A e dini sa xhami ka Stambolli?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
A e dini sa xhami ka Stambolli?

xhami-655x356.jpg

Qyteti turk Stambolli, i cili me 14.8 milionë banorë përbën 18.5 përqind të popullsisë së përgjithshme të Turqisë, njëherësh është edhe qyteti me numrin më të madh të xhamive në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Muftinisë së Stambollit, në këtë qytet ka 3.362 xhami, kurse vetëm në lagjen Fatih janë 340 xhami.

Pas lagjes Fatih radhiten lagjet Yskydar me 186 xhami, Ymraniye me 143 xhami, Beykoz me 136 xhami dhe Pendiku me 133 xhami. Numri më i vogël i xhamive në Stamboll është në Ishujt e Princëve, ku janë vetëm nëntë sosh.

Kështu, në Stambollin me 14.8 milionë banorë, një xhami është për 4.403 persona.

Stambolli që nga pushtimi i saj në vitin 1453 deri në rënien e kalifatit në vitin 1923, ishte kryeqyteti i shtetit Osman, ku në periudhën prej afro 500 vitesh në këtë qytet janë ndërtuar shumë xhami, të cilat shënojnë një epokë të tërë historike.

Në mesin e xhamive më të rëndësishme, të cilat gjatë gjithë vitit vizitohen nga dhjetëra mijëra turistë nga e gjithë bota, sigurisht që e dallojnë Xhamia e Kaltërt, Xhamia Fatih, Xhamia Sulejmanije dhe shumë të tjera.

Gjithashtu rikujtojmë se janë në përfundim e sipër punimet në xhaminë Camlica në Stamboll, xhamisë më të madhe të Turqisë moderne.

tiranaobserver.al
 
Une di vetem ate shprehjen hyp ktu e shif stambollin...por xhamite sja kam numri kur hypa....
 
Ngado te hedhesh syte, vetem xhami shef ne Stamboll.
 
Stambolli eshte kryeveper! Dhe jo vetem per minaret!
 
Shume pak paska ne propocion me popullsine, kosova eshte 2milion dhe do ti kete nja 2000 xhamia...;)
 
Mashallah ! Kur isha ne Stamboll me 2006, ishte kenaqesi e vertete ne sabah ti ndegjosh t'gjithe ata ezana ne menyre te barabarte pothuajse.
 
Mashallah ! Kur isha ne Stamboll me 2006, ishte kenaqesi e vertete ne sabah ti ndegjosh t'gjithe ata ezana ne menyre te barabarte pothuajse.
edhe un ket e mendova... sa ndjenje e mir te mbush me jet .. edhe ne maqedon,i ka shum xhami dhe kam pas fat te ndegjoj shum zera... duke thirr ezanin pothuajse ne te njetat sekonda, sidomos ne mengjes.
 
Pse mi ?
Keq te tingellon ty fjala turizem ?

Te shkoj per turizem ne Stamboll e te numeroj xhamite?

Jo flm s'me kane lene trute akoma Lol

Dhe tani qe e mesova sa jane me nr (se di ne fakt se se lexova :P ) gjeja e fundit qe do vizitoja do ishin xhamite,eh mire ndonje me nr ndoshta sa per kuriozitet...

Ah mire po qe per te reklamuar vendin,ja po numeroj e une tere kishat e xhamite e shqiperise haha madje kjo do te ishte me interesante te dinim vertet sa kisha e xhami jane ndertuar ne vendin tone kaq vite..!
 
Po beje nje research o Rea e na e sill te mesojme dhe ne dicka me shume per kulture. :)
Statistikat e cdo vendi duhet te mbahen ne arkiva qofshin objekte kulti, apo tipologji(lloje) te tjera ndertesash. Nuk ka ndonje filozofi te madhe ketu!
 
Mashallah ! Kur isha ne Stamboll me 2006, ishte kenaqesi e vertete ne sabah ti ndegjosh t'gjithe ata ezana ne menyre te barabarte pothuajse.

Per ty mund te jete kenaqesi padiskutim....por une kam nje xhami afer shpise. Ditet e javes ok se kam problem se cohem qe ne 6 por ne fundjave qe them shyqyr do flej ...jo jo eshte acarim me vete.
Me duket sikur me kno hoxha ne vesh! Imagjino ne dimer me dritare e grila mbyll...po ne vere?
 
Shume ja mallkova shpirtin hoxhes nje here ne Tirane, kishte qene nje xhami pas hotelit kur bertiti hoxha me artopolant si gomar qe ne 5 te mjesit.
 
Shume ja mallkova shpirtin hoxhes nje here ne Tirane, kishte qene nje xhami pas hotelit kur bertiti hoxha me artopolant si gomar qe ne 5 te mjesit.

E di ate shprehjen...ta thente hoxha ne rreze te veshit :P
 
E di ate shprehjen...ta thente hoxha ne rreze te veshit :P
jo nuk e di, pa tjeter do jete e re per mua....prandaj thuaje edhe nqs eshte sharje.
 
jo nuk e di, pa tjeter do jete e re per mua....prandaj thuaje edhe nqs eshte sharje.

ne fakt eshte mallkim ( kur i thuhet dikujt te shendeshem)....se kur vdes nje myslyman , (se mos ja fus kot e une , po kshu e kam degjuar) , i shkon hoxha i flet ne vesh qe te iki pa pendese nga kjo jete...si pune e priftit o ti njeri

e ja kshu kshu
 
Lere priftin mos e perziej me hoxhen lol
prifti nuk flet ne vesh te vdekurve.

Ne cilin vesh flet hoxha majtas apo djathtas, se ma kujtove punen e Muhametit ne Kuran tek surat kur flet me djallin. Kjo puna e te folurit ne vesh ne islam ka rendesi cili krah.

ps. Une e dija qe ju flitet ne vesh te porsa lindurve jo te vdekurve.
 
Te shkoj per turizem ne Stamboll e te numeroj xhamite?

Jo flm s'me kane lene trute akoma Lol

Dhe tani qe e mesova sa jane me nr (se di ne fakt se se lexova :P ) gjeja e fundit qe do vizitoja do ishin xhamite,eh mire ndonje me nr ndoshta sa per kuriozitet...

Ah mire po qe per te reklamuar vendin,ja po numeroj e une tere kishat e xhamite e shqiperise haha madje kjo do te ishte me interesante te dinim vertet sa kisha e xhami jane ndertuar ne vendin tone kaq vite..!

Po mire moj vendi yne eshte tjeter, ste thote te mos e dish, thjeshte kjo eshte teme per Turqine
nuk vret, nuk ben dem informacioni.
Ske pse te jesh aq mendjengushte une do i vizitoja xhamite, sidomos ne nje vend me popullsi te madhe myslymane a ia ke idene sa te bukura mund te jene ?
Ku eshte problemi ?

Eshte sikur te ikesh ne Itali e te mos vizitosh nje kishe, nejse mo.
 
Beje ti Nick si mendje hapur,mua me pelqen kjo mendje ngushtesia ime...fundja sic thash per kuriozitet ndonje xhami qofte e kishe do e vizitoja ne varesi te vendit qe kam vizituar....E cka nese shkoj ne Itali e nuk vizitoj ndonje kishe,te prish ty po sme prish pune mua....qejfe qejfe kjo dynja fundja :D
 
Te thashe informacioni sben dem.
Mua do me pelqente te vizitoja nje vend per kulturen qe ka, artin, muze etj

Paqe!:yep:
 
Te thashe informacioni sben dem.
Mua do me pelqente te vizitoja nje vend per kulturen qe ka, artin, muze etj

Paqe!:yep:

Dhe une thash do vizitoja ndonje per kuriozitet jo ti merrja xhamite me rradhe jane c'jane ne tere Stambollin Lol...tani nese kjo tregon se jam mendje ngushte....problem per ty une jam ok me veten time fundja!!

Paqe Nick! :)
 
Te kundervihesh per ideale te tjera dhe ske bythe ta thuash e te tregosh dic tjeter me shkronja ka nje diference te madhe
dhe une heq sh shpejt dore nga njerezit qe bejne sikur skuptojne.
 
Lere priftin mos e perziej me hoxhen lol
prifti nuk flet ne vesh te vdekurve.

Ne cilin vesh flet hoxha majtas apo djathtas, se ma kujtove punen e Muhametit ne Kuran tek surat kur flet me djallin. Kjo puna e te folurit ne vesh ne islam ka rendesi cili krah.

ps. Une e dija qe ju flitet ne vesh te porsa lindurve jo te vdekurve.

Po me te degjuar e kam edhe ti , se kshu sesi funksionon ta thone me mire ata qe e dine ....ben vaki edhe te ngaterrohem por si shprehje ekziston se nuk e shpika une :P
 
Po mir nuk eshte trishtuse nese ta prish gjumin diqka se eshte ne dobi te njerzve.... sepse ankesat duhet te jen aty ku bahet amoralitet ku te dergon ne rruge te shfrenuar ,droga ,prostuticion Bizhozi, alkoholi etj etj...e jo zeri i dikujt se ben thirrje per pendim dhe perulje ndaj te madhit zot,se ne njerz jemi.. dhe na duhet diku nje prehje shpirtrore...

p.s nese ju pengon zeri i hoxhes .. pse duhet te mesoni me shum se si i flet ne vesh te vdekurve apo te gjallve ... per polimika me siguri .
 
Aspak nuk duhet ty pengoj zeri i hoxhe turqia esht donacione shum i madh ne kosoves per ndertim te xhamive
 
Per ty mund te jete kenaqesi padiskutim....por une kam nje xhami afer shpise. Ditet e javes ok se kam problem se cohem qe ne 6 por ne fundjave qe them shyqyr do flej ...jo jo eshte acarim me vete.
Me duket sikur me kno hoxha ne vesh! Imagjino ne dimer me dritare e grila mbyll...po ne vere?

Une kuptoj shqetesimin tend dhe se ne cfare mase mund te te pengoje. Sepse sic t'kap ty derti t'pushosh, trupi ka nevoje per pushim, besimtari ka nevoje per kenaqesi shpirterore, ndaj ezanin e konsideron ze qe ia qeteson/pushon shpirtin.
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top