8 Marsi, si (vet)kërkesë, jo festë!

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Doja te komentoja tek temat qe jane hapur per 8 marsin, por momentalisht lexova kete shperthim te kesaj gruaje. MEndoj se cdo fjale tjeter do ishte e kote.
LExim te kendshem qe shkakton analize te brendshme tek cdo kush.


Fjolla Spanca.

Zakonisht, nëpër ditë festash njerëzit i zbusin zemrat edhe nxjerrin pak gëzim për të tanë, pa përjashtim! Meqë 8 Marsi s’asht dhe s’ka si me qenë festë; sepse në thelb asht një moment shpërthimi; asht kërkesë a lutje, megjithatë na shtyen me u thellu i troh, n’vet-vete… Asht tmerrësisht e vështirë me jetu në nji botë burgu, për ma tepër me qenë GRU, në nji kohë ku trupi /mishi e tejkalon [pakufizueshmërinë] e shpirtin-t. Asht zor sepse bota jonë shkon tuj u ngushtu, kështu nuk i ban vend askurrkujt që asht ndryshe prej -kallëpit- i cili del si model i gatshëm brenda standardeve puth janë të preferueshme nga nji grup i vogël njerëzish pa ngjyra. Me qenë normal; asht jonormale; me qene e thjeshtë; asht turp; me qene vetja; s’je IN; mos me u grimu; s’je e kojshme; mos me u zhvesh; s’je e ngrënshme; me qene e shendosh; s’bahesh për modele; me u ba e zonja e vetes; je e përdalë; me luftu për familjen; s’je e ndershme … me u mbulu; fluturon prej shkollës, të perjashton shoqnija ose të vrasin me vesh fund; ai që të ka dhunu justifikohet se e ke tundue a provokue me rrit fëmije; shoqnija të sheh si te padobishme se rri në shpi – Kjo dit’ asht si me thanë nji shkundje për pluhunin e harresës; për gratë që luftojnë në të katër anët e dunjasë; për ato që e kanë çel derën; për gratë që nuk i shkelin gratë; për gruan që e njeh UNIVERSIN brenda vetes dhe nuk i then zemrat e grave tjera; për gruan që burrin e ka shok t’jetës; për gratë që në gjoks e mbajnë ylberin, atyne që i kane harru dhimbjet e jetojnë me hanë n’ball… asht përmendje e grave që luftojnë për shoqet e tyne, grave që burrat nuk i mendojnë për kafshë; grave që punojnë nëpër fusha e nëpër ara; që rrisin femijë e i edukojnë; grave që falin, grave që krijojnë jetë prej trupit të tyne; atyre që buzeqeshin kur u nxihet dielli dhe që dashunojnë përditë si me qenë herë e parë! Tan viti asht zgjim për gratë që refuzojnë me qenë “mall” për blemje! Gratë; nanat, motrat, bijat, shoqet, miket, t’dashtunat, bashkëjetueset e bashkëndërtueset e jetës!

/belkisa
 
Titulli: 8 Marsi, si (vet)kërkesë, jo festë!

Ndoshta nga qe shume pak persona ne Shqiperi e dine se perse eshte zgjedhur 8 Marsi si festa e gruas ndaj edhe `tunden` dhe `terbohen` me 8 Mars.Por me 8 Mars 1857 ne NY nuk kishte asgje per tu `tundur` e per tu `terbuar`, ose me sakte po , kishte shume per tu terbuar por kunder policeve qe shtypen manifestueset!
 
Titulli: 8 Marsi, si (vet)kërkesë, jo festë!

11042978_1561801457393240_3724278567510121851_n.jpg


Nje foto sa 1000 fjale!



p.s. Levoy shume e vertete ajo qe the.. po dhe 1 majin, mendon se shumekush e din ca mbart ajo dite?? Ndryshe sdo u arratisnin te gjithe tek liqeni artificial, Lol
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: 8 Marsi, si (vet)kërkesë, jo festë!

Souli mos harro se Shqiptart kto festa kan pase ka shum dekada,pranej mos ti krahasojm me Boten.
 
Titulli: 8 Marsi, si (vet)kërkesë, jo festë!

Souli mos harro se Shqiptart kto festa kan pase ka shum dekada,pranej mos ti krahasojm me Boten.

E po 1 maji?? Po normal Enveri festa do i bente jo parada proteste :p..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top