A është stresi ngjitës

Guest2

Antarë i Respektuar
Stresi i një familjari, një kolegu por edhe i një të panjohuri, mund të transmetohet tamam si një virus tek ata që e perceptojnë gjendjen shpirtërore të tyre. Kjo gjë është demonstruar prej një studimi të Institutit Max Planck në Laipcig dhe Universitetit të Dresdenit: studiuesit bënë që disa vullnetarë të vëzhgonin persona të tjerë, ndërkohë që këta u nënshtroheshin situatave të tensionit psikologjik, më pas matën nivelet e tyre të kortizolit, hormoni i stresit: ishte rritur me 26% tek ata që po vëzhgonin. Dhe nëse kishte një marrëdhënie intime me personat që po vëzhgoheshin, përqindja e rasteve kur kishte një rritje të hormoneve shkonte në 40%. Ky efekt “viral” ndodh prej empatisë, që të bën të përjetosh atë që është duke i ndodhur personit të stresuar. Dhe ndodh edhe kur ky i fundit nuk është fizikisht i pranishëm por shihet në një filmim. Sipas studiuesve, kjo do të thotë që edhe filmat apo programet televizivë mund të rrisin nivelin e stresit tek spektatorët.
Megjithatë, nëse dy persona të stresuar flasin mes tyre, ata arrijnë të relaksohen në mënyrë të ndërsjellë. Në një studim të US Marshall School of Business, 52 studente që do të duhej të përballeshin me një provë shumë stresuese, u ftuan që të flasin: pasi kishin ndarë shqetësimet mes tyre, niveli i tyre i kortizolit kishte pësuar rënie.
bota.al
 
Back
Top