8 vite pa asnjë foto familjare, fëmijët u kërkojnë prindërve të mos zihen më

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
8 vite pa asnjë foto familjare, fëmijët u kërkojnë prindërve të mos zihen më

hist2ok.jpg


Pas suksesit që pati puntatën e parë, programi “Dua të të bëj të lumtur” i Arbana Osmanit u rikthye këtë të shtunë me histori të tjera.

Historia e parë që u trajtua ishte ajo e familjes Dogani, një familje e cila prej 8 vitesh nuk kishte gjetur asnjë moment qetësie.

Kur djali ishte i vogël kishte pasur probleme shëndetësore dhe në këtë moment kishin nisur zënkat e para. Problemet në familje me kalimin e kohës sa vinin e shtoheshin, duke i çuar kështu dy prindërit e familjes Dogani disa herë drejt divorcit, por ishin fëmijët ata që kishin ndërhyrë për t’i pajtuar.

Situatat e dhimbshme pasuan njëra-tjetrën, derisa një moment vajza e familjes tenton vetëvrasjen, fatmirësisht pa sukses…

hist-1.jpg

Anila për shkak të gjithë situatës që kishte përjetuar kur ishte fëmijë ishte diagnostikuar me depresion kronik. Këtë gjendje e kishte kaluar e vetme, pa praninë e nënës së saj e cila ishte larguar nga Shqipëria për t’u kuruar…

Ishin fëmijët ata që kishin ftuar prindërit e tyre, për t’i kërkuar që të mos ndaheshin. Mesa duket ftesa e prindërve në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte përpjekja e fundit për të bashkuar familjen.

Anila i kërkoi falje mamasë së saj për gjithçka që ajo i kishte thënë, por Arbana la të kuptohej që të njëjtën gjë kishte dashur të bëjë dhe Miranda. Ajo kishte dashur të ftonte fëmijët e saj dhe t’i kërkonte falje atyre për mënyrën se si ishte sjellë me ta.

Në fund Arbana ftoi fotografin që t’u bëjë një foto familjare pasi ata nuk kishin asnjë të tillë prej vitit 2010, me shpresën dhe urimin se tashmë në familjen e tyre do të mbizotërojë harmonia.

(gazeta-Shqip.com)
 
Hudhini ak rigon se behet e lezetshme..... Po mori m***i shalet ska perendi me pas. Jane vetem ata te dy qe zgjidhin problemet dhe asnje i trete.

Ose te genjejne veten per hater te kalamajve te shesin krevatin dopio dhe te blejne tek dhe ja ku u zgjidh ndarja.
 
Sa femije te mire.
Po te shikosh ne shikimin e tyre duket pastertisht trishtimi dhe dhimbja e tyre.
Zot mos na provo me gjithfare situatash duhet me thene robi.
 
Nuk me peleqejne keto emisione!!!
 
Asgje nuk urrej ne bot perqarjet familjare..Paqe o njerz se jeta po iken shpejt.
 
Nuk me peleqejne keto emisione!!!

E drejte, edhe sherbeti gjithmone shkruan sakte....

Nejse pertej shakase, ato emisione ose jane te stisura ose i paguajne miletin e shkrete qe te vijne te hapin zorret e barkut e te beje gallate lagja me ta pastaja.
Ajo qe une skuptoj dot eshte se cfare trasmeton tek komuniteti ky emision, apo u meson hilet e nguljes!?
 
Po degjoja para disa ditesh ne lajme, se eshte shtuar ne menyre drastike numri i atyre qe vizitohen nga ankthi ne Shqiperi.
Gjithe ky stres perqark...pasojat i kalojne ata qe jane me te dobet se ne ....femijet!
Nuk e kam pare fare kete emision, por fenomeni i depresionit po perhapet me keq se semundjet kancerogjene.....
Shoqeria jone nuk po di ku do ndali ritmin......
 
✧Ṃ!ṨҬ!Ḱ✧;983875 said:
E drejte, edhe sherbeti gjithmone shkruan sakte....

Nejse pertej shakase, ato emisione ose jane te stisura ose i paguajne miletin e shkrete qe te vijne te hapin zorret e barkut e te beje gallate lagja me ta pastaja.
Ajo qe une skuptoj dot eshte se cfare trasmeton tek komuniteti ky emision, apo u meson hilet e nguljes!?

nuk e di
as emisioni shihemi ne gjyq sme pelqente. vellezer qe ziheshin,prinder femi etj.. per me teper mendoj se kur 1 konflikt nuk zgjidhet tek per tek s'do te zgjidhet para dynjase. Gjthss ata fitojne audiencen. njerezit i kan qef historite roze. :(
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top