Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

6 fuqitë botërore, takim së shpejti për të diskutuar masa ndaj Iranit

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se diplomatët e fuqive botërore do të takohen përsëri së shpejti për të diskutuar masat e mundshme ndëshkuese kundër Iranit për programin e tij bërthamor. Pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania shprehën zhgënjim dje në Bruksel mbi mungesën e një përgjigjeje përfundimtare nga Irani ndaj propozimit të fundit për të zbutur shqetësimet rreth synimeve të tij bërthamore.
Departamenti i Shtetit thotë se durimi i komunitetit ndërkombëtar ndaj Iranit ka kufi, dhe se një tjetër takim i grupi Pesë plus Një do të mbahet së shpejti për rritur trysninë ndaj Iranit që ai të bashkëpunojë mbi çështjen bërthamore, dhe të vendosë dënime nëse Teherani nuk e bën këtë.
Komentet pasojnë takimin e diplomatëve të lartë të gjashtë fuqive në Bruksel dje, të cilët shqyrtuan reagimin jo të qartë të Iranit ndaj propozimit që i kërkon të dërgojë jashtë vendit shumicën e uraniumit të pasuruar për riprocesim dhe të kthyer në karburant për reaktorin e studimor mjekësor në Teheran.
Kryenegociatori bërthamor iranian dukej se e pranoi planin e paraqitur nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike gjatë takimit të Pesë plus Njëshit në Gjenevë më 1 tetor, hap ky që do t’i kishte zbutur shqetësimet se programi për pasurimin e uraniumit nuk ka të bëjë me armët.
Por qeveria e Teheranit, që atëherë, ka bërë hapa pas mbi këtë çështje, kur Ministri i Jashtëm Manusher Motaki tha këtë javë se Irani nuk është dakort ta dërgojë uraniumin jashtë vendit.
Gjatë një takimi me shtypin dje, zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Robert Ud shprehu padurim ndaj qëndrimit iranian.
“Kjo është diçka për të cilën iranianët në parim ranë dakort. Në Gjenevë ata ranë dakort në parim me propozimin që iu paraqit atyre nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike. Por që atëherë, Irani e ka gjetur të vështirë të japë një përgjigje pozitive për propozimin. Ne shpresojmë që Irani ta bëjë këtë, por nëse nuk ndodh, atëherë ne do të shqyrtojmë mundësinë e trysnisë ndaj tyre.”
Mes vendeve të grupit Pesë plus Një, Rusia dhe Kina nuk kanë qenë dakort me masa ndëshkuese ndaj Iranit si për shembull sanksione të reja përmes OKB-së.
Zëdhënësi Ud nuk parashikoi nëse takimi i ardhshëm i grupit për Iranin, në vendin dhe datën që ende ka mbetur për t’u përcaktuar, do të dilte me vendime mbi dënimet e mundshme. Megjithatë, ai tha se gjashtë fuqitë janë të një mendjeje kur bëhet fjalë për qasjen me dy rrugë: të negociatave dhe të trysnisë.
Presidenti Barak Obama tha në kryeqytetin e Koresë së Jugut Seul të enjten se pret që paketa e masave të mundshme që do të formulohet gjatë disa javëve të ardhshme, të tregojë seriozitetin tonë ndaj Iranit, siç u shpreh ai.
Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit që komentoi për gazetarët dje tha se presidenti ende pret që të vendosë deri në fund të vitit nëse një zgjidhje diplomatike është e mundur mbi çështjen bërthamore të Iranit, megjithëse ai tha se ky nuk është afat i pamodifikueshëm.
I njëjti zyrtar tha se ekzistojnë shqetësime të thella mes vendeve anëtare të bordit qeverisës të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike rreth përgjigjes jo të qartë të Iranit ndaj propozimit të agjencisë, të cilat tha ai, mund të pasqyrojnë një përçarje në udhëheqjen iraniane. //bsa//
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back