Kresha
A pretty face can never trick me
Në vitin 1968 Gagarinin vdes gjatë një aksidenti ajror, por vrasja nga KGB-ja është një nga skenarët që vazhdon ende të qarkullojë.
Një anije kozmike, në bordin e së cilës gjendej një astronaut i ri rus, bëri histori më 12 prill të vitit 1961.
“Le të nisemi!” ishte thirrja e Gagarinit në momentin kur anija u lëshua nga një kozmodrom sovjetik në shkretëtirën e Kazakistanit. Vostok 1 ishte anija kozmike që dërgoi në hapësirë njeriun e parë.
Ishte koha e luftës së ftohtë. Gjithçka bëhej në fshehtësi, ndonëse qarkullonin fjalë se Bashkimi Sovjetik përgatitej për diçka spektakolare. Fluturimi në hapësirë i Gagarinit u mbajt sekret në rast të ndonjë dështimi të mundshëm. Vetëm kur u bë e qartë se ai ishte në hapësirë, agjencia sovjetike e lajmeve Tass publikoi lajmin.
“Më 12 prill, 1961, në Bashkimin Sovjetik, për herë të parë në historinë e njerëzimit, u lëshua një anije kozmike, Vostok, me një njeri në bord, në orbitën rreth Tokës. Piloti-kozmonaut i anijes kozmike Vostok është qytetari sovjetik, majori Gagarin Juri Alekesejeviç”, njoftoi atëbotë agjencia ruse e lajmeve, Tass.
Fluturimi ishte fitore e sovjetikëve ndaj amerikanëve në garën e hapësirës. Ka fjalë se udhëheqësi sovjetik i kohës, Nikita Hrushovi, kërceu mbi tavolinë nga gëzimi.
Për Gagarinin 27-vjeçar fluturimi ishte rezultat i dy vjet përgatitjesh, çfarë i krijuan atij legjione të tëra mbështetësish në të gjithë botën. Gagarini dëshmoi se njeriu mund të mbijetojë në hapësirë, çfarë u hapi rrugën ekspeditave të mëvonshme.
Pas një fluturimi prej 108 minutash, Gagarini u ul në një fermë në juglindje të Moskës. Gagarinit gjithmonë i pëlqente të kujtonte habinë e pafund të bujkut në momentin e uljes së anijes kozmike.
“Ulja ndodhi në tokën tonë sovjetike e ruse. Personi i parë që takova ishte një punëtore e kolkozit. Fillimisht ishte e trembur nga unë, por më pas u bëmë miq. Vetëm imagjinojeni se si një njeri në kostum të ndritshëm portokalli zbret dhe nis të ecë drejt teje”, kujtonte vite më pas vetë Gagarini.
Natalia Sviridenko, që dikur ka punuar mësuese në fshatin ku zbriti Gagarini, e kujton shumë mirë edhe sot atë ditë.
“Gruaja e moshuar po mbillte patate me mbesën e saj Rita. Ai e thirri dhe fillimisht ajo ishte e tmerruar. Gagarini kërkoi ndihmën e saj për të hequr kostumin e astronautit, që ishte aq i rëndë sa i krijonte vështirësi në lëvizje. E moshuara e pyeti nëse kishte ardhur me kalë, por Gagarini iu përgjigj se nuk ka udhëtuar më shpejtësinë e kalit”, kujton Sviridenko.
Udhëtimi i Gagarinit drejt famës është po aq i jashtëzakonshëm sa dhe rrugëtimi i tij në hapësirë.
I lindur në pjesën perëndimore të Rusisë, në një familje bujqish, i riu Gagarin nuk të krijonte përshtypjen se do të ecte drejt triumfit.
Fillimisht ishte shtati i shkurtër që e pengoi karrierën e tij në shkollën teknike, të nisur pas Luftës së Dytë Botërore. Me shumë mundime ai hyri në programin e aviacionit e më pas u zgjodh në mesin e 20 pilotëve kandidatë për të bërë udhëtimin drejt hapësirës. Shpejt ai do të ishte kandidati kryesor në mesin e të përzgjedhurve.
Viktor Gorbatko, mik dhe koleg i Gagarinit, thotë se talenti dhe karizma e bënë atë të përzgjedhurin për misionin në hapësirë.
“Ajo çfarë e dallonte Jurin nga të tjerët ishte se të gjithë e pëlqenin, shefi, shokët dhe çdokush që e takonte. Ai ishte një natyrë që shkonte me të gjithë. Ai ishte shumë inteligjent. Padyshim që ishte para nesh dhe ndoshta do të ishte shumë para nesh edhe sot”, kujton Gorbatko.
Edhe Gregori Greçko beson se ka qenë natyra e Gagarinit që e bëri atë të përzgjedhurin e Sergei Koroliovit, njeriut që drejtonte programin rus të hapësirës.
“Koroliovi ishte i mençur dhe ai e parashikoi se ky person do të bëhej fytyra e vendit dhe popullit tonë. Mendoj se e zgjodhi Gagarinin dhe për buzëqeshjen e tij. Buzëqeshja e tij nuk ishte thjesht një shprehje fytyre, vinte nga shpirti”, thotë Greçko, një nga inxhinierët që ndërtuan anijen kozmike Vostok.
Duket se fama nuk ndikoi te Gagarini, megjithëse ai i ra botës përreth si një ambasador jozyrtar i Bashkimit Sovjetik. Ai mbeti miku i njëjtë, kujtojnë shokët dhe të afërmit.
Gagarini kurrë nuk e ndërpreu stërvitjen, derisa në një fluturim stërvitor në moshën 34-vjeçare u rrëzua duke humbur jetën. Për ata që e njihnin Gagarinin është një kujtim i dhimbshëm.
Arsyet e aksidentit, sipas burimeve zyrtare, kanë qenë teknike, por ka pasur zëra që thoshin se atë e vrau KGB-ja. Me misterin e vdekjes së tij të pazgjidhur edhe 50 vjet më vonë, admiruesit kërkojnë të vërtetën e rrëzimit të aeroplanit të Gagarinit. /rel/