Shoqëria e sotme ka humbur esencialen, atë thjeshtësin e të jetuarit momente realisht 100% ku je me kë je.
Një dark në restorant, më bëri çudi një tavolin, afër ku isha ulur unë, me vajza të bukura si kopertina revistash, por të distancuara mes tyre, pa komunikim, secila ishte connessa me botën që kishin në celularin e tyre , një dore smartphone e dora tjeter IQOS moderne.
Pas pak kohe vjen torta per ditelindjen e njeres nga vajzat, festuan me buzëqeshje e foto pa fund, nderkoh situata si më parë të lumtura duke shijuar e shpërndarë fotot e tyre.
Çfarë do kujtojnë këto vajza nga ai moment bashkë?! Një kujtim i shpërndarë apo një kujtim i ndjerë?!
Kanë mbetur pak emocione ndër marrdhëniet me njerzit, kemi humbur esencialen e të qënurit njerëz.
Më kujtohen momente me shoqërin time, bregu detit, flisnim për çdo gjë, çdo emocion i joni që merte forma të ndryshme, dëshirat, ëndrrat…