D.
.
Supozojmë se do të bëni ski për herë të parë dhe papritmas, sapo shkelni në dëborë, ju duket sikur e keni bërë më parë. Epo, sapo keni provuar një "déjà vu"!
Edhe pse duket si një dukuri e rrallë, 60-80% e njerëzve kanë patur deja vu dhe kjo, në disa raste është shenjë e disa gjendjeve të trupit tonë.
Përjetimi i një "déjà vu"-je mund të thotë disa gjëra:
#1 – Do të thotë se jeni të rinj
Përvoja e parë me "déjà vu", zakonisht u ndodh fëmijëve që janë 10 vjeç ose më të vegjël. Sidoqoftë, periudha kur ndodh më shpesh është midis moshës 15 dhe 25 vjeç. Pas kësaj, probabiliteti për përjetimin e një deja vu-je fillon të ulet.
#2 – Do të thotë se truri juaj punon shumë mirë
Një "déjà vu" mund të jetë një shenjë e një mendjeje të shëndetshme dhe të tregojë se mund të dalloni “sinjale” që nuk janë të sakta apo janë ndryshe.
#3 – Kujtesa juaj mund të mos jetë e sinkronizuar
Ekspertë të tjerë besojnë se deja vu ka të bëjë me mënyrën se si ne i sjellim nëpër mend kujtimet. Kjo ngjarje mund të jetë një përgjigje ndaj një situate që i ngjan një eksperience nga e kaluara, por që ju nuk e mbani mend fare. Ndoshta ka ndodhur kur keni qenë një fëmijë i vogël ose nuk e mbani mend për një arsye të caktuar.
Përveç kësaj, ne priremi të vështrojmë detaje çdo ditë, por nuk “i mësojmë ato përmendësh”. Kështu që, mund të keni ndjenjën se keni parë një situatë më parë për shkak të atyre detajeve të vogla që keni harruar.
#4 – Mund të ndodhë menjëherë pas një krize
Ekzistojnë lloje të ndryshme të shenjave fizike dhe mendore që mund t'ju “paralajmërojnë” përpara një krize, si një krizë epilektike apo tjetër. Njëra prej këtyre shenjave është edhe "déjà vu"-ja.
#5 – Jeni tepër të stresuar dhe/ose të lodhur
Ju mund të përjetoni ndjenjën e çuditshme të familjaritetit më shumë se zakonisht kur jeni të lodhur dhe nën stres. Nëse kjo vazhdon, duhet të konsideroni mënyra të ndryshme për të pushuar më shumë dhe për t'u çlodhur.
Kjo ka të ngjarë të ndodhë sepse kur jemi nën stres vëmendja jonë është më e ulët.
#6 – Deja vu e shpeshtë mund të jetë shenjë e ankthit [?]
Ka patur raste kur "déjà vu"-të janë shkaktuar nga ankthi. Edhe pse shkencëtarët kanë punuar për këtë, ata ende duhet të kryejnë më shumë teste për të konfirmuar përvojën.
FB.