A është inteligjenca e trashëgueshme?

Arfenilla

Themelues i Forumit
Studime të kryera në SHBA në vitet 1970 kanë treguar se fëmijët e zezakë të adoptuar prej familjeve të bardha, kanë shënuar një rritje të konsiderueshme në testet e inteligjencës, në krahasim me fëmijë të tjerë të bardhë dhe zezakë.

Përjashtimi social dhe përvojat negative u shkaktojnë njerëzve dëme dhe gjëja më e keqe që mund t'i ndodhë dikujt është që ta fusin në ndonjë kallëp.

Ngjyrë tjetër lëkure do të thotë origjinë tjetër si dhe cilësi dhe aftësi të ndryshme nga tonat. Ky është një paragjykim dhe keqkuptim mjaft i përhapur dhe teoritë që e lidhin zhvillimin ekonomik të një vendi me rezultatet e banorëve të tij në testet e inteligjecës dhe u atribuojnë kështu atyre tipare të përbashkëta gjenetike po përjetojnë prej disa kohësh një rilindje.

Kështu politikani nga Berlini Thilo Sarrazin mendon se rezulatet mesatarisht më të dobëta të fëmijëve me orgjinë turke dhe myslimane në shkollë lidhen faktin se këta fëmijë kanë trashëguar "potencialin intelektual të prindërve të tyre."

Gjenet ndikojnë për zhvillimin e inteligjencës së fëmijëve - mjedisi social gjithashtu

Gjenet luajnë vërtetë një rol të madh për zhvillimin e inteligjencës së fëmijëve, thotë mjeku Andreas Heinz. Por sot ka dhe një numër të madh studimesh që dëshmojnë se për zhvillimin e kapacitetit intelektual të individit "mjaft i madh" është dhe ndikimi i mjedisit social.

Sipas studimeve rezultatet e njerëzve me prejardhje të ndryshme në testet e inteligjencës varen nga mjedisi social ku ata rriten.
Profesor Andreas Heinz
Profesor Andreas Heinz

Studime të kryera në SHBA në vitet 1970 kanë treguar se fëmijët e zezakë të adoptuar prej familjeve të bardha, kanë shënuar një rritje të konsiderueshme në testet e inteligjencës, në krahasim me fëmijë të tjerë të bardhë dhe zezakë.

Sipas regjistrimit të popullsisë për vitin 2011 në Gjermani, 62 për qind e njerëzve që nuk kanë mbaruar shkollën vijnë nga familje me origjinë emigrantësh. Ndërkohë që numri i personave që vijnë nga familje me origjinë emigrantësh dhe kanë kryer maturën është vetëm rreth 20 për qind.

Komentatorët e mediave i shohin shpesh shkaqet për këtë tek karakteristikat etnike dhe kulturore, sidomos në radhët e turqve dhe të myslimanëve, kritikon pedagogu Coskun Canan që punon në Universitetin Humboldt të Berlinit.

Por të pashkolluar janë më tepër brezat e emigrantëve të moshuar nga Turqia që jetojnë në Gjermani. Dhe ndër radhët e të rinjve me origjinë turke femrat janë më ambioze se meshkujt sa i përket shkollimit.

Në lajmet rreth rezultateve të emigrantëve në shkollë trajtohen fare kalimthi kushtet shpesh të vështira të jetesës së shumë familjeve, burimet e tyre të pamjaftueshme financiare apo mungesa e kompetencës së mësuesve dhe edukatorëve në lidhje me fëmijët e emigrantëve.

Në këtë mënyrë krijohet imazhi i nxënësve që nuk duan të integrohen dhe dështojnë në shkollë.

Stresi social ndryshon trurin

A shkakton përjashtimi social ndikime negative në aftësitë mendore të personave të prekur dhe a ekziston mundësia që kjo të trashëgohet gjenetikisht?
Zmadho fotografinë
A është inteligjenca e trashëgueshme?
A është inteligjenca e trashëgueshme?

Përvojat që përjeton dikush me diskriminimin dhe rastet e mobingut reflektohen me sa duket drejtpërdrejt në tru dhe mund të ndikojnë në mënyrë të përhershme ndaj aftësive konjitive, thotë mjeku Andreas Heinz. Eksperimentet me kafshë kanë treguar se përjashtimi social krijon stres dhe lë gjurmë në tru.



a_eshte_inteligjenca_e_trasheg.jpg

Kështu në rast se një kafshë agresive e mënjanon dhe e injoron një tjetër që gjendet me të në një kafaz, tek kjo çlirohet hormoni i stresit serotonina. Dhe ky hormon shkakton depresione. Por edhe përqindja e hormonit të dopaminës, që lidhet me të mësuarin pëson ndryshime masive. Dhe këto mund të trashëgohen tek pasardhësit.

Grupi shkencor në qendrën spitalore Charité në Berlin por studion tani ndikimin e mekanizmave të tillë në trurin e njeriut. Pra nëse stresi social shkakton edhe tek njerëzit reagime të ndryshme biokimike.

A ndikojnë procese të tilla tek gjenet që janë të rëndësishme për inteligjencën? A shkakton përjashtimi social në fund të fundit ndikime negative në aftësitë mendore të personave të prekur dhe a ekziston mundësia që kjo të trashëgohet gjenetikisht?

Një gjë është për Andreas Heinz që tani e qartë: Përjashtimi social dhe përvojat negative u shkaktojnë njerëzve dëme dhe "Gjëja më e keqe që mund t'i ndodhë dikujt është që ta fusin në ndonjë kallëp."
(DW
 
Back
Top