9 gjëra të “vockla”, që zbulojnë më shumë për njerëzit, nga sa mund ta mendojmë
Tiparet e karakterit, në dukje të papërfillshme që ka një njeri, mund të zbulojnë në fakt shumë më tepër për të, nga sa keni menduar deri më sot. Ja një përzgjedhje e gjërave që ndihmojnë të kuptoni më mirë njerëzit përreth jush.
Mënyra se si buzëqeshin dhe shprehin emocionet
Kur dikush buzëqesh sinqerisht, rrudhat shfaqen rreth buzëve dhe syve të tyre. Kur një buzëqeshje është e detyruar, rrudhat shfaqen vetëm rreth buzëve. Kur një person është i mbërthyer nga emocione të fuqishme, sytë i bëhen të njomë dhe i duhet të gëlltisë më shumë pështymë. Në qoftë se edhe njëra nga këto karakteristika nuk shfaqet, atëherë ndjenjat e tyre nuk janë aq të sinqerta sa mund të keni menduar.
Mënyra si përshëndesin të tjerët
Një duarshtrëngim i fortë e i vendosur, tregon se personi para jush është një tip i hapur, të cilit i pëlqen të shprehë emocionet në mënyrë të qartë. Nëse dikush vendos dorën mbi supin tuaj, kur takoheni, ose i pëlqeni vërtetë, ose është manipulator. Nëse ju kap dorën me të dyja duart e veta, ai person ose ka një kërkesë për ju, ose ka një mesazh për t’ju përcjellë.
Sa shpesh e kontrollojnë celularin
Sa më shpesh që një person kontrollon lajmet, emailet, apo bën gjëra të tjera në celular, aq më të shumta janë gjasat që të jetë tip depresiv, apo në kërkim të një stimulii të jashtëm.
Si bëjnë selfie
Si rregull, njerëzit që e mbajnë aparatin fotografik nga poshtë, kur bëjnë një selfie, kanë tendencë që të kenë një pikëpamje pozitive për atë që po ndodh rreth tyre. Njerëzit të cilët janë tepër seriozë ose të përgjegjshëm, rrallëherë i lejojnë të tjerët të dinë se çfarë po bëjnë, përmes mediave sociale, dhe shpesh i bëjnë fotografitë e tyre në një mënyrë që nuk duan të tregojnë se ku ndodhen.
Si sillen në tryezën e ngrënies
Njerëzit të cilët presin çdo gjë në pjatën e tyre në copa të vogla, kanë një tendencë që të kërkojnë marrëdhënie afat-gjatë, dhe përpiqen për ta jetuar jetën sipas planit të tyre. Nga ana tjetër, dikush që përzien bashkë të gjitha pjesët e vaktit, ka shumë të ngjarë të ketë një personalitet të fortë. Ata gjithashtu marrin shumë përgjegjësi dhe i shpien ato deri në fund. Ata që mbarojnë ushqimin shpejt e shpejt, janë tipa që bëjnë shumë gjëra njëherësh – lloji i njerëzve të cilët janë të respektuar në masë të madhe në vendin e punës, për kompetencën e tyre, rrallëherë shkelin një afat kohor, dhe janë gjithmonë duke menduar përpara. Njerëzit që hanë ngadalë kanë tendencë për të jetuar në të tashmen dhe e dinë se si ta shijojnë jetën.
Gjërat për të cilat bisedojnë
Nëse një person e përdor shpesh fjalën “unë”, kur rrëfen një histori, është shumë e mundshme që është duke thënë të vërtetën. Nëse kjo fjalë përdoret vazhdimisht, ajo mund të tregojë se personi është egoist. Në të kundërt, përdorimi i shpeshtë i fjalës “ne”, tregon se ky person është i zhytur plotësisht në jetën e rrethin të vet shoqëror. ثshtë interesante se si njerëzit më të moshuar, përdorin më pak foljet në kohën e shkuar dhe më shumë foljet në të ardhmen.
Si hanë kokoshka
Studimet kanë treguar se tipat e mbyllur kanë prirjen që të hanë veç e veç dhe me shumë vëmendje, çdo copë kokoshkë. Tipat e hapur, nga ana tjetër, i hanë me grushte. Ata që munden të hanë me shpejtësi kokoshkat janë të prirur të kenë më pak veten e tyre në qendër të vëmendjes, dhe më shumë interesat e të tjerëve.
اfarë lloj kafeje pëlqejnë
Espresso është e preferuara nga liderët, ndërsa njerëzit që ndjekin udhëheqjen e të tjerëve priren të porosisin një ekspres dopio. Ata që përlqejnë “latte”, shpesh e kanë të vështirë për të marrë vendime dhe për nga natyra kanë qëndrim pasiv ndaj çdo gjëje. Njerëzit të cilët janë shumë të shoqërueshëm dhe krijues, zakonisht pëlqejnë një kapuçino, ndërsa njerëzit aventurierë, frappucino. Kafe e zakonshme e zezë (americano) shpesh porositet nga njerëzit me një qëndrim të drejtpërdrejtë për jetën, që rrallë bëjnë ndonjë gjë jashtë të zakonshmes. Njerëzit të cilët herë pas here kërkojnë përvoja të reja kanë tendencë që të shtojnë sheqer dhe krem në kafenë e tyre.
Në cilin drejtim shohin ndërkohë që pijnë
Njerëzit që ia ngulin sytë në thellësi gotës së tyre, shpesh janë më të matur dhe të fokusuar, dhe më pak të prirur për të ëndërruar me sy hapur. Ata që shohin mbi gotën e tyre teksa pijnë, janë më të prirur që të ndikohen nga të tjerët dhe mund të jenë të pakujdesshëm, por në të njëjtën kohë ata janë më të vetëdijshëm për botën rreth tyre. Nëse një person i mbyll sytë kur pi, ai mund të jenë duke përjetuar një lloj dhimbje ose siklet dhe është duke kërkuar një mënyrë për t’u çlodhur.
.bota.al