Mbetet një pyetje “universale” kur vjen fjala tek ish-at e partnerit: “Nëse në një mënyrë ose tjetër ish-at janë ende pjesë e jetës së partnerit tuaj, çfarë duhet të bëni?” Duhet të shpresoni që ata të largohen vetë apo duhet të reagoni kundër tyre? Apo thjesht duhet t’i bëni miq?
Ekspertët e marrëdhënieve kanë një përgjigje. Ata janë mbledhur së bashku për të shpjeguar se çfarë duhet të bëni në një trekëndësh ku qëndroni ju, partneri juaj dhe ish-i. Më poshtë lexoni 4 këshilla se si të veproni në këto raste.
- Një marrëdhënie e shëndetshme dhe pozitive
2. Nëse jeni miq të mirë me partnerin
Marrëdhënia me ish-in e partnerit varet edhe nga komoditeti që ju keni në radhë të parë me partnerin tuaj. Nëse jeni të hapur bashkë dhe flisni për çdo gjë, të ftoni ish-in e njërit apo tjetrit në një drekë apo darkë nuk ka asnjë të keqe. Nëse e shikoni që mes partnerit tuaj dhe ish-it nuk ka më asnjë ndjenjë dashurie por atyre u pëlqen shoqëria e njëri-tjetrit, më mirë të përshtateni me këtë në mënyrë që të bëheni edhe ju pjesë e grupit sepse në të kundërt do të lodheni shumë ta luftoni atë marrëdhënie.
3. Nëse fëmijët janë gjithashtu pjesë e trekëndëshit
Nuk do të donit të ishit njerka e keqe e Borëbardhës dhe as ish-i i partnerit tuaj të ishte njerkë e keqe për fëmijët tuaj, ndaj duhet të keni kujdes në raste të tilla. Nëse doni që fëmijët tuaj të rriten në qetësi dhe me pozitivitet afër dhe zgjedhjet tuaja të mos ndikojnë keq tek ata, ruani balancat!
4. Ekzistojnë kushte specifike për të mbetur miq:
- Partneri juaj është dakord që ju të shoqëroheni me ish-in e tij.
- Nuk ekziston xhelozia në këtë trekëndësh.
- Keni qëllime të mira ndaj kësaj marrëdhënieje.