Tuana
Nada é por acaso!
A ka menduar njeri me kujdes per ngjarjet qe ndodhin ne Trekendeshin e Bermudave?
Ku ndryshojne zhdukjet e ndodhura ne Trekendeshin e Bermudave nga UFO-t qe behen cdo dite dhe me te famshem? Njerezit thjesht merren dhe me pas lirohen, apo ata zhduken nga faqja e dheut dhe nuk degjohet me per ta? Duket ne fakt se ka ngjashmeri ndermjet ketyre dy llojeve te fenomeneve mistike.
Megjithate eshte shume interesante te mendohet qe Trekendeshi eshte nje mister dhe akoma me interesante te mendohet qe mund te jete i lidhur me UFO-t.
Ka anije, varka, dhe avione qe kalojne ne Trekendeshin e Bermudave dhe zhduken prej tij, ato futen aty dhe nuk dalin me kurre. Dhe me pas mendoni per te gjithe njerezit qe zhduken dhe nuk shfaqen me kurre. Ka disa ngjashmeri ndermjet ketyre dy fenomeneve.
Nuk eshte gjendur ende asnje e dhene shkencore qe te mendohet qe njerezit dhe mjetet e zhdukura te kene qene te gjitha ne imagjinaten tone.
Raportimet per UFO vazhdojne, megjithate shfaqje te UFO-ve nuk ka patur prane Trekendeshit. Por, nese degjoni disa raportime te ngjarjeve nga disa persona qe ia kane dale te shpetojne, ju do te degjoni disa pershkrime qe mund te jene te ngjashme me raportet per shfaqjet e UFO-ve. Ne te shumten e rasteve ju degjoni per zhdukje te shume njerezve ne te dyja rastet.
Ne e dime qe per Piramidat e Medha thuhet qe kane disa dizajne te dallueshme qe mund te kene ardhur vetem qe nga lart persa i perket formes dhe distancave, megjithese per kete nuk ka asnje prove shkencore. Por sipas ketyre teorive, a eshte e mundur qe Trekendeshi i Bermudave te kete ndonje lidhje me UFO-t? Megjithese keto jane vetem spekulime, duhen menduar mire njehere mundesite perpara se te quhet qe eshte e pamundur.
Zhdukja me e fundit e ndodhur ne Trekendeshin e Bermudave ishte nje pilot me njembedhjete pasagjere ne avionin e tij. Avioni fluturoi ne Trekendeshin dhe u zhduk sikur te mos kishte ekzistuar asnjehere. Ne e dime qe avioni ishte i vertete dhe u zhduk, por pse kerkuesit nuk arriten asnjehere te gjenin te dhena per avionin apo per njerezit qe ishin ne te? Si mund te zhdukeshin aq shume njerez si te mos kishin ekzistuar asnjehere? A ka ndonje pergjigje logjike ne lidhje me keto zhdukje te cuditshme?
Trekendeshi i Bermudave, ashtu si edhe UFO-t do te vazhdojne te mbeten nje mister edhe per shume kohe. Ndoshta nese te gjitha faktet dhe te dhenat qe ndodhen neper dosjet sekrete te qeverive do te shfaqeshin, atehere ne do te kuptonim me mire njerin fenomen e tjetrin, si edhe lidhjen ndermjet te dy fenomeneve.
/info.al/