“Të dashurën e fundit e takova në një party… ishte e vetmja që po kërcente.” Me të gjitha këshillat se si ta “fusësh në dark” një mashkull dhe me të gjitha direksionet që japin specialistët, femrat nuk ia dalin, por vetëm shpenzojnë kohë për të kuptuar cfarë duan ekzaktësisht ata që t’u tërhiqet vëmendja. Lexo gazeta, libra dhe websites ku shkruhen “porositë” për të goditur, por të gjitha në fund bëhen qesharake. Në fund, ata tërhiqen nga gjëra fare të paparashikuara.
Në vend të shumë gjërave që lexoni cdo ditë, meshkujt tregojnë se nuk ka asgjë të ngjashme. Më poshtë janë përgjigjet e disa djemve të cilët kanë treguar për mënyrën që u tërhoqi vëmendjen partnerja e tyre.
1. “Më bleu një pije”
“Ajo e pagoi banakierin për të më dhënë mua një pije të dytë, por nuk erdhi që të bisedonim… për shumë orë. Pastaj e kuptova që së bashku me miqtë po largohej dhe, natyrisht, e ftova në bar. Ndoshta ky ishte edhe plani i saj. I funksionoi.”
2. “Po kërcente e vetme në pistë”
“Të dashurën e fundit e takova në një club, ishte e vetmja që kërcente në pistë. Të gjithë rreth e rrotull ishin të ulur e bisedonin, ndërsa ajo kërcente për qejfin e vet. Si fillim, mendova se ishte e dehur, por pastaj kuptova se ishte e kthjellët, kështu që vendosa të kërcej edhe unë me të – keq, më duhet ta pranoj. Pas disa këngëve, më tregoi se ishte cuar të kërcente sepse ishte mërzitur nga bisedat e zakonshme dhe nuk donte ta humbte kot playlist-ën e zgjedhur të DJ.'”
3. “Më mahnitën flokët e saj”
“Rashë në dashuri me kolegen e punës, sepse më mahnitën flokët e saj. Dua të them se ishte e këndshme dhe simpatike, por flokët më tërhiqnin pa masë. cdo ditë e nisja duke menduar t’i prekja, por që nuk mundja. Nuk ia thashë kurrë njeriu këtë gjë, meqë ra fjala.”
4. “Duke vrapuar, ajo më dha numrin e telefonit”
“Ajo thjesht më dha numrin. M’u afrua, tha di?ka si “hej, qenke shumë i mirë, më telefono’ dhe kaq ishte. Ishte shumë e thjeshtë! Më pas, vërtet e adhurueshme.”
5. “Ajo më goditi”
“Disa vite më parë në shkollë të mesme, një vajzë e klasës bëri dicka që më bëri t’i qëndroja pas për tre vitet e ardhshme. Pas një feste në një club, unë kisha pirë shumë dhe i propozova për seks. Në fillim m’u duke konfuze, por pastaj më dha një shuplakë që më ngjiti në faqe.”
6. “ثshtë një vajzë që më jep rehati…”
“Aktualisht, vajza me të cilën po dal është dikush që në grupin e saj të miqve duket se po përpiqet shumë. Mund të rrijë me orë të tëra në parukeri apo me orë edhe në shopping për të qenë sa më mirë në sytë e mi. Për mua duket thjeshtë një vajzë e qetë që më bën të ndihem rehat dhe kjo është e mjaftueshme.”
7. “Ajo më pyeti nëse doja të bëja seks”
“Pata një shkëndijë të menjëhershme me një femër, sepse ajo po më shikonte dhe më pyeti: ‘Do të bëjmë seks apo jo? Më parë as nuk ishte në radarët e mi, por si mund t’i përgjigjesha me Jo?lexo al