A e dini përse unaza e martesës vendoset në dorën e majtë?

Hera

Έτερος εγώ
[h=1]A e dini përse unaza e martesës vendoset në dorën e majtë?[/h]
Në pjesën më të madhe të botës, unaza e martesës mbahet në gishtin e katërt të dorës së majtë. Por a e keni pyetur ndonjëherë veten përse? Apo nga ka ardhur kjo traditë? Në fakt gjithçka nisi përpara se mjekësia shkencore të zbulonte sesi funksionon sistemi i qarkullimit të gjakut.
un-600x329.jpg

Në shekullin e 16, njerëzit besonin se një enë gjaku në gishtin e katërt të dorës së majtë shkonte drejtpërdrejt në zemër. Për shkak të dorës së majtë dhe lidhjes me zemrën, iu vendos emri përshkrues “vena amoris”, që nga latinishtja përkthehet vena e dashurisë.

Bazuar në këtë emër, “ekspertët” e fushës se martesës thanë se do të ishte kuptimplotë që unaza e martesës të mbahej pikërisht në këtë gisht. Për një çift të martuar, padyshim që kjo është një formë sublime e shprehjes së dashurisë për njëri-tjetrin.
 
Prandaj ata qe kane unaze ne gisht ikin per lesh shpejt se u ngushtohet vena e gjakut nga unaza. :D :D
 
Kurre se kam perdore unazen rreth te fejeses dhe as te marteses,sme pelqejne.
Dhe as im shoq,ai as qe e ka blere kurre . ahhahahaha
Gjithesesi rrethin nganjehere e shoqeroj me nje unaze tjeter me gure te vogel kur e vendose.
Por ka shume kohe qe perdor vetem serme tek unazat.
Gjithnje sermi me ka pelyqer.
 
Sepse ne ate ane eshte ana e zemres.
 
shyqyr qe ato dijtaret e neneve te gjakut skan menduar gishtin e trete... thua ka patur tjejtin kuptim qe ka sot...
 
Prit te martohem e do te shoh do me blej unaze apo do e ndaje direkt :romeoxhuli: :qu:
 
Disa qe kam pare e perdorin per te hapur shishen e birres dhe mendoj se nje funksion i unazes ne kete gishte eshte edhe per kete pune. :D
 
hshaha sa kam qeshh...
 
Po pyetja me mir do ishte . pse meshkujt nuk e ven fare unazen se!! perveq ndonje aheng edhe diten e fejeses,&marteses se me nuk sheh mashkull me unaz ne gisht. A thua pse?
 
Po per ata qe nuk i mbajne fare cfare shpjegimi ka?...

njoh shume njerez qe nuk i mbajne unazat e marteses...dhe nuk ka te beje fare qe eshte munges dashurie apo respekti...eshte thjesht ceshtje shijesh..

psh edhe une vec unazes qe kam te trasheguar nga gjyshja ime...nuk mbaj asgje tjeter ne dore...

nuk jam natyre shume e stolive bizhuterive...



 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top