Përpiquni që çdo mendim negativ ta shndërroni në atë pozitiv. Mendimet negative e helmojnë organizmin dhe shkaktojnë ndryshime në tru. Si përgjigje për këto helmime vje gjendja e apatisë, depresionit, disponimi i keq si dhe disa pengesa tjera pskofizike.
6. Zgjedhni shoqërinë.
Ekzistojnë grupe të ndryshme njerëzish që veprojnë negativisht. Ata vazhdimisht ankohen për diçka, vazhdimisht ju kritikojnë për diçka. Lirohuni nga njerëzit e tillë. Shoqërohuni me njerëz pozitiv. Të gjithë e dimë se jeta është "e rëndë", e ata që janë negativ vazhdimisht e përkujtojnë këtë edhe kur e kanë të lehtë jetën!
7. Rregulli i artë!
Mbani mend këtë fakt. Edhe pas ngjarjes më të keqe të mudshme, më të errët, rikthimi i gjendjes suaj vje në afat prej gjashtë muajve apo një viti. Gjendja rregullohet dhe përmërsohet vetvetiu.
8. Vazhdimisht merruni me gjëra të vogla që ju kënaqin.
ثshtë shumë interesante se çelës deri te fati është që rregullisht të merreni me atë që ju pëlqen. Kushtoni rëndësi edhe relaksimit tuaj psikofizik dhe relaksimit të shpirtit. Gjërat e vogla kreative që ju kënaqin janë në të njëjtën kohë pushim kreativ për ju.
Në vazhdim ja edhe gjashtë këshilla për zbrapsje të lodhjes dhe mbajtjen e disponimit të mire.
1. Pushoni para se të lodheni.
2. Mësohuni të relaksoheni në vendin e punës.
3. Femrat duhet ta kenë parasysh se relaksimi i shpeshtë i kontribuon dukjes së tyre rinore.
4. Aplikoni këto katër shprehi të mira të punës:
a) Largoni nga tavolina e shkrimit letrat e panevojshme. Mbani vetëm ato që kanë të bëjnë me punët e drejtëpërdrejta.
b) Kryeni punët sipas rendit të rëndësisë.
c) Kur të përballeni me problemin në punë, përpiquni që, nëse këtë ua lejojnë rrethanat, ta zgjidhni në vend të ngjarjes.
d) Mësohuni ta organizoni punën, të jepni detyra bashkëpunë-torëve dhe ta mbikëqyrni punën e tyre.
5. Punoni me entuziazëm. Entuziazmi në punë i përzenë lodhjet dhe brengosjen.
6. Mbani mend se askush s'ka vdekur për shkak të mosfjetjes. Shqetësimi për shkak të pagjumësisë është shumë më shkatërruese për organizmin se vet pagjumësia./sa-kra/