A duhen kontrolluar nxënësit tanë?

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Arjan Kallço
Pedagog i Gjuhës Italiane
Universiteti Fan S. Noli Korçë



Do të ishte mirë sikur edhe tek ne disa nisma si kjo më e fundit amerikane të gjente zbatim edhe në shkollat tona, ose të paktën në ato shkolla ku ka kohë që rinia, në vend që të jetë pjesë aktive e mësimit çdo ditë, e humb kohën kot rrugëve apo kafeneve duke rufitur një kafe apo duke pirë cigare. Nuk është më çudi për askënd që të rinjtë sapo dalin nga klasat, për të mos folur për studentët, marrin guximin që ta ndezin atë brenda mjediseve të shkollës. Më pas një pjesë e tyre nuk dihet se ku e kalojnë ditën, duke u bërë rrezik i mundshmë për drogën apo fenomene të tjera që po e mbytin shoqërinë shqiptare.
Tek sa zhvillohen veprimtari të shumta kulturore në Korçë, të paktë janë ata që i ndjekin rregullisht ato, për të mos thënë fare. Në dy veprimtaritë e fundit një promovim libri dhe nëj concert në dy institucione të kulturës, pjesëmarrja e tyre ishte pothuaj e papërfillshme. Të rinjtë e sotëm hasin në vështirësi të shumta që lidhen me formimin tyre kulturor jashtë mjediseve të shkollës. Edhe pse ftohen shpesh në veprimtaritë kulturore, duket se vëmendja e tyre është e gjitha e lidhur me netëorket që "po e marrin në qafë" shumicën e tyre.
Në shkollën shqiptare ka kohë që nuk ka më vëmendje për këtë problem, pasi është e mjaftueshme pjesëmarrja në mësime. Se çfarë bën nxënësi më pas duket se mbetet vetëm detyrë e familjes dhe jo e shoqërisë. Një shoqëri e molepsur nuk mund ta kthejë kurrë përqëndrimin maksimal të saj tek brezi i ri dhe problematikë e tyre, pasi mendohet më shumë për gjëra të tjera dhe këtu një rol tepër negative po luan politika.
Nxënësit do t'i shohësh pjesëmarrës në fushatat elektorale, është më e lehtë t'i manipulosh në to, sesa të pretendosh një formim sa më të plotë të tyre. Shembujt e shumtë të kronikave të përditshme në ekrane apo gazeta janë dëshmia më e mirë e keqpërdorimit të synimeve ndaj tyre. Ndoshta është momenti tepër delikat që në vend t'i mbushim shkollat me kompjutera dhe internet pa kurrëfarë kontrolli dhe të gjejmë një mënyrë që së pari t'i edukojmë që ta konsiderojnë shkollën një vend kun ë moshën e tyre detyrimisht duhet frekuentuar.

Pyetjes se a duhen kontrolluar fëmijët, unë mendoj se është mirë që të gjithë t'i përgjigjemi pozitivisht Po, pasi realizojmë një prej synimeve të shkollës që është edukimi i tyre me disiplinën e saj dhe detyrat që ka çdo nxënës që të mësojë, bile sa më shumë.
Më pas kur ta kemi siguruar këtë, mund t'i dedikohemi teknologjisë së informacionit që edhe atë ta marrin të duhur dhe në kohën e duhur. Një shoqëri pa disiplinimin e elementit kyç të formimit, nuk mund të ecë para, sado reforma që të ndërmerren nga qeveritë të cilat nuk do të jenë gjë tjetër vetëm flluska sapuni të rastit. Reformimi i bazës së shkollë sipas modeleve tepër tolerante apo pjesëmarrëse në të, duket se nuk po i pranon edhe vetë vendi më tolerant që mund të njihet si Amerika.

Nuk ka nevojë më për apel. Mjafton të kontrollosh në një ekran që të mësosh nëse një nxënës është në shkollë dhe ku gjendet saktësisht Brenda saj. Risia mbërrin nga Teksasi, ku shkollat do të adoptojnë një system të gjetjes automatik lidhur me praninë e nxënësve gjatë orëve të mësimit, e gjitha kjo e bazuar tek përdorimi i radiofrekuencave. Në Kontenë e Bexarit nxënësit do të kenë në dispozicion një mikroçip të pajisur me antenë – tag – që transmeton informacione tek një mekanizëm leximi.
Teknologjia është e aftë të bëjë tage për studentët : tregojnë hyrjen në shkollë, praninë në mësime dhe vendndodhjen e tyre brenda kompleksit shkollor. Ideatorët e programit sigurojnë se bëhet fjalë për një metodë që do t'i bëjë shkollat më të sigurta, por kjo kërkon shtimin e fondeve shtetërore. Me këtë shpresohet që të luftohen mungesat në shkollë dhe të merren burime sa më të mëdha nga shteti, meqë shkollat financohen në bazë të përqindjes së frekuentimit.
Për momentin bëhet fjalë për një projekt pilot që përfshin dy shkolla; John Jay High School e la Anson Jones Middle School dhe 6 mijë nxënësit, duke i shtuar edhe ata me aftësi të kufizuara. Po të ketë përgjigje positive, programi do të zgjerohet në të gjitha shkollat e rrethit me një numër të madh deri në 100 mijë nxënës. Një masë kjo që ka miratimin e prindërve, pasi duan të dinë se ku janë fëmijët e tyre gjatë gjithë ditës.
Por ka edhe një problem që shkon ndesh me jetën private të nxënësve: a respektohet ajo?
Secila shkollë edhe mund ta diskutojë këtë problem, por jam i mendimit se nuk mund të flitet për jetën private të nxënësve në shkollë.
اdo gjë ka kohën e vet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top