A jeni te bukura?

Aver

.
V.I.P
A jeni të bukura apo jo? Bëni këtë test të thjeshtë dhe zbuloni përgjigjen

auto_bu_1448956410-16804931448998089.jpg

Ky test i thjeshtë, që u bë një hit i madh në Weibo, verzioni kinez i facebook-ut, zbulon nëse një person është i bukur apo jo. E tëra që ju nevoitet është gishti i cili paraqet metodën më të mirë për të përcaktuar se cilit grup i përkisni. Testi i quajtur “metoda e identifikimit të bukurisë dhe shëmtisë” apo “kurthi i gishtit”. Si të zgjidhni testin? Vendosni gishtin tuaj tregues nga mjekrra në hundë, nëqoftëse gishti prek buzët tuaja, atëherë kjo tregon se ju jeni të bukur.

Mania për këtë provë sa vjen e rritet, në të cilën janë paraqitur edhe një numër i madh i personave të famshëm që e kanë provuar këtë lloj testi duke postuar edhe nga një foto të tyre. Testi në Weibo ka nxitur më shumë se 200.000 diskutime, ku numri më i madh i pjesëmarrësve janë femra.

“Inspektimi i bukurisë” të cilën disa e quajnë “të pashëm ose jo” është i bazuar në teorinë e relacionit 3:1. Këtë teori e përdorin edhe kirurgët plastikë, të cilët besojnë se bukuria bazohet në lidhjen e përsosur të hundës, gojës dhe mjekrrës. Sipas tyre, ata duhet të jenë në përputhje apo linjë të përkryer.

Kjo linjë e përsosur krijohet me vendosjen e gishtit tregues në fytyrë. Quhet edhe “Rickets E- line” sipas Dr. Robert Ricket, i cili në vitin 1950 e ka zbuluar këtë metodë.

Simetri dhe bukuri, po ose jo

Doktor Mark Holms nga “Qendra kirurgjike Mclndoe”, thekson se testi përcakton simetrinë e pjesës së poshtme të fytyrës si dhe përmasat e saj. Ai pohon se bukuria nuk qëndron vetëm në paraqitjen simetrike por kjo ka lidhje edhe me përputhjen simetrike të karakteristikave fizike. Si për shembull, ai përmend grekët e lashtë të cilët i kushtojnë vëmendje të madhe konceptit të simetrisë.

Ky test ka edhe kritikët e tij.
Edhepse testi bazohet në parimet klasike të cilat datojnë që nga koha e Leonardos Da Vinçit, ai i thjeshtëson ata dhe përdor vetëm një parametër – komenton Brent Taner, kirurgu plastik në spitalin “Spire Tunbridge Well” në Houvi.

Ai theksoi se idealet e bukurisë janë të ndryshme dhe dallojnë në vende të ndryshme të botës dhe se nuk ekziston “një bukuri e vetme”/zeri.info

Siç theksoi Dr. Mark Holms, bukuria nuk është vetëm pamja fizike, por gjithashtu edhe energjia dhe personaliteti që personi e bart me vete.
 
Titulli: A jeni te bokora?

Edi qe jom e bokor dhe pa ba kete proven :P

Aver,vet e ka titullin kshtu "bokora" apo ja shemtove ti..Lol :P
 
Titulli: A jeni te bokora?

Cka jeni kap per titullin aman? Ta merr mendja qe jeni mbesat e Cajupit. Qy!

A e bone testin e gishtit Tuana? :D
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: A jeni te bokora?

Shyqyr qe nuk ishte nga hunda e lart lol
 
Titulli: A jeni te bokora?

Cka jeni kap per titullin aman? Ta merr mendja qe jeni besat e Cajupit. Qy!

A e bone testin e gishtit Tuana? :D

Jemi qe jemi,na veret syrin. :)
Ehe ,del qe jam e bukur. :D :P
 
Titulli: A jeni te bokora?

Jemi qe jemi,na veret syrin. :)
Ehe e bona.

Kisha problem me shkronjen u ne Iphone. Pasi qe ra muhabeti eshte Iphone6. :D

Tani e rregudhoj.
 
Titulli: A jeni te bukura?

S'kam nevoje me be test qe t'me konfirmoj qe jam e bukur :P
 
Titulli: A jeni te bukura?

Leg maj hudra:P
 
Titulli: A jeni te bukura?

Une jam me e bukura femije e nenes se vet :po:

Do jesh femija i vogel ahahahhaa,se ata dalin te mire.
 
Titulli: A jeni te bokora?

( :

Mete tu na shite men me ate Ajfon6.. :P


Paske probleme me autocorrect ne iphone-in e ri ti.. :D

Averi do kete xhelozuar qe ska dale i bukur vete prandaj eshte arsyetuar me iPhone 6 :P
 
Titulli: A jeni te bukura?

Cjane kto budalliqe se na i cmenen femnat duke i fut n'thike me u duk t'bukra ,m'jane bo gjithe mandarinat e lagjes me buze t'fryme , mollza e bythe t'bome lol
 
Titulli: A jeni te bukura?

ok sa per seriozitet, ne fakt si ne dallimin meshkuj femra, njesoj dhe ne dallimet femer femer, sidomos ne racat e ndryshme (pasi zanafillen e paska ne Kine) dimensionet dhe formacioni i fytyres ndryshon keshtu qe eshte pak si e 'thate' kjo menyre

P.S. ky koment ska te beje fare me faktin qe deshtova ne test :P
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: A jeni te bukura?

Dicka nuk shkon mire me temen,ne forum del anetari Pestilence si postuesi i fundit ne teme ndersa ketu dal vete si postuesja e fundit qe ka shkruar ne teme!!!
 
Titulli: A jeni te bukura?

Do thoja ti del tani, po ja shkruaj une prape e do dal prap une :D
 
Titulli: A jeni te bokora?

( :

Mete tu na shite men me ate Ajfon6.. :P


Paske probleme me autocorrect ne iphone-in e ri ti.. :D


Du me t'instalu ty ne telefon ne vend te autocorrect... se nuk te ik asnje presje. :P
 
Titulli: A jeni te bokora?

Averi do kete xhelozuar qe ska dale i bukur vete prandaj eshte arsyetuar me iPhone 6 :P

Lol

Ne fakt nuk me doli mire testi, por kur e analizova mire me doli qe faji eshte te gishti. Qenka i cik te shtrember :P
 
Titulli: A jeni te bukura?

Do jesh femija i vogel ahahahhaa,se ata dalin te mire.

Nev, cfare te them une qe isha me i vogli...derisa iu erdhi prinderve deshira te bejne edhe nje pas 7 vitesh? Kosiderohem akoma me i vogli apo jo?
 
Titulli: A jeni te bukura?

Te boj i cik si eksperte midhje
Te gjitha jemi te bukra po aq sa nuk jemi. Bukuria eshte relative per aq kohe sa eshte individuale si perceptim.
Cka me duket mua e bukur nuk eshte e detyrueshme per tjetrin.
Personalisht dhe pse testi rezultoj i suksesshem nuk e rendis veten tek femrat e bukura....duke u bazuar cfare kriteresh perdor une per te klasifikuar dike te tille.
Kjo sipas mendimit tim modest dhe realistik.
Pastaj per autosugjestion edhe une e bukur jam
Yll bote long karrote :P
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top