A ekziston vdekja? Një teori e re thotë “jo”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
a-ekziston-vdekja-150x150.jpg


Nga Robert Lanza M.D. Shkencetar, teoricien dhe autor i ‘Biocentrism’

Shume prej nesh e kane frike vdekjen. Ne besojme ne vdekje sepse na eshte thene qe do te vdesim. Ne e shoqerojme veten tone me trupin, dhe e dime se trupat vdesin. Por nje teori e re shkencore sugjeron se vdekja nuk eshte ngjarja terminale qe ne mendojme.

Edhe pse organet individuale jane te destinuara per tu vetshkaterruar, ndjenja ‘Une’ eshte vetem nje burim i energjise qe vepron ne tru. Por kjo energji nuk zdhuket pas vdejkes.
Nje aspekt i njohur i fizikes kuantike eshte se vezhgime te caktuara nuk mund te parashikohen absolutisht.
Prandaj, ka nje gjeresi te vezhgimeve te mundshme, secila me nje probabilitet te ndryshem.
Ne nje shpjegim te thjeshte, interpretimi i “boteve te shumta”, thekson se cdo vezhgim i mundshem i korespondon nje universi te ndryshem (Multiverse). Nje teori e re shkencore – e quajtur biocentrism – e rafinon kete ide. Ka nje numer te pafund te universeve, dhe cdo gje qe ndoshta mund te ndodhe, ze vend ne ndonje univers.
Vdekja nuk ekziston ne asnje kuptim te vertete ne keto skenare. Te gjithe universet e mundshem ekzistojne njekohesisht, pamvarsisht se c’fare ndodhe ne ndonje prej tyre. Edhe pse organet individuale jane te destinuara per tu vetshkaterruar, ndjenja e te qenit gjalle – ‘Kush jam une?’, eshte nje burim energjie vetem 20 vat i energjise qe vepron ne tru. Por kjo energji nuk humbet pas vdekjes. Nje nga aksiomat me te sigurta te shkences eshte se energjia nuk vdes kurre, e as nuk mund te shkaterrohet. Por a kapercen kjo energji nga nje bote ne nje tjeter?

Nje eksperiment qe u postua se fundmi ne revisten “Sience” tregon se shkencetaret mund te ndryshojne ne menyre retroaktive dicka qe kishte ndodhur ne te shkuaren. Grimcat duhet te vendosnin se si do te silleshin kur te godisnin nje reze ndarese. Me vone gjate eksperimentit mund te aktivizohej nje celes per rezen i cili e ndizte ose fikte ate. Rezultoi se ajo qe vezhguesi vendoste te bente ne ate moment, percaktonte ate qe grimca bente ne te kaluaren. Pamvarsisht zgjedhjes qe ju apo vezhguesi, ben, jeni ju qe do te perjetoni rezultatet ne perfundim. Lidhjet midis ketyre historive te ndryshme dhe universeve, i kapercejne idete tona te zakonshme e klasike mbi hapesiren dhe kohen. Mendo per ato 20 vat energji thjeshte duke u projekuar ne nje ekran si nje imazh apo nje imazh tjeter, i ndryshem nga i pari. Pamvarsisht nese ndezo ose fik rezen e dyte ndarese, pergjegjese per projektimin eshte e njejta bateri.

Sipas “Biocentrizmit” hapesira dhe koha nuk jane objektet e ngurta qe ne mendojme. Levizni doren tuaj ne ajer, nese merni cdo gje me vete c’fare mbetet? Asgje. E njejta gje aplikohet per kohen. Nuk mund te shikoni asgje permes kockes qe rethon trurin tuaj. Cdo gje qe shikoni dhe perjetoni tani eshte informacioni qe vertitet ne trurin tuaj. Hapesira dhe koha jane thjeshte mjete per te vene gjithcka se bashku.

Vdekja nuk ekziston ne nje bote pa kohe dhe pa hapesire. Ne fund te fundit edhe Ajnshtajni e pranoi, “Tani Besso (mik i vjeter i tij) “eshte larguar nga kjo bote e cuditshme pak para meje.” Njerez si ne...e dine se ndryshimi midis te kaluares, te tashmes dhe te ardhmes, eshte vetem nje iluzion i vazhdueshem kokefort. “Pavdekesia nuk do te thote nje ekzistence e vazhdueshme ne kohe pa fund, por me teper nje banim krejtesisht jashte kohes.”

Kjo ishte e qarte me vdekjen e motres time Christine. Pasi pashe trupin e saj ne spital, shkova jashte per te biseduar me familjaret. I shoqi i Christine’s, Ed, filloi te qante ne menyre te papermbajtshme. Per disa caste u ndjeva sikur kisha kapercyer provincializimin e kohes. Mendova per ato 20 vat energji dhe per grimcat te cilat mund te kalojne ne dy hapesira te ndryshme ne te njejten kohe. Nuk mund ta perjashtoja konkluzionin: Christine ishte njekohesisht gjalle dhe vdekur, jashte kohes.

Christine kishte patur nje jete te veshtire. Ajo kishte gjetur me ne fund nje njeri qe ajo e donte shume. Motra ime e vogel nuk mund te vinte ne dasem pasi kishte nje organizim pune qe e kishte planifikuar jave me pare. Nena ime gjithashtu nuk mundi te vinte, per shkak te nje organizimi te rendesishem serisht ne pune. Dasma ishte nje nga ditet me te rendesishme ne jeten e Christine’s. Meqenese asnje pjestar tjeter nga fisi tone nuk u duk, Christine me kerkoi mua qe ta shoqeroja ne altar.

Menjehere pas dasmes, Christine dhe Ed u nisen per te shtepia e tyre e endrrave qe kishin blere kur makina u perplas me nje akull te madh nga debora. Ajo u hodh jashte makines dhe trupi i saj ra ne rrugen me debore.

“Ed,” tha ajo “Nuk mund te ndjej kembet e mija.”

Ajo nuk e dinte se melcia e saj ishte demtuar keq dhe gjaku po skuqte deboren e bardhe.

Pas vdekjes se djalit te tij, Emerson ka shkruar: “Jeta jone nuk eshte aq shume e kercenuar sa perceptimi tone. I pikelluar se hidherimi nuk mund te me mesoje asgje, as te me coje nje hap perpara ne natyren e vertete.”

Nese kjo eshte celesi qe perdor shkenca per te drejtuar grimcat, apo timoni i makines qe mund te kishte shmangur akullin ne rruge, jane 20 vate te energjise qe do te perjetojne rezultatin. Ne disa raste makina do te perplasej, por ne disa raste te tjera makina vazhdon rrugen per ne shtepine e endrrave te motres time.

Christine kishte humbur kohet e fundit 43 kg, dhe Ed i kishte blere asaj nje pale vathe diamanti dhurate. Do te jete shume e veshtire pritja, por une e di se Christine do te duket e mrekullueshme me ato vathe, kur ta shikoj serisht.

Robert Lanza, M.D konsiderohet si nje prej shkencetareve kryesore ne bote. Ai eshte autor i “Biocentrism”, nje liber qe parashtron teorine e tij per gjithcka.


B:kuriozitet,enigma
 
Back
Top