8 dhuratat që nuk duhet t’ia bëni të dashurës suaj këtë fundvit

Didi

C'est la vie.
“Faleminderit, qenka e mrekullueshme, por s’do ta vë kurrë sepse ndonëse po buzëqesh, kjo dhuratë ma shpif”. Femrat flasin mbi dhuratat e padëshiruara, të cilat i kanë marrë vitet e kaluara dhe që këtë vit nuk i dëshirojnë aspak.

ثshtë e qartë që fundi i vitit sjell atmosferë festive dhe shumë dhurata, por këto nuk janë gjithnjë të duhurat. Sidomos kur bëhet fjalë për femrat, të cilat duan t’u kushtohet më shumë vëmendje.

Ja cilat janë 8 dhuratat që duhet t’i hiqni nga mendja për këtë dhe shumë vite të tjera.

1. Produktet e higjienës. “Një parfum si dhuratë për Vitin e Ri? Ia ktheva, ‘Po përpiqesh të më thuash ndonjë gjë?’” tregon një vajzë. Ndonëse produktet e higjienës mund të duken një dhuratë praktike për partneren tuaj, duke kryer këtë veprim, në mënyrë instiktive ju tregoni se nuk ju pëlqen aroma e trupit të saj. Gjithashtu shmangni produktet e dobësimit ose ato të palestrës.

2. Bizhuteritë e vjedhura. “I dashuri i kolegjit më dhuroi një varëse diamanti. Më vonë zbulova se ai i kishte vjedhur para shokut të dhomës në mënyrë që ta blinte”, tregon Ana. Një tjetër vajzë e quajtur Ebigejll shprehet se i fejuari i saj i kishte dhuruar po ashtu një varëse, të cilën ia kishte marrë fshehurazi së ëmës. Për fatin e tij të keq, një foto e kësaj varëseje gjendej në shtëpinë e prindërve të tij. Gjërat e vjedhura nuk janë një mënyrë e mirë për të hyrë në zemrën e një femre.

3. Qirinj me aromën tuaj. Eksperimentimi me dhuratat të cilat përmbajnë aroma është pak i rrezikshëm, sepse njerëz të ndryshëm kanë alergji të ndryshme, shpesh edhe të panjohura nga vetë ata. Nuk është e nevojshme t’i dhuroni një femre qirinj të personalizuar me aromën tuaj, nëse ajo ju dëshiron kaq shumë patjetër që kërkon origjinalin.

4. Video-lojëra. Të rralla janë femrat që i pëlqejnë video-lojërat. Nëse nuk doni ta shihni veten tuaj beqar, hiqeni këtë dhuratë nga lista. “Një ish i dashuri im më dhuroi për ditëlindje një video-lojë që i pëlqente atij. Më pas luajti me të gjithë kohës”, tregon Kemi. Jepini vajzës që është e rëndësishme për ju diçka që ajo e do, mos u tregoni kaq egoistë.

5. Një foto tuajën. Olivia tregon se një nga dhuratat më të këqija që ka marrë nga i dashuri i saj, ka qenë një foto ku kishte dalë vetëm ai. Vajza shprehet se ky është një gjest narcist dhe aspak me frymën e çiftit dhe dashurisë.

6. Diçka që ajo ju paralajmëroi të mos ia blinit. Mos i blini një vajze diçka për të cilën nuk jeni të sigurt dhe thjesht mendoni se mund ta pëlqejë. As mos e çoni ndër mend t’i blini asaj atë gjë, të cilën ajo jua ka bërë të qartë se nuk e do. Nëse nuk keni ndonjë ide të qartë, më mirë pyetni njerëzit që e njohin, të cilët mund t’ju ndihmojnë shumë.

7. Bileta për një film që s’e pëlqen.

Rreziku i dhurimit të biletave për një film është i madh, në radhë të parë nëse është një film i sapodalë ka gjasa që të mos jetë aq i bukur sa duket dhe së dyti mund të mos jetë zhanri që asaj i pëlqen. Kur dikush mendon se do t’i dhurojnë diçka, i krijohet përshtypja se duhet të jetë një dhuratë që lidhet ngushtësisht me të. Për këtë arsye larg kinemave, si ide surprizash.

8. Dhurata që tregojnë se dëshironi të martoheni me të.

“Një i dashur i dikurshëm më dhuroi një revistë nusesh dhe një libër që tregonte sesi duhen planifikuar më së miri martesat. Por ai kurrë s’e kishte përmendur se dëshironte që ne të martoheshim. Me atë dhuratë ai e bëri fakt të kryer, mua s’më pëlqeu arroganca e tij dhe kjo çoi drejt ndarjes”, tregon Xhesika. Martesa përbëhet nga dy vullnete të përbashkëta dhe me propozimin e njërës palë. Nëse nuk ka propozim, por thjesht merret si e mirëqenë, atëherë nuk mund të quhet një martesë e mirëfilltë



Top Channel
 
Titulli: 8 dhuratat që nuk duhet t’ia bëni të dashurës suaj këtë fundvit



4. Video-lojëra. Të rralla janë femrat që i pëlqejnë video-lojërat. Nëse nuk doni ta shihni veten tuaj beqar, hiqeni këtë dhuratë nga lista. “Një ish i dashuri im më dhuroi për ditëlindje një video-lojë që i pëlqente atij. Më pas luajti me të gjithë kohës”, tregon Kemi. Jepini vajzës që është e rëndësishme për ju diçka që ajo e do, mos u tregoni kaq egoistë.


Top Channel

Ore ky dreq Top Chanel t'prish edhe planet e tere vitit qe ke ba :girlshok::girlshok: Sa kisha ba plane me i ba dhurat nje video loje me fshese elektrike :jo::jo: Hmmmmm qa me zgjedh tash???? :fiu::fiu:
 
Titulli: 8 dhuratat që nuk duhet t’ia bëni të dashurës suaj këtë fundvit

Kur isha ne dyqan heren e fundit per te blere produkte per fytyren, shof nje mashkull qe si duket po i blinte te dashures make-up. Po kerkonte ndihmen e shiteses e cila gjerat i ka per te shitur dhe i thoshte ja merr kte kremin qe kryen kte funksion, bashke me kte buzkuqin, edhe me kte kremin tjeter per funksion tjeter. S'kuptoj si mund ti blesh te dashures dhurate make-up kur s'merr vesh nga kremrat dhe ça i duhen asaj...madje as buzkuqin s'mund ta zgjedhesh vet, pa e provuar personi vet a i shkon apo jo.
 
Titulli: 8 dhuratat që nuk duhet t’ia bëni të dashurës suaj këtë fundvit

S'ka rendesi se çfar mund ti blesh nje gruaje si dhurat

ajo perseri do te gjej diçka qe te mos i pelqej. Femer hesapi.
 
Titulli: 8 dhuratat që nuk duhet t’ia bëni të dashurës suaj këtë fundvit

Jam rehat nga keto dhuratat e vogla:p
Jo mer vlla bej nje sms te tipit,bej gati leckat se po ikim per 5 dite andej nga vendet e ngrofta
:p:stelle:
 
Titulli: 8 dhuratat që nuk duhet t’ia bëni të dashurës suaj këtë fundvit

keshilla te mira ...
po nje nder dhuratat qe mora per krishtlindje ishte nje prafum lol jo nga i dashuri sigurisht ..
 
Titulli: 8 dhuratat që nuk duhet t’ia bëni të dashurës suaj këtë fundvit

qirinjte aromatike mbeten nje perzgjedhje e vyer,sikurse vete mendimi i fale.

por dhe nje dhurate honorifike paramartesore si mendim per te zgjuar deshiren e dyanshme te ndjenjes reciproke per te celibruar do ta merrja ne konsiderate.
djemte bejne mire te mos i marrin shume parasysh tere keto dokrra,pasi 1 ne 10m mund te qelloj kaq tekanjoze dhe diskriminuese peshqeshesh.

AJO CKA E BEN ME SPECIALE DHURATEN(ciladoqofte ajo) eshte ekspresionizmi vleresues dhe percaktues .

psh MENDOVA TET DHUROJ DICKA QE MBUSH KOHEN TENDE ME GRIMCA RERE,NGA AJO QE LUNDRON EDHE NE AKUARIMIN E PESHQEVE NOTUES DHE SIRENAVE BALERINA...
 
Titulli: 8 dhuratat që nuk duhet t’ia bëni të dashurës suaj këtë fundvit

4. Video-lojëra. Të rralla janë femrat që i pëlqejnë video-lojërat. Nëse nuk doni ta shihni veten tuaj beqar, hiqeni këtë dhuratë nga lista. “Një ish i dashuri im më dhuroi për ditëlindje një video-lojë që i pëlqente atij. Më pas luajti me të gjithë kohës”, tregon Kemi. Jepini vajzës që është e rëndësishme për ju diçka që ajo e do, mos u tregoni kaq egoistë.

Un i du dhe gjithmon i kam pelqyer... sidomos ato me te cuditcem si lollipop chainsaw (cheerleader qe vret zombi me kengen lollipop lollipop dhe pren koken e te dashurit per shen valentinin), alice return madness (liza ne boten e cudirave version gothic dhe delirik ) , brutal legend me black jack ( metal !!!! :D ) etj etj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top