Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

A është e vërtetë që kafja mund të zgjasë jetën? Ja çfarë thotë studimi më i fundit

A është e vërtetë që kafja mund të zgjasë jetën? Ja çfarë thotë studimi më i fundit​

1654952965592.png
Një studim i ri, ka zbuluar se një filxhan kafe që përmban pak ose në mënyrë ideale aspak sheqer, mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë.
Nëse mbështeteni te kafeja për tu zgjuar në mëngjes ose thjesht shijoni shijen e saj unike, atëherë e dini se jo çdo filxhan është i njëjtë.


Krahas llojit të kokrrave të kafesë që përdoren , çdo lloj ëmbëlsuesi mund të ndryshojë edhe shijen e saj.

Një studim i ri, të cilit AgroWeb.org i referohet, ka zbuluar se një filxhan kafe që përmban pak ose në mënyrë ideale aspak sheqer, mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë.

Si është e mundur Kjo?
Studimi i kryer nga studiuesit e Universitetit Të Mjekësisë në Guangzhou, Kinë, hodhën një vështrim në të dhënat e mbi 171,000 pjesëmarrësve.


Kur u shqyrtua se si kafeja e pa ëmbëlsuar dhe kafeja e ëmbëlsuar ndikojnë në në trup, hulumtimi tregoi se pas një periudhe shtatëvjeçare, ata që zgjodhën kafenë e pa ëmbëlsuar kishin një jetëgjatësi më të madhe, rreth 16-20%, në krahasim me ata që nuk e konsumonin fare.
Këto shifra u rritën në 29-31% kur bëhej fjalë për pjesëmarrësit që shtonin rregullisht rreth një lugë kafeje sheqer.

Edhe pse gjetjet janë interesante, për disa dietologë ato nuk janë edhe aq befasuese.
Kjo sepse ka shumë të dhëna që tregojnë se kafeja është një pije e shëndetshme dhe anti-inflamatore.

Sipas tyre, kafja e zezë është më e shëndetshmja, sepse përmban të gjitha polifenolet dhe antioksidantët e duhur, pa asnjë nga komponentët inflamatore.

Sa i përket kafesë që është e ëmbëlsuar me pak sheqer, studimi tregoi se në thelb ka të njëjtin efekt.

Dietologët e mbështesin këtë duke thënë se 1 lugë kafeje sheqer është një sasi e vogël nëse merret parasysh fakti që ndiqni një regjim ushqimor të shëndetshëm.
Për ta, pasojat më të rënda shëndetësore kanë pijet me shumë sheqer, që përmbajnë nga tetë deri në 12 lugë çaji sheqer, përfshirë këtu edhe kafenë që shitet e gatshme./agroeweb
g.shqip
 
Nuk duhet të pish më shumë se 3 kafe në ditë,pasi ti shpeshton më tepër se zakonisht rrahjet e zemrës.
(Për ju që keni flokë të yndyrshëm,llumi i kafes të bën mirë për majat e flokëve e për skalpin).
Meqë jemi tek tema e kafes flas.
 
Ky hulumtim kohorte/prospektiv 7 vjeçar, është kryer në stadin e fundit të jetës së pjesëmarrësve, apo është një mix i hulumtimit retrospektiv?
Që ka përfitime po, por që të zgjat jetën?
p.s. ndjesë por kam ca rezervime rreth hulumtimeve shkencore 😬
 
Jo nuk eshte e vertet..c'do gje qe e kalon me shume se 1 here ne dite quhet varesi..
Une isha qe pija 4 kafe ne dite...une jam qe kam kohe qe nuk e pi më fare..
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back