Kresha
A pretty face can never trick me
Pasiqe disa injorante mundohen t'shesin perralla te femijeve ketu dhe t'na mesojne Islamin (pa qene studijues fare), une vendosa ta hape kete teme per te miren e muslimaneve dhe t'gjithe atyre qe deshirojne ta mesojne nje te vertete sic duhet, jo me pallavra te jo-muslimaneve qe mundohen ta njollosin kete fe te pastert lazh:
Shabbir Ally
Taktikat mashtruese të Morey-t:
Një i njohur i krishterë më zgjati me krenari një kopje të një libri me titull Allahu, Perëndia-hënë në arkeologjinë e Lindjes së Mesme të Dr. Robert Morey. Vura re se autori kishte përdorur shumë taktika mashtruese për të vërtetuar përfundimin e tij të pashmangshëm që Allahu nuk është Zoti i Biblës, por perëndia-hënë e Arabisë pre-islamike, adhurimi i të cilit është përjetësuar në Islam. Unë do t’i rendis taktikat e tij mashtruese në pesë kategori të gjera për thjeshtësi diskutimi.
Keqcitim i qëllimshëm i autorëve të njohur.
Fshehje e qëllimshme e dëshmive
Mbushje faqesh me informacion pa lidhje, duke dhënë në këtë mënyrë një përshtyje të gabuar se po arrihet në një përfundim.
Përdorimi i gabimeve logjike për të arritur në përfundime dhe
Nxjerrja e përfundimeve për të cilat nuk është përmendur e jo më paraqitur ndonjë dëshmi.
Si e citon Morey profesor Coon-in:
Tani të shqyrtojmë me hollësi taktikat mashtruese. Më poshtë do të citoj disa fragmente nga libri i Morey-t për të treguar si e argumenton ai hipotezën se Allahu ishte perëndia e hënës.
Pasi ta lexojmë këtë, do të vë në dukje, me ndihmë të Allahut, disa nga metodat mashtruese të Morey-t.
Sipas dorëshkrimeve të shumta, emri i perëndisë së hënës ishte Sin, ndërkohë që statusi i tij ishte el-ilah, d.m.th. “hyjnia”, që do të thotë se ai ishte më i madhi nga perënditë. Siç thekson Coon:
Perëndia Il ose Iiah ishte fillimisht një fazë e Perëndisë së hënës.
Perëndia-hënë quhej el-ilah, d.m.th. hyjni, që pastaj u shkurtua në fjalën Allah në kohën pre-islamike. Arabët paganë e përdornin fjalën Allah edhe si emër për fëmijët e tyre. Për shembull, Allah ishte pjesë e emrit të të atit dhe ungjit të Muhammedit. Fakti që prindërit e tyre paganë u kishin vënë një emër të tillë tregon se fjala Allah ishte emri i përgjithshëm i perëndisë së hënës edhe në kohën e Muhammedit. Profesor Coon vazhdon duke thënë:
Po kështu, me udhëzimet e Muhammedit, Iiah që ishte relativisht i panjohur, u bë Al-IIah, Zoti, ose Allahu, Qenia Supreme. (Morey, fq.10-11)
Ky fragment i shkurtër nga libri i Morey-t paraqet shumë probleme. Së pari, Morey e ndryshon aq shumë citimin e profesor Coon, saqë e bën të duket se ky i fundit ka thënë të kundërtën e asaj që ka thënë në të vërtetë. Vini re se ai e ka cituar profesorin Coon dy herë. Sipas poshtë-shënimeve të Morey-t, të dy fragmentet i përkasin librit Southern Arabia (Arabia Jugore) të Carleton S. Coon (Washington, D.C. Smithsonian, 1944) fq. 399. E habitshme! Por unë pata mundësinë t’i gjej këto fragmente në librin e profesor Coon dhe zbulova se Morey i kishte shkëputur ato nga një paragraf më i madh. Me qëllim, ai ka hequr një pjesë shumë të rëndësishme dhe i ka ndarë dy pjesët e tjera sikur të ishin dy paragrafë që nuk kanë lidhje mes tyre. Më poshtë po paraqes atë që Coon ka shkruar në të vërtetë:
Perëndia Il ose Ilah ishte fillimisht një fazë e Perëndisë së hënës, por në historinë e hershme të Arabisë, ky emër mori kuptimin e një termi të përgjithshëm për hyjninë dhe këtë emër hebrejtë e përdornin gjerësisht në emrat e tyre personalë, si për shembull Emanu-el, Israel, etj. Po kështu, me udhëzimet e Muhammedit, Iiah që ishte relativisht i panjohur, u bë Al-IIah, Zoti, ose Allahu, Qenia Supreme. (Carleton S.Coon, Southern Arabia, (Washington, D.C. Smithsonian, 1944) f.399).
Ky fragment nga libri I profesor Coon nuk thotë atë që dr. Morey dëshiron të na bëjë të besojmë, kështu që ai përdor metodën e mëposhtme për ta transformuar fragmentin në shërbim të qëllimit të vet:
Ai ka cituar fjalinë e parë për të treguar se emri Il ose Iiah ishte perëndia e hënës në Arabi deri në kohën e ardhjes së Islamit. Lexoni atë që thotë Coon:
Perëndia Il ose Iiah ishte fillimisht një fazë e Perëndisë së hënës, por në historinë e hershme të Arabisë, ky emër mori kuptimin e një termi të përgjithshëm për hyjninë.
Ndërsa tani shikoni se si e citon Morey këtë qendrim:

Morey e përdor këtë citim për të mbështetur hipotezën e tij sipas së cilës, deri në kohën e Muhammedit, paqja e Zotit qoftë mbi të, emri Allah ishte një term që përshkruante statusin e perëndisë së hënës. Për t’ia arritur qëllimit të tij djallëzor, Morey e ka copëtuar fjalinë përgjysëm duke përjashtuar fjalën “por” dhe çdo gjë tjetër që pason këtë lidhëz. Dhe as që ka marrë mundimin që të vendosë tre pika për të treguar se fjalia vazhdon.
Problemi i dytë në lidhje me qasjen e dr. Morey-t këtu është se ai ka lënë pa cituar nga qendrimi i Coon pikërisht atë që bie në kundërshtim me argumentin më të rëndësishëm të Morey-t kundër Zotit të Islamit. Morey nuk resht së përsërituri me krenari se Allahu nuk është Zoti i Biblës, por perëndia e hënës së Arabisë pre-islamike. Prandaj atij nuk i ka leverdisur që të përsërisë atë që Coon ka shkruar, domethënë:
... dhe këtë emër hebrejtë e përdornin gjerësisht në emrat e tyre perësonalë, si për shembull Emanu-el, Israel, etj..."
Morey nuk do që lexuesit e tij të kuptojnë që, sipas profesor Coon, i njëjti emër që në Arabinë Jugore përdorej për Perëndinë e hënës, përdorej edhe në emra hebraike, si për shembull Emanu-el, të cilin Morey e konsideron si një nga emrat e Jezusit.
Problemi i tretë është se Morey i ka prerë dy pjesët nga shkrimi i Coon duke i ndërthurur me fjalët e veta në mënyrë të tillë që ajo që profesor Coon ka dashur të thotë e ka humbur kuptimin, duke bërë që në tekst të predominojë ajo që Morey dëshiron të thotë. Në këtë mënyrë, krijohet përshtypja se Coon është i një mendimi me Morey, ndërkohë që nuk është e vërtetë. Për shembull, ndërkohë që, fjalia e fundit e profesor Coon mbështet faktin se Allahu nuk është perëndia e hënës, por “Qenia Supreme”, zëvendësimi që Morey i bën kësaj fjalie me fjalët e veta do ta bëte një lexues jo shumë të vëmendshëm të mendojë se Coon është i një mendimi me Morey-n në lidhje me teorinë e Perëndisë së hënës në Islam.
Problemi i katërt është se Morey nuk pret që lexuesit e tij të vënë re gabime logjike në atë që ai shkruan. Kur ai pretendon se emri i përgjithshëm i perëndisë së hënës ishte "el-ilah", ai citon Coon sikur ky ka thënë se "Il ose Ilah" ishte fillimisht një fazë e perëndisë së hënës. Morey nuk pret që lexuesit e tij të vënë re se "el-ilah" nuk është e njëjtë me "Il apo Ilah." Por edhe lexuesit që nuk e njohin gjuhën arabe mund të vënë re dy gjëra:
(1) Këto fjalët shkruhen në mënyrë shumë të ndryshme, dhe
(2) Citimi i dytë që Morey bën nga Coon vë në dukje gabimin.
Aty, Coon thotë se "Ilah u bë Al-Ilah" me udhëzim të Muhamedit. Pra është e qartë që atëherë, el-ilah nuk ishte perëndia e hënës sipas Coon, por vetëm sipas Morey-t. Coon do të tronditej po të shihte atë që ka shkruar të transformuar sipas mënyrës së Morey-t.
Problemi i pestë qëndron në atë që dr. Morey duhet t’i ketë çuar aq me ngut dorëshkrimet e tij për botim saqë, në fragmentin e mësipërm ka rënë në kundërshtim me vetveten.
Pasi ka theksuar se edhe i ati, edhe ungji i Muhammedit kishin si pjesë të emrit të tyre emrin Allah, ai e citon me miratim profesorin Coon duke thënë se "Ilah u bë...Allâh" me udhëzim të Muhammedit. Morey nuk e ka vënë re se, që lexuesit të pranojnë gjithçka që ai ka thënë në atë paragraf, ata duhet të bien në përfundimin se Muhammedi ishte i pranishëm kur ka lindur i ati, në mënyrë që t’i mësonte gjyshit të tij se çfarë emri t’i vinte babait të sapolindur!
اështja këtu nuk është nëse Coon kishte të drejtë apo jo, apo nëse ai kishte njohuri nga Islami. اështja është se Morey e citon atë si një njohës të mirë të Islamit dhe nuk i vë re kundërshtitë që rezultojnë në ato që shkruan.
Problemi i gjashtë është se Morey bie në përfundime që nuk janë rrjedhojë e fakteve që ai paraqet, duke bërë kështu gabimin logjik që njihet me emrin non sequitur. Ky gabim shihet qartë në fragmentin e mëposhtëm:
Për shembull, fjala Allah ishte pjesë e emrit të të atit dhe ungjit të Muhammedit. Fakti që atyre u ishin vënë emra të tillë nga prindërit e tyre paganë vërteton se Allah ishte emri i përgjithshëm i Perëndisë së hënës, madje edhe në kohën e Muhammedit.
Në fragmentin e mësipërm, Morey paraqet një fakt dhe nxjerr një përfundim. Tani, le të shqyrtojmë faktin dhe përfundimin, gjë që do të na ndihmojë për të vënë në dukje gabimin logjik.
Fakt: Të atit dhe ungjit të Muhammedit, prindërit e tyre paganë u kishin vënë emra dhe këto emra përmbanin fjalën Allah [si në Abd-Allâh që do të thotë shërbëtor i Allahut].
Përfundim: Kjo dëshmon se Allah ishte emri i Perëndisë së hënës në atë kohë.
Pra, siç shihet, përfundimi nuk është rrjedhojë logjike e faktit të paraqitur. E shumta që mund të konkludohet duke u nisur nga një dëshmi e tillë është që paganët e kishin zakon t’i quanin fëmijët e tyre shërbëtorë të Allahut. Ky fakt nuk tregon që Allahu ishte Perëndia e hënës apo Zoti i Abrahamit. Se kush ishte ai mund të zbulohet nga dëshmi të tjera, të cilat Morey është përpjekur me sa ka patur mundësi që t’i fshehë.
Faktet që Morey ka fshehur tregojnë qartë se arabët në kohën e Muhammedit adhuronin shumë idhuj, por ata besonin edhe tek Allahu, Zoti i lartë, të cilit ata i drejtoheshin për ndihmë. Kjo Qenie Supreme, për ata, nuk ka qenë kurrë hëna.
Problemi i shtatë në këtë fragment të librit të Morey-t qendron në faktin se i gjithë diskutimi i tij nuk është në përputhje me çështjen. Të tregosh se kush besohej të ishte Allahu para Islamit nuk vërteton asgjë në lidhje me çështjen në fjalë. Morey-t i duhet të tregojë që në Kur’an, Allahu përshkruhet si Perëndia e hënës. Por kjo është e pamundur për Morey-n. Në Kur’an përsëritet shpesh hëna si një krijim i Allahut. Dhe Allahu në Kur’an u thotë krijesave të tij që të mos u përkulen në adhurim diellit apo hënës, por vetëm Allahut që i ka krijuar ata. (Kur’an 41:37).
Si e citon Dr.Morey Caesar Farah
Tani të shikojmë një tjetër fragment nga faqja 13 e librit të Morey-t, ku këtë radhë ai citon nga Caesar Farah:
Studiuesi islamik Caesar Farah bie në përfundimin:
Prandaj, nuk ka asnjë arsye për të pranuar idenë se Allahu ka kaluar tek muslimanët nga të krishterët dhe hebrejtë. (Farah f. 28).
Ju lutem, krahasoni këtë citim me paragrafin e plotë, nga ku Morey pretendon se e ka shkëputur fragmentin e mësipërm. Më poshtë gjendet një fragment nga libri i Caesar Farah:
Allahu, hyjnia më e madhe në Arabinë pagane, ishte objekt adhurimi me shkallë të ndryshme intensiteti nga skaji më jugor i Arabisë e deri në Mesdhe. Për babilonasit, ai ishte "Il" (zot); për kanaanitët dhe më vonë edhe për izraelitët, ai ishte "El'; arabo-jugorët e adhuronin atë me emrin "Ilah," dhe beduinët si "el-Ilah" (perëndia). Kur erdhi Muhammedi, ai u bë Allahu, Zoti i Botëve dhe i të gjithë besimtarëve, NJë dhe i Vetmi që nuk pranon ortakë apo shokë në adhurimin ndaj Tij. Konceptet judaike dhe të krishtera për Zotin e mbështesin transformimin e Allahut nga një hyjni pagane në Zotin e të gjithë monoteistëve. Prandaj, nuk ka asnjë arsye për të pranuar idenë se “Allahu” ka kaluar tek muslimanët nga të krishterët dhe hebrejtë. (Farah f. 28).
Problemi i parë në citimin që ka bërë Morey është që ai e ka ndarë fjalinë e fundit nga pjesa tjetër e praragrafit në një mënyrë të tillë që e bën të duket se ka thënë diçka të ndryshme nga ajo që në të vërtetë thuhet po të lexohet paragrafi në tërësi. Citime të tilla jashtë kontekstit janë një taktikë e zakonshme e Morey.
Problemi i dytë është se Morey i është referuar Caesar Farah si një "studiuesi islamik". Morey përpiqet të rrisë autoritetin e autorëve që ai citon duke u vënë epitete, si në rastin e mësipërm. Nëse me fjalën “islamik” lexuesit mendojnë se Caesar Farah është musliman, Morey-n nuk e shtyn asgjë që të korrigjojë një keqkuptim të tillë. Dhe nëse i kërkohet llogari për këtë, ai mund të thotë fare mirë se kishte ndër mend të thoshte “studiues i Islamit”. Atëherë le të ketë mirësinë të thotë atë që ka patur ndër mend të thotë.
Problemi i tretë është që Morey ka lënë pa përmendur thelbin e përmbajtjes së librit të Farah. Në atë pasazh thuhet se Zoti që në Arabinë Jugore quhej Ilah, nga izraelitët quhej El. Ky fakt do ta kishte dërrmuar përfundimisht teorinë Morey-t mbi Perëndinë e hënës në Islam, prandaj, kuptohet që Morey-t i ka leverdisur më shumë që ta fshehë.
Gjithashtu, Morey-t nuk i vjen për shtat që t’u bëjë të ditur lexuesve se, sipas dy ungjijve, Jezusi i kryqëzuar i thërriste në ndihmë perëndisë El, i cili, nëse Morey ka të drejtë, është perëndia e hënës në Islam
Morey bie në kundërshtim me vetveten:
Shabbir Ally
Nga faktet e madhështisë së Tij janë nata, dita, dielli dhe hëna. Mos adhuroni as diellin e as hënën. ***hde bëjini vetëm Allahut, i cili i krijoi ato, nëse adhuroni vetëm Atë. (41:37)