Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

A është zgjidhje mbyllja e rrjeteve sociale për rritjen e sigurisë në shkolla?

NeVertiti

Staf në FV.AL
Themelues
Debate dhe protesta te shumta pati përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë pas vrasjes së Martin Canit

1733076967624.png
Vrasja e 14 vjeçarit me thikë nga një bashkëmoshatar tronditi Shqipërinë. Pasuan protesta dhe debat. A është zgjidhja tek mbyllja e rrjeteve sociale?

Debate dhe protesta te shumta pati përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë pas vrasjes së Martin Canit, një 14 vjeçar i cili u sulmua me thikë nga një bashkëmoshatar. Të dy ishin nxënës të shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Ngjarja tragjike e para disa ditëve tronditi opinionin publik dhe shtoi zërat për masa të reja dhe nisma ligjore për të ulur dhunën e të miturve në shkolla. Sherri mes dy nxënësve mendohet se u nxit nga rrjetet sociale.

“Ngjarja mund të ishte parandaluar”



Protestuestja, Eralda Itaj shprehet për DW, se “institucionet, shkolla, dhe shoqëria duhet të marrë përgjegjësi për pasigurinë që ne kemi sot për fëmijët tanë”. Mes protestuesve ishte edhe gazetarja Ermelinda Hoxhaj, që e shikon rastin tragjik të vdekjes së nxënësit si një “ngjarje që mund të ishte parandaluar”. “Ndaj ne kërkojmë rritje të numrit të psikologëve. Ndërkohë, duke qenë se po diskutohet buxheti, kërkojmë rritje të buxhetit të arsimit.”

Sidorela Vatnikaj, pjesëmarrëse në protestë kërkon edhe marrjen e përgjegjësive politike dhe thotë se ka dalë në protestë “për të kërkuar mbajtjen e përgjegjësisë nga kjo ministri, dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe garantimin e sigurisë fizike të të gjithë fëmijëve në shkollat e Shqipërisë”.



Rritje e ndjeshme e bulizmit online

Në Linjën Kombëtare të Telefonit për Fëmijë “Alo 116” merren rreth 200 telefonata në ditë për situata dhune fizike apo online nga fëmijët. Drejtuesja e Linjës, Belioza Çoku, vëren një prirje në rritje të bullizmit në internet. “Pas vitit 2017 rritet ndjeshëm, 7 fijëshohet numri i telefonatave ndaj bulizmit online, ku përdoreshin pamje të fëmijëve, manipuloheshin video. Sot, në 2024, ne kemi rreth 14 000 telefonata, pra shkon në 22% raportimi për bullizëm online”, shprehet Belioza Çoku, drejtuesja e Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijë “Alo 116” për DW. Sipas saj, grupmoshat që telefonojnë më shumë janë 10, 12 apo 13 vjeç, por si fashë e madhe është deri 17 vjeç.

Debate për mbylljen e rrjeteve sociale

Pas ngjarjes, në Tiranë me propozimin e qeverisë ka nisur një konsultim me mësues dhe prindër për të mbyllur disa nga rrjetet sociale në Shqipëri. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama madje u shpreh: “Të marrim një masë drastike për mbylljen e plotë të Tik Tokut, e pse jo, edhe të Snap Chat në Republikën e Shqipërisë”

Por Belioza Çoku, drejtuesja e Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijë “Alo 116” nuk e sheh zgjidhjen tek mbyllja e rrjeteve sociale. “Mendoni se fëmijët nuk do të gjejnë një platformë tjetër që do të bëhet popullore, ku ata do të kenë mundësi të zbrazin edhe disa devianca që janë ngarkuar nga mbyllja e këtyre dy të tjerave?! Të shikosh në këtë perspektivë zgjidhjen do të thotë që ne për të 1 miliontën herë si qeveri dhe si shoqëri duam që të zvogëlojmë problemin dhe të arnojmë pasojën”./ DW
B.g.shqip
 
Jo nuk eshte.
Vrasje, grindje, perdhunime kane ndodhur dhe kur nuk kishte rrjete sociale. Periudha me e frikshme psh ne Shqiperi ka qene 98-ta. Por rrjetet sociale per femijet e vegjel duhen kontrolluar nga ne prinderit. Nese ne e bejme detyren tamam sa jane te vegjel dhe kur te behen adoleshente do te jene me te kujdeshshem. Por thuaj ne prinderit jemi be me keq. Si te kaloje baba e nena kohe non stop ne rrjete, femija nga do mesoje??
 
Ne fakt mbyllja e Tik-Tok & CO jam i sigurte qe sdo bente as dëmin me te vogel..
Problemi ne thelb do ishte limitimi i lirise sepse do hapte rrugen per shume limitime te tjera te cilat vete na i kane injektuar.
Ne fakt ky eshte dhe nje test qe i behet njerezimit qe i testojne qendresen ndaj display-it magjik se ne fakt i tille eshte.
 
Une nuk fola ne veten e pare, dhe nuk jam prind😅
Prinderimi kerkon pergjegjesi shume po ta dinin njerezit do te mendonin mire para se te vendosnin te behen prinder😍
ja se do behesh inshallah edhe do te te shohim :P
 
TikToku nuk është kompani që rrin në juridiksionin e Shqipërisë gjëja e parë , një firewall nuk e ndalon.

Unë jetoj në NY ka popullsi prej 15 miljon vetash cereku I ke ilegal nga Amerika latine. Shkollat kanë skaner.
Kam jetuar në Bronx në arthur Avenue që I ka shkollat shume me keq se shqiptareve sk nigju ndonjëherë probleme te tilla.

Kur mbrohen nga shteti si në Shqipëri dhe kanë mbrojtje nga politika athere dhe vete klyshat e k. nuk i prek njeri. Ne NY për vrasje minorenet shkojnë minimum 30 vjet.



Tisha prindi dhe të ma kishin vrar fmijën në një shtet ku legenat dhe klyshat e legenave bejn gangsterin ku nuk ka asnjë ligj dhe shteti i mbron ata, do kisha vendosur drejtsi vet në gjitha mënyrat e mundshme
 
Nuk E fajin tiktok që shteti i mbron dhe ligjet bëhn për to letsuar, le ta bëj në vend tjetër po i hëngri kurrizi në usa.
 
Jo nuk eshte.
Vrasje, grindje, perdhunime kane ndodhur dhe kur nuk kishte rrjete sociale. Periudha me e frikshme psh ne Shqiperi ka qene 98-ta. Por rrjetet sociale per femijet e vegjel duhen kontrolluar nga ne prinderit. Nese ne e bejme detyren tamam sa jane te vegjel dhe kur te behen adoleshente do te jene me te kujdeshshem. Por thuaj ne prinderit jemi be me keq. Si te kaloje baba e nena kohe non stop ne rrjete, femija nga do mesoje??

Unë kam qënë tek fanoili bashkë me vllain, lagjen e kishim aty tek pazari tek pallatet e Comve.
Kam qënë tek gjimnazi Fanoli kur i vun bombën supermarketit të parë dhe firmës piramidale Vefa Holdingut te nënkatshet. Kena qënë në mësim kur plasën xhamat shpërthyn nga forca e bombës tek Vefa. Më vonë një kena ik tek uzina traktor për të marr armë nëpër depot e ushtrisë. Armët digjeshin kena kalu nëpër mina tanqesh që ishin shpërndarë kudo. Morëm ca pistoleta TT dhe ca kallashnikov kinez.
Në 97 u armatosën të gjithë, madje dhe kalamajtë po nuk ja mbante njeri të vriste se ishin të gjithë me armë. Madje aty ishin dhe banda e Gaz Mucës që u përleshën me herët me ata të rrugës Bardhyl tek xhamlliku.
Qe dhe nehat kulla që u fut në lojë nga politika.

Po po të vriste do prisje plumbin se të gjithë ishin të armatosur.

Kohë të tjera karshilliku të kushtonte kokën por dhe ata, që vrisnin prisnin plumbin mbrapsh. Nuk e ka ajin tiktopku e ka shteti që nuk bën asgjë dhe u mbron ata.
 
Mendojë, qe degjenerimi qe na u be 20 vjet si shoqëri, ka sjellë pasojat e asaj qe quhet shpërdorim i lirisë. Nje here, programet e shumta televizive, mediat e ndryshme sociale, dhe keq përdorimi i tyre për qëllime vetjake, na bëri një deformim komplet ne thelbin e te quajtures shoqëri.

E zem, sikur u mbyll, por cfare mësuam prej asaj? Si do e sjellim dhe do e drejtojmë shoqërinë prapë ne binarët e saj.

Nje here duhet menduar cilët do jenë pasojat qe do na vine nga këto grup shoqërorë.
 
A u vu ndonje prinder para pergjegjesise dhe ndergjegjes thuaj ? 👀
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top