7 shenja që tregojnë që je pesimist dhe si ta ndryshosh

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Unë nuk kam takuar kurrë një pesimist që e ka zgjedhur vetë pesimizmin si mënyrë të menduarit. Thjesht ndodh. Në jetët tona ne dëmtohemi nga njerëzit. Disa herë është aksidentale, disa herë me qëllim. Unë e mendoj atë si rregulli 1%. Nëse 1% e njerëzve në jetën tënde të ka bërë keq, pse të ndryshosh mënyrën tënde të të sjellurit me 99% të tyre? Dhe me veten? Këtu keni 7 shenjat që tregojne se mund te kesh hyrë padashur në pesimizëm.

1. I nënvlerëson sukseset e tua.

Ne të gjithë kemi arritur disa suksese në jetë, dhe ndonjëherë duhet t’i shijosh ato në vend që ti ulësh, duke ia ditur për nder dikujt tjetër, ose duke i quajtur fat. Kur ke bërë dicka të paparë, mos shiko shtrembër, por jepi vetes pak lavdi.

2. Dorëzohesh shumë shpejt.


Nëse nuk beson se do të arrish dicka me punën tënde, kur i afron gjërat pesimiste, mund te dalësh nga shinat dhe te heqësh dorë lehtësisht. Merr frymë thellë, pusho pak, hiqe fytyrën nga puna për një minutë, por mos i lër pengesat e vogla të të ndalin. Mos u dorëzo!

3. E ke të vështirë të falësh të tjerët.


Pesimistët e kanë të vështirë të falin. E di këtë gjë shumë mirë. Kur unë mërzitem shumë me dikë, kujtoj që urrejtja është si të pish helm dhe të presësh që ato të sëmuren. Unë i kam premtuar vetes qe do të fal. Por prapë i ndiej këto ndjenja. Nuk mund t’i mohosh ato, por mund t’i shmangësh me anë të një mënyre të shëndetshme.

4. Pret më të keqen.

ثshtë e lehtë të ndodhi kur je pesimist. Mund të ndalosh së prituri më të keqen thjesht duke mos pasur parashikime! Kam kuptuar se sa më pak parashikime të kem, aq më i gëzuar jam.

5. Vepron me egoizëm.

Pasi je bërë pesimist, të kujdesesh për të tjerët kalon në plan të dytë. Pse ti ndihmosh të tjerët kur nuk merr asgjë në shkëmbim? Kjo nuk është një mënyrë e mirë sesi të kalosh jetën. Nuk po sugjeroj që ti vësh të tjerët në plan të parë, por ndoshta ndonjëherë mendo për të tjerët përpara vetes. Mund të surprizoheni sesa mirë do të ndihesh.

6. Je dyshues ndaj qëllimeve të të tjerëve.

ثshtë e rëndësishme të besosh tek njerëzit deri sa të kesh një arsye për të mos i besuar. Nuk është e shëndetshme të mendosh se të tjerët përpiqen gjithmonë të perfitojnë nga ti, edhe pse duket se ata duan të ndihmojnë. Nëse dikush është duke bërë diçka të mirë për ty, mendo se ashtu është me të vërtetë. Ata vetëm po tregohen të mirë.

7. Je xheloz për suksesin e të tjerëve.

Po, ndonjëherë ta shpif kur nuk merr rritje në detyrë apo nuk lidhesh me vajzën që do, por ky është shansi nganjëherë. Nuk ke pse të ndihesh keq. Mendo për gjërat e bukura që kanë ndodhur tashmë. Ndihu i gëzuar për to gjithashtu!
bletapertace
 
Titulli: 7 shenja që tregojnë që je pesimist dhe si ta ndryshosh

E tash qa me ba une te kunderten e ktyre ktu e lol
 
Back
Top