A është e vërtetë që shtatezania shkakton probleme të kujtesës ?

A është e vërtetë që shtatezania shkakton probleme të kujtesës ?

Ndoshta, nëse e pyesim ndonje nënë shtatezan mundet të thotë se po. Disa studime i bashkangjiten këtij mendimi e disa të tjera jo . Për të gjetur përgjigjen e kësaj pyetje janë bërë dhe po bëhen vazhdimisht studime.
Në një studim të vitit 1993 me gratë shtatezana në Angli , 81% e të vlersuarave dolën me kujtesë të dëmtuar dhe rezultatet e testimit vlersuan të njëjtën . Gratë gjatë gjithë tremujorëshit të parë kishin vështirsi të konsiderueshme në përkujtimin e një varg fjalësh në krahasim me ato që nuk ishin shtatezana.
Një studim Australian i vitit 2008 kishte analizuar 4 studime ndërkombëtare ku ishin përfshirë më shumë se 1000 gra shtatezana , tregoi se kujtesa e tyre ishte e dëmtuar bile edhe për një vit pas ardhjes së fëmijës. Por efekti është i vogël sipas studimit dhe është i lidhur me gjëra të reja ose të vështira për kujtesën , të tilla si multitasking më shumë se me ato rutinore .
Por diçka e kundërt ndodhi , në një studim të vitit 2008 të kryer në Universitetin Kombëtar Australian , gratë shtatezana shenuan të njejtat pikë në logjik dhe teste memorie sikurse i kishin bërë para shtatezanis dhe rezultati ishte i të njëjtit nivel me të atyre grave qe nuk ishin shtatezane.
Pse një grua shtatezan mund të jetë më harrestare është duke u studiuar .Mundësit përfshijnë ndryshimin hormonal, ndërprerje në rutina , mungesa e gjumit dhe thjesht të qenit e preokupuar./mesazhi/S.Abazi/
 
Pe: A është e vërtetë që shtatezania shkakton probleme të kujtesës ?

Sipas asaj qe thuhet dhe mesohet(po them mesa kemi mesuar ne shkolla,ne libra,me praktiken e shkolles dhe anketave te ndryshme te zhvilluara nga shkollat),sidomos ne 3 mujorin e pare femrat kane probleme me kujtesen...Dmth ndryshimet qe ndodhin ne trupin e tyre,ndryshimet hormonale,emocionale,ku trupi tashme i pergjigjet nje gjendje tjeter,apo nje perhatitje tjeter sic eshte rritja mbrenda trupit te femres te nje femije,sjell crregullime ne kujtese...Spo them amnezi as humbje te logjikes,thjesht harresa te vogla,psh te marresh ne tel mejkun,te harrosh ku i le gjerat,te harrosh nje muhabet te bere...E gjitha kjo mesa di une ne mjekesi eshte pothuajse e justifikueshme dhe njihet edhe ne psikologji si nje proces hormonal...Ku ky proces largohet dhe nuk quhet semundje,aspak,thjesht eshte dicka e perkohshme qe ndodh ne shumicen e femrave...Nuk ka asgje per tu shqetesuar as perben ndonje problem te madh...Ska nevoje per trajtime as kujdes te vecante,i vetmja keshille qe jepet eshte qe nena shtatezene te jete e vetdijshme qe kjo gje do kaloje...Pasi shume nena duke pare veten dhe kujtesen e tyre qe dobesohet,krijojne panik dhe stres mrenda vetes,gje qe i sjell shqetesim bebes...
 
Back
Top