8 hapa për të shmangur dëmet e valëve të celularëve

Sweetie

Anëtar i Respektuar
2pzb8ec.jpg

E mira e te qenurit i rritur eshte qe mund te merrni vet vendime. E keqja? Ju mund te merrni vendimet tuaja dhe te jetoni me pasojat e tyre.

Ashtu sic ndoshta keni degjuar, Organizata Boterore e Shendetesise shfaqi nje raport kontrovers ne fund te majit duke deklaruar qe fushat elektromagnetike te radiofrekuencave, te cilat jane celularet, “mund te jene kancerogjene per njerezit duke shtuar rrezikun per glioma, nje lloj malinj i kancerit ne tru.”

Kjo eshte trishtuese, por “ndoshta” eshte nje vleresues dreqi, dhe raporti nuk eshte bazuar ne hulumtimet me te reja. Ne vend te kesaj, ky raport reflekton nje rishikim te thelle te studimeve ekzistuese, disa prej te cilave dalin ne perfundim se celularet jane krejt te shendetshem. Njeri nga keto, nje studim i realizuar ne 13 vende dhe i publikuar vitin e kaluar me emrin, Interphone, ishte studimi me i madh dhe me i gjati i publikuar deri me sot, dhe nxori perfundimin se “nuk eshte verejtur rritje rreziku per glioma ose meningioma gjate vezhgimeve ne perdorimin e celulareve.” Sidoqofte, aty kishte edhe “sugjerime qe rreziku i rritur i gliomas vjen ne nivele te larta ekspozimi” por, keto fakte ishin te paqendrueshme, dhe disa shkencetare ndjenin qe sasia e ekspozimit qe mund te ishte kancerogjene duhej te ishte shume me e larte.

Raporti i ri i pergatitur nga paneli prej 31 shkencetaresh nga 14 vende, shtoi qe celularet perdorin nje liste prej 240 substancave dhe disa veprime qe mund te jene te lidhura me kancerin. Klasifikimi “2B” perfshin shume perberes kimik qe mund te vleresohen si te rrezikshem, por gjithashtu ne kete liste futen edhe kafeja dhe perimet turshi, nje fakt qe CTIA (Shoqata e Industrise Telekomunikuese Celulare) e permendi menjehere.

“Ky klasifikim i IARC (Agjencioni Nderkombetar per Hulumtime Kanceri) s’do te thote qe celularet shkaktojne kancer. Nen rregullat e IARC, evidencat e limituara nga studimet statistikore mund te gjenden edhe ne paragjykime dhe mund te kete te meta ne te dhenat e mbledhura qe mund te jene baze per rezultatet,” thoshte grupi ne nje deklarate te publikuar ne uebfaqen e tyre.

Eshte e qarte qe ekziston papajtueshmeri e madhe rreth sigurise se celulareve. Ne njeren ane, OBSH-ja qe eshte nje organizate e madhe dhe shume e respektuar po ngreh flamurin e paralajmerimit. Ne anen tjeter, grupe po aq te respektuara po ofrojne interpretime shume me te parrezikshme per faktet e gjetura, te cilat e bejne shume me te veshtire zgjedhjen se kush ka te drejte. Nese evidencat do te ishin aq te qarta, sa te themi, evidenca e pirjes se duhanit shkakton kancer, vendimi per perdorimin e celulareve do te ishte i thjeshte. Por, pasi qe kjo nuk qendron, ju duhet te vendosni vetem.

Sigurisht qe une nuk jam profesionist mjekesor (e as nuk i shikoj ne TV programet mjekesore) por duket e arsyeshme qe te merrni disa masa kujdesi per te mbrojtur shendetin tuaj.

Me 2008, dikush qe vertete ishte mjek, dhe i njohur ne kete lemi, deshmoi para Kongresit per rreziqet e perdorimit te celularit dhe nje numer masash kujdesi qe duhej te merrnit. Mjeku ishte Ronald Herberman, drejtori themelues i Institutit te Kancerit ne Universitetin e Pittsburgh-ut. Disa nga ato qe thoshte dukeshin shume drastike. Por, perseri, kjo eshte zgjedhje e juaj.

  • Minimizoni perdorimin e celulareve tek femijet. Organet zhvilluese te fetusit apo femijeve jane me te ndjeshme ndaj ndonje efekti ne ekspozimin ne fushat elektromagnetike.

  • Provoni te mbani celularin larg trupit tuaj duke perdorur menyren e mikrofonit ose degjueset Bluetooth. Amplituda e fushave elektromagnetike eshte nje ne kater ne distancen prej dy inceve (5 centimetra) dhe 50 here me e vogel ne distancen 1 meter.

  • Shmangni mbajtjen e celularit me vete per periudha te gjata. Mos e mbani ate afer trupit tuaj naten, si nen jastek, ose ne tavolinen afer shtratit, sidomos nese jeni shtatzene. Vendosja e celularit ne “airplane mode” (modeli aeroplan) ndal transmetimin e rrezeve elektromagnetike.

  • Nese duhet ta bartni patjeter me vete, preferohet qe tastiera te jete e drejtuar kah trupi dhe shpina e celularit te jete e drejtuar jashte trupit tuaj.

  • Shkurtoni thirrjet pasi qe efekti biologjik eshte i lidhur drejtperdrejt me kohezgjatjen e ekspozimit.

  • Ndryshoni anet rregullisht derisa komunikoni ne celularin tuaj ashtu qe te shperndani ekspozimin.

  • Shmangni perdorimin e celularit tuaj kur sinjali eshte i ulet ose kur levizni me shpejtesi te larte, sikur ne tren apo veture, sepse kjo ne menyre automatike rrit fuqine deri ne maksimum pasi celulari ne menyre te vazhdueshme provon te lidhet me antene te re transmetuese.

  • Zgjedhni nje pajisje me SAR-in(Norme specifike absorbuese, qe mat forcen per absorbimin e fushave elektromagneitke nga trupi) me te vogel te mundshem. FCC ka nje baze te te dhenave me informata per normen e SAR ne shume celulare.


/Burimi: Cio.al
 
Titulli: 8 hapa për të shmangur dëmet e valëve të celularëve

Une pashe nja 2 programe ne nje kanal qe ishin bere edhe me kancer nga kjo gje :(, po jo kancer dosido
por nga ata qe kishin edhe me 5 kg , gjynah, e keqja ishte se do punonin gjithe jeten keshtu me celulare.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top