9 Problemet psikologjike që shkaktohen nga keqedukimi i prindërve!

Monique

With or Without u
Shiko fotografinë 1759975


Impakti i prindërve në rritjen e zhvillimin e personalitetit të fëmijës, është vendimtar. Fjalët që i thoni, sjelljet por sidomos shembujt që jepni, do të ndikojnë për mirë ose për keq në formimin e tyre. Ndonjëherë, edhe gjërat që ju duken pa rëndësi, ngelen në mendjen e fëmijës dhe krijojnë te ai perceptime e sjellje të reja. 9 problemet e mëposhtme psikologjike, janë vetëm pasojë e prindërimit jo korekt…

1. Ankthi dhe depresioni
2. Paaftësia për të pushuar ose relaksuar
3. Zakone të këqija
4. Mungesë vlerësimi për veten
5. Çështjet e besimit
6. Ndrydhje të talenteve ose mungesë inisiative
7. Ndjenjat e tepruara të fajit
8. Shtypje të emocioneve
9. Mungesë pavarësie
 
Hmmm besoj qe ska metode ideale per te edukuar femijet sepse ne nje menyre ose tjetren dicka do dali nga norma.
Mund te lexosh libra, mund te inspirohesh nga cfare te pelqeu e cfare jo nga edukata qe more ti nga prindrit e tu /e parteneri nga te tijet nqs ekziston, mund te besh 1000 gjera qe ti permbahesh "normave ideale per ritjen e nje kalamani". POR duhet te maresh parasysh qe kalamoni eshte nje INDIVID me nje karakter, qe ti mund ta ndihmosh te formohet, te zhvillohet e te modelohet por asesi te ndryshoj 100%.
Ky individ do perballet me situata e njerez qe mbase ti ne kohen tende si ke pasur... e si pasoj duhet te mesoj ti bej balle vete.
Femija perhere do kete dicka per te gjykuar prindrit sepse ata jane baza tij, raporti i pare me jeten dhe fakti qe atyre mund ti thot gjithcka.
Menyra me e mire ti pergjigjesh nevojes nje femije eshte e para te jesh PREZENT ne ritjen e tij e te kesh besim ti japesh nje liri te zhvillohet....
 
Back
Top