A flini ju, sikur ka fjetur Profeti a.s?

Ado

FISEBILIL-LAH
Nga tradita e Profetit A.s ishte që të flinte në krahun e djathtë.

- Ai vendoste pëllëmbën e dorës së djathtë nën faqen e tij të djathë.

- E urrente shumë fjetjen përmbysur (me bark).

- E fshinte tre herë me dorën e tij mbulojën e vendit të fjetjes. (Zbulimet e fundit të shkencës në këtë fushë kanë treguar që fjetja në krahun e djathtë është mënyra më e mirë për të siguruar një qetësi trupore dhe shëndetësore.

Dobitë e fjetjes në krahun e djathtë:

Meqenëse mushkëria e majtë është më e vogël se e djathtë mbi zemër ushtrohet peshë më e vogël.

Mëlçia është e stabilizuar dhe nuk qëndron e varur. Stomaku qëndron mbi të për mrekulli. Ai e ka më të lehtë zbrazjen e ushqimeve pas tretjes.

Fjetja në krahun e djathtë është nga proceset me të mrekullueshme mjekësore që lehtësojnë dhimbjet e pneumonisë bronkiale.

Mushkëria e majtë çlirohet me shpejtësi nga sekrecionet dhe mukoza.

Sipas disa arritjeve studimore nëse trurit tënd i bën shtrojë anën tënde të djathtë atëherë kjo shkakton një sërë valëzimesh që nëpërmjet tyre bëhet zbrazja nga truri e një sërë ngarkesash të dëmshme dhe të tepërta. Kjo gjë pason me një qetësi trupore dhe një gjumë të ëmbël.

Tradita e Profetit Muhamed a.s është akoma në fokus të kërkimeve nga shkencëtarët. Ata hulumtojnë në mënyrën e fjetjes së pejgamberit a.s.

dhe deri tani kanë gjetur që: Profeti a.s merrte abdes para se te flinte./Ekuilibri/
 
Titulli: A flini ju, sikur ka fjetur Profeti a.s?

une flej ne krah te djatht sdi te flej ndryshe ;)
 
Titulli: A flini ju, sikur ka fjetur Profeti a.s?

Jo une fleje ne shpine :gjujpeshk:
 
Back
Top