Arfenilla
Themelues i Forumit
Raporti global mbi progresin e grave i hartuar nga “UN Women” thotë se edhe kur gratë janë të suksesshme në vendet e punës, ato hasen me pengesa që zakonisht nuk i hasin kolegët e tyre meshkuj.
75 % e grave në pozita drejtuese dhe pozita të larta profesionale, si dhe 61 % e grave në profesione të sektorit të shërbimeve në vendet e Bashkimit Europian, kanë përjetuar një formë të ngacmimit seksual në vendin e punës, gjatë tërë jetës.
David Saunders – Përfaqësues i “UN Women” për Shqipërinë: “Në realitet, 83% e 53 milionë sherbyesve në të gjithë botën janë gra. Puna e tyre mban familjet dhe ekonomitë por kryesisht paguhet pak, është e stigmatizuar, dhe i lë ato të pambrojtura ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit. Nëse ekonomia do të punonte për gratë, zgjedhjet e tyre jetësore nuk do të pengoheshin nga stereotipet gjinore, stigma dhe dhuna; gratë do të mund të punonin pa frikën e ngacmimit seksual apo dhunës”.
Diskriminimi i grave mbetet prezent edhe kur bëhët fjalë për pagën. 95 % e punësimit të grave është informal, në punë që nuk mbrohen nga ligjet e punës dhe ku mungon mbrojtja sociale. Miliona gra detyrohen të punojnë për paga të ulta dhe punë të rëndomta.
David Saunders – Përfaqësues i “UN Women” për Shqipërinë: “Në realitet, vetëm gjysma e grave kanë një formë pune të paguar, krahasuar me 3/4 që është për burrat. 62 % e ‘punëtorëve familjarë kontribues’, që nuk paguhen drejtëpërdrejtë, janë gra. Dhe gratë në botë paguhen 24 % më pak se burrat”.
Në Francë dhe Suedi, gratë fitojnë 31 % më pak se sa meshkujt; në Gjermani 49 % më pak se sa meshkujt dhe në Turqi një grua fiton 75 % më pak se një burrë gjatë gjithë jetës së saj.
Gratë janë ende të nën përfaqësuara në pozitat udhëheqëse në ekonomi, nga sindikatat në bordet e koorporatave. Në vitin 2014, në gjashtë nga institucionet ekonomike globale më me ndikim, përfaqësimi i grave në bordet e tyre varionte nga 4-20 %.b info