A e dini cili është çmimi i dashurisë?

a-e-dini-cili-euml-sht-euml-ccedil-mimi-i-dashuris-euml_hd.jpg


Dashuria ndoshta edhe është shpikur për të varfrit, por paraja dhe prona nuk janë gjërat e vetme në të cilat dashuria e merr hakun e vet në jetët tona.

Pavarësisht asaj që pëlqejnë të flasin se si dashuria është diçka të cilën e shijojnë kryesisht ata të varfrit (pasi që nuk mund t’i lejojnë vetes asnjë gjë tjetër), dashuria e ka çmimin e vet, por jo domosdo atë në të cilin do të kishit menduar së pari.
Hulumtuesit nga Universiteti në Oxford kanë kryer hulumtimin i cili për herë të parë në histori ka tentuar të përgjigjet në çështjen e ndikimit të gjetjes së dashurisë së re në numrin e miqve që i ka ai person. Rezultatet kanë befasuar edhe vetë shkencëtarët.
Sipas tij doli që me fillimin e lidhjes së re, personi mesatar heq dorë nga madje dy miq të ngushtë. Shkencëtarët kanë hulumtuar numrin e njerëzve në rrjetin e ngushtë të personave të afërt që i ka dikush dhe kanë përfunduar që me hyrjen në lidhjen e re ai numër zvogëlohet nga pesë në katër. Pasi që një nga ato persona është partneri i ri, është lehtë të përfundohet se si në fakt humben dy miq të afërt.
Profesori Dunbar, autor i studimit, pohon se si shpjegimi më i mundshëm i këtij fenomeni qëndron në mungesën e kohës së lirë, të cilën personi mund t’ua kushtojë miqve, pasi që lidhja e re shumicës nga ne i merr një pjesë të konsiderueshme të përditshmërisë.
Për nevojat e hulumtimit, rrethi i miqve të ngushtë definohet me miqtë të cilët i takojmë të paktën një herë në javë dhe në mbështetjen emocionale të të cilëve mund të llogarisim kur e kemi vështirë. Meshkujt mesatarisht kanë mes katër dhe pesë miq të ngushtë, ndërsa te femrat kjo shifër është në mes pesë dhe gjashtë.
ثshtë treguar edhe se si rrethi më i “gjerë” shoqëror i personit mesatar ka rreth 150 njerëz, ku janë numëruar miqtë, familja dhe të njohurit. ثshtë interesant që personat mesatarë njëkohësisht kanë 229 miq apo shokë në Facebook.
albnews
 
Titulli: A e dini cili është çmimi i dashurisë?

Lol...

Ne fakt kjo dihet pak a shume. Kur futesh ne nje lidhje vertet mund te distancohesh pak nga shoqeria si fillim,SIdomos fillimi njeher, por me kalimin e viteve i zgjero miqesite prap.:p
 
Titulli: A e dini cili është çmimi i dashurisë?

Thon se dashuria, snjeh mosh, rrac, gjini, apo fe etj..
Por ne realitet esht e kunderta..personalisht ku ta gjeja tkisha dashurin e vertet. Po ce do se asnjeher tenxherja se gjen kapakun e duhur :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top