Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

A ishte Gonxhe Bojaxhi shenjtore?!

Nje artikull nga CNN me futi ne dilemen dhe arsyetimin logjik nese vertet Gonxhe Bojaxhi eshte shenjtore?!
A ishte kjo humaniste ne sherbim te kryqit apo njerezimit?
A vleresohet nga mbare bota ? Apo ky eshte nje vleresim nga katolicizmi Romak.

Kto pyetje rrjedhin vetvetiu dhe ka shume per tu analizuar.


Kur Papa Francois të kanonizoi të ndjerën Nënë Tereza në Vatikan në 4 shtator, ajo zyrtarisht U njoh si një shenjtore e Kishës Katolike Romake, shkruan CNN.

Për ndjekësit e saj, titulli është vetëm një formalitet tani; ata besojnë se humanistja e madhe botërore shfaqi cilësi si shenjtore përmes një jete dedikuar të varfërve.

Por shenjtëria nuk është një fjalë që e përdor kushdo në botë për Nënë Terezën. Kritikën e saj thonë se nuk ishte asnjë tjetër duke i konsideruar misionet e saj si “skena kampesh pëqëndrimi nga Lufta II Botërore”.

DESHMI

Një vullnetar i zhgënjyer, Hemley Gonzales, nuk e ka takuar atë personalisht, por atë që ai e quan “mbetjet e tmerrshme të trashëgimisë që ajo la ” e kanë lëtë atë thellësisht të tronditur.

Pas krizës financiare të vitit 2008, Gonzales bëri një pushim duke u larguar nga biznesi i tij i shitjes së pasurive të patundshme në Majami dhe shkoi në Indi, ku kaloi dy muaj si vullnetar në Nirmal Hriday, një azil bamirësie për ata që po shkonin drejt vdekjes, të Misionareve të Nënë Terezës në Kalkuta në zonën Kalighat.

Gonzlaes tha se ai u trondit nga niveli i ulët i higjenës dhe kujdesit mjekësor që ai pa atje. Ai tha se organizata nuk e verifikoi atë apo vullnetarët e tjerë. Asnjë, përfshirë veten e tij, nuk kishte ndonjë përvojë në mjekësi apo të kishte bërë ndonjë trajnim para se të punonte në atë azil,

Ai pretendoi se i pa murgeshat i ripërdornin rregullisht gjilpërat duke i larë ato në çezëm, se rrobat – shpeshherë me urinë dhe me feçe – si dhe enët e gatimit në kuzhinë laheshin ngjitur në të njëjtën dhomë.

Pacientët që vuanin nga sëmundjet e frymëmarrjes u duhej të laheshin me ujë akull, sepse një ngrohës i vetëm uji mezi mjaftonte për një dush, tha ai. Dhe ai pretendoi se nuk kishte asnjë doktor të vetëm apo infermiere të trajntuar për mjekësi në atë azil.

“Ishte një skenë si e një kampi përqëndrimi të Luftës II Botërore,” tha Gonzales.

Gonzales tha se përpjekjet e tij për të një ngritur një flamur të kuq ose për të instaluar një ngrohës uji ndeshnin gjithmonë me të njëjtën përgjigje nga murgeshat: “Ne nuk e bëjmë atë. Kjo është mënyra sesi e do Jezusi, më thoshin,” tregon Gonzales.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back