Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

A i falim më vështirë miqtë se sa armiqtë?

MonaLisa

Less is more
Staf në FV.AL
Adm
Sot kam gjith ditën që dua të përshëndes dikë, por reflektova gjatë dhe nuk e bëra.
Më lindi idea për një temë të lidhur me reflektimin. Kur një armik të tradhton, eshtë pjesë e pritshmërisë . Por kur të tradhton miku, lind nje boshllek i thellë:
A është dhimbja më e madhe ajo qe buron nga shkatërrimi i besimit dhe jo nga vetë veprimi?
A na mëson kjo që dhimbja më e thelle nuk vjen nga akti, por nga lidhja që ne kemi krijuar me tjetrin?"
 
Hakuna matata lol
 
The phrase comes from Dr. Robert Glover and his book No More Mr. Nice Guy, one of the best books I’ve ever read on men’s emotional health and development.

The phrase is: “What if it is a gift?”

Whatever happens to you, no matter how bad, no matter how bleak you feel. Ask yourself, “What if it was a gift?” And then try to rationalize a way it could be so.

ps.
naten e mire njerez te mire
 
komenti me lart vjen nga koncepti qe gjithcka qe na vjen ne jete, gjithcka qe na ndodh, vjen per te na dhene nje mesim. Dhe nese nuk meson dicka, ajo vazhdon ndodh deri sa te mesosh dicka dhe te ndryshosh-kjo ne kuader te nje vetje me te mire, me te larte ne vibrim.
Sa per temen, si kane ardhur kohet sot, nuk ke shume pritshmeri te larta nga njerzit. Marredhenien jane gjithmone e me siperfaqesore dhe si rrjedhoje edhe ndikimi prej tyre po ashtu. Gjithsesi nje mik te lendon me shume, sigurisht, me te lidhesh emocionalisht.
 
Bej 100 te mira sti kujton njerj, bej 1 te keqe t'a kujtojne gjithmone. Ja keshtu dhe kjo pune. Mendoj si ai qe sdi te fale miqte edhe ky qe s'di te kujtoje te miren jane e njejta kategori. Egoiste qe mendojne vec te miren e vet.
Ne nje tradhti ka 2 medalje: cfare e shtyu te ndodhe kjo? Dhe veprimi vete(pra perfundimi). Zakonisht fokusohemi tek e fundit dhe djegim ura, duke harruar se dhe ne ndoshta mund tja kemi be dikujt tjeter ate qe na bene.
Tradhtia e mikut te dhemb nga dashuria qe mund te kesh per te, por duhet prap qe kjo dashuri, apo e mira qe mund te kete ardhur prej tij te mbizoteroje me teper. Deri me sot nja 2 here me ka ndodh qe tjem zhgenjy nga miqte, por njeriu keshtu eshte. Me gabime, kush me shume e kush me pak. Dhe sa here i kujtoj me kujtohen vec te mirat para se te ndodhte xy zhgenjim. Aman se 1 jete e shkurter eshte. Inshallah te mos u hyjme ne hak ne te tjereve. Po nese na hyjne te tjeret ska gje se Zoti ta kthen me 1 te mire tjeter.
Por serish theksoj: bota eshte portokall. Dikush na tradhton, ne tradhtojme dike tjeter, nje tjeter na ndihmon ne, ne i bejme nje te mire tjetrit. E kshu me radhe dmth 😁
P.s. mjesi all 😇
 
komenti me lart vjen nga koncepti qe gjithcka qe na vjen ne jete, gjithcka qe na ndodh, vjen per te na dhene nje mesim. Dhe nese nuk meson dicka, ajo vazhdon ndodh deri sa te mesosh dicka dhe te ndryshosh-kjo ne kuader te nje vetje me te mire, me te larte ne vibrim.
Sa per temen, si kane ardhur kohet sot, nuk ke shume pritshmeri te larta nga njerzit. Marredhenien jane gjithmone e me siperfaqesore dhe si rrjedhoje edhe ndikimi prej tyre po ashtu. Gjithsesi nje mik te lendon me shume, sigurisht, me te lidhesh emocionalisht.

IMG_9030.webp

IMG_9031.webp
 
Armikut i ben prite dhe je i vetdijshem qe do mundohet t shkatrroje ne cdo menyre por kur ke besim ke miku ... aty vret !
 
Hakuna Matata
Pritshmërit tona na zhgënjejnë apo na tradhtojnë 😊
E kam mësuar vonë,por më mirë vonë se sa kurrë 😁.Falim si njerëzorë që jemi por asnjëherë mos kini pritshmëri që çdo gjë zgjatë përgjithmonë 😁.Edhe ato që zgjasin jan për shkakë të një farë largësie 😁
 
"Zot na ruaj nga miqte se nga armiqte ruhemi vete," thote nje nga keto fjalet e urta qe marin shume share ne rrjete sociale 😁 Mua me duket sikur te gjithe ata qe e shperndajne duan t'ju dergojne nje mesazh miqve te tyre 🤣

Per vete kam kohe qe nuk fal me fare, kam pershtypjen se e kam kaluar tashme ate pjesen ku mbaj inat e ndeshkoj, tani jam ke pjesa ku thjesht i fus ke nje lloj liste, si kam listen me libra te lexuar dhe kaq 😁

Keto njerezit me I, I, I, me, me, me... me duket sikur me ndezin dritat e kuqe qe ne prezantimet e para 😁

Sot vura re nje kenge te re te Mileyt, as kjo s'me pelqeu.

View: https://www.youtube.com/watch?v=T3fA-4D71Kk

Ka ca kenge, tekste e performanca qe me pelqejne te kesaj, por me teper me pelqen se me shkrin fare me kete "I, I, I, me, me, me" 🤣 Hyn ke ajo kategori njerezish qe e kane shume te theksuar kete pjese. 😁

I conect, I disconect, I forgive, I don't forget...
I, I, I, me, me, me 😁

View: https://www.youtube.com/watch?v=EihxEHopKRY
 
Me ka ndodhur nje here nje rast i tille ,e kam falur vertet edhe sot e kam mike, por normalisht kam ngritur mure me te larta. Ne fund kur analizova ndodhine fajn e kisha une qe i kisha dhene ate besim qe mbase nuk meritonte. Nuk mund te fajsoja apo penalizoja ate pse une kisha pritshmeri te tjera ndaj saj...

Me eshte dashur kohe dhe vite te kuptoj qe shoqerimi, sjelljet,arritjet, kultura, faktoret ndikues si ambjenti i qendrimit dhe i veprimit, karakteristikat,kane nuanca (ne italisht thuhet sfumatura ) here fine e here me te theksuara jane variabel me kohen dhe vendin.. shume here perdoret tjetri per thashetheme banalite e here te tjera per ti dhene rendesi vetes.. apo thjesht per idjotesine e tyre!
jemi njerez e ajo qe na ben te vecante nga qenjet e tjera eshte shprehja e llogjikes me ane fjales dhe veprave...
Gabojme? -po
E bukura e gabimeve eshte evolimi, pasi nga pesimi merret nje mesim i paharrueshem!
 
Unë fal dhe nuk mbaj mëri realisht.Është vet personi që zgjedhë ta ushqej veten me pozitivitet .Ama fal vërtet ,por kur shoh që më provokojnë nuk kursej asnjë,sepse mundohem tregohem shumë e mirë dhe e drejtë edhe pse jemi veç në virtual 😊.

Ka pastaj raste që fal dhe mbaj thjesht një komunikim të vakët por jo mëri 😊.Kjo ndodhë me personat që u jap shumë konfidenca 😊
 
Ne fakt ketu ne forum kam pa te gjithe falin shume kollaj. Sot zihen e myten, neser puthen e perqafohen 😁
Gjëja e parë që kam vënë re këtu në fillimet e mia ishte pikërisht ky fenomen 😁
 
Në jetë kam falur shumë njerëz, ka momente që të lëndojnë pa qëllim, por janë dhe ato njerëz që e bëjnë me qëllim për të prekur aty ku të dhëmb më shumë, po po … njerëz të familjes që i kam dëgjuar të më thonë atë që as armiku sta thotë, por po këta njerëz që për të pastruar shpirtin e tyre nga mëkati që i tundon bëhen urë për të treguar mbase pendesë.
Por sa kjo ndikon te unë?! Zero, nuk ndjej më asgjë për këta njerëz, seleksionim që më vjen natyrshëm me një indiferencë totale.
Falë, por nuk harroj dhe nuk ndjej më asgjë për të tillë njerëz që më lëndojnë.
 
Lufta me e eger behet brenda llojit.

Sa per forumet, mua me ka bere pershtypje ndryshimi i ngjyrave te stafistave 😁
 
Sa per forumet, mua me ka bere pershtypje ndryshimi i ngjyrave te stafistave
Të bëhemi një ngjyrë thua ti?
Unë jam dakort pa ngjyra fare në fakt.
 
Të bëhemi një ngjyrë thua ti?
Unë jam dakort pa ngjyra fare në fakt.

Jo.

Duhet dallimi me ngjyra por jo shume ne nr dhe jo ndryshime te shpeshta ndryshe humbet kredibilitet.

Gjsesi, une e kam thene edhe me pare forumet kane filluar pa e ditur “cfare jane?” dhe si “do perfundojne”, po ashtu edhe manaxhimi i nje forumi nuk eshte i thjeshte se nuk ndiqen te gjitha situatat, si fillojne e vazhdojne hatermbetjet. Ka lloj lloj mendjesh ketu.
 
Sot kam gjith ditën që dua të përshëndes dikë, por reflektova gjatë dhe nuk e bëra.
Më lindi idea për një temë të lidhur me reflektimin. Kur një armik të tradhton, eshtë pjesë e pritshmërisë . Por kur të tradhton miku, lind nje boshllek i thellë:
A është dhimbja më e madhe ajo qe buron nga shkatërrimi i besimit dhe jo nga vetë veprimi?
A na mëson kjo që dhimbja më e thelle nuk vjen nga akti, por nga lidhja që ne kemi krijuar me tjetrin?"
Sigurisht,pritshmerite krijojne zhgenjimin dhe dhimbjen.
Armiqve ctu falim? Valle a kane nevoje ata per faljen tone?Se besoj
Po dhe miqte kur te zhgenjejne eshte veshtire krijimi i nje marrdhenie si e meperparesmja.
Cdo here dhe jesh e vemendshme se mos ndodh prape.
Gjithsesi kush te zhgenjen njehere,do e bej gjithmone.
Por faljen njeriu e ben per qetesine e vetes,jo te shoqeriut.
 
Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 5 71.4%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 3 42.9%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 1 14.3%
Back
Top