66 vjetori i bombes ne Nagasaki

Kresha

A pretty face can never trick me
Qyteti japonez i Nagasakit përkujtoi dje viktimat e bombës atomike të 66 viteve më parë, ndërsa një tjetër krizë bërthamore nuk po gjen zgjidhje në vend.

Kryeministri Naoto Kan, përkrah kryebashkiakut të Nagasakit deklaroi se vendi nuk po orientohej më drejt një të ardhmeje me energji bërthamore.

Këmbanat ranë më 11:02 sipas orës lokale , në kohën e saktë kur bomba u hodh në fund të luftës së dytë botërore. Qindra fëmijëve, të mbijetuar të moshuar, personalitete dhe përfaqësues nga rreth 46 vende u mblodhën në Parkun e Paqes, në Nagasaki dhe mbajtën një minutë heshtje, në kujtim të më shumë se 140,000 viktimave të rrezatimit.

Tomihisa Taue, kryebashkiaku i Nagasakit në fjalën e tij deklaroi: "Tani është koha të vendosim se cfarë shoqërie duam të ndërtojmë dhe të vendosim se çfarë do të bëjmë në të ardhmen. Në planin afat-gjatë, duhet të shohim zhvillimin e burimeve të qëndrueshme dhe të ripërtëritshme të energjisë, që mund të zëvendësojnë energjinë bërthamore, ".

Kryeministri Naoto Kan përsëriti premtimet e tij, për të ndihmuar vendin të orientohet drejt burimeve alternative të energjisë.

Nagasaki u bombardua nga SHBA më 9 gusht 1945, tre ditë pas qytetit perëndimor të Hiroshimës. Më 15 gusht, 1945, Japonia u dorëzua. Rreth 27.000 banorë ndëruan jetë menjëherë ndërsa rreth 70.000 vdiqën deri në fund të 1945.

Numri zyrtar i viktimave të bombës atomike përditësohet një herë në vit ndërsa ka ende banorë që ndërrojnë jetë nga sëmundje, që lidhen me ekspozimin ndaj rrezatimit - 3.288 emra i janë shtuar listës së gjatë këtij viti, duke e çuar numrin e të vdekurve në 155.546./alsat/
 
Back
Top