A e dëmton shëndetin nervozizmi?! Ja çfarë thonë ekspertët

Guest2

Antarë i Respektuar
Sipas ekspertëve, nervozizmi në thelb është një përgjigje e natyrshme ndaj “kërcënimeve” të pranishme e të papritura. Në stadin e nervozizmit, trupi liron adrenalinë dhe çon deri në rritje të rrahjeve të zemrës dhe rritje të presionit të gjakut. Ekspertët thonë se të nervozohesh jo gjithmonë është një shenjë e keqe. Ndonjëherë ky lloj reagimi ju ndihmon të shpërndani qetësimin dhe mos ta mbani përbrenda. Nervozizmi është një reagim që të çon në humbjen e durimit, përqëndrimit dhe ndonjëherë llogjikës, ai është një reagim që lidhet me kiminë e trurit.

Sipas hulumtimeve të bëra në vitet e fundit u konstatua se nervozizmi mund të dëmtojë shëndetin. Së pari, ky reagim mund t’ju dëmtojë zemrën sepse gjatë kohës kur jeni nën presionin e “nervave” zemra fillon të pompojë më shpejt dhe mund t’ju çojë në ndonjë atak të papritur. Ajo mund t’ju japë probleme dhe me tretjen, presionin e lartë të gjakut dhe me trurin sepse njerëzit kur janë nervozë kanë çekuilibrim të të ngrënit, disa hanë më shumë, disa më pak. Do të ishte mirë të kontrollonit ndjesitë e momentit dhe të bazoni çdo gjë mbi arsyen e llogjikën. Burimi: mayoclinic.com
 
Back
Top