sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Rinus Mishels është trajneri Nr.1 në botën e futbollit. E përditshmja angleze Times ka publikuar klasifikimin e 50 teknikëve më të mirë të të gjitha kohërave, duke i lënë podiumin më të lartë holandezit që revolucionoi futbollin në tërësi. Mishels, i ndarë nga jeta dy vjet më parë, ka lënë pas përveç lojës spektakolare edhe shumë trofe me Ajaksin, Barcelonën dhe Holandën. Ai është përzgjedhur edhe si "Trajneri i Shekullit" nga FIFA në vitin 1999. Përfaqësuesja holandeze nën drejtimin e tij njeh të vetmin trofe evropian, atë të 1988-s, të fituar në Gjermani. Në vendin e dytë është renditur Mat Basbi, i cili drejtoi Mançester Junajtid në vitet e pas Luftës së Dytë deri në sezonin 1970-'71, duke e ngritur klubin mes më të mirëve në futbollin anglez, por edhe në atë ndërkombëtar. Pasi fitoi Kupën e Kampioneve në vitin 1967, u emërua "Kavaljer i Urdhrit të Mbretërisë Britanike". Në podiumin e nderit është futur edhe austriaku Ernst Hapell. Ky i fundit ka fituar disa tituj në katër kampionate të ndryshme, Holandë, Belgjikë, Gjermani e Austri. Vetëm i katërti, Aleks Ferguson, trajneri që drejton Mançester Junajtid që prej vitit 1986. Në 50-shen e më të mirëve janë edhe legjendat e futbollit italian si Arrigo Saki (11), Marçelo Lipi (17), Fabio Kapelo (21), Xhivani Trapatoni (28) dhe Karlo Ançeloti (44). Në këtë renditje të "Times" nuk kishte si të mungonte edhe Rehagel, fituesi i Kampionatit Evropian "Portugali 2004" me skuadrën e Greqisë.
1. Rinus Mishels
Holandezi që vdiq më 2005-n është “Trajneri i Shekullit”, sipas FIFA-s. Mishels ka fituar kampionate me Ajaksin dhe Barcelonën, si dhe Kampionatin Evropian 1988, teksa drejtonte kombëtaren holandeze.
2. Met Basbi
Ai themeloi një prej skuadrave më të forta në botë, Mançester Junajtid, ekip që u përgjysmua vite më vonë nga tragjedia e Bavarisë. Basbi fitoi edhe Kupën e Kampioneve të vitit 1968.
3. Ernst Hapel
Një njeri fjalë-pak, por me shumë trofe. Austriaku ka qenë fitues trofesh në katër vende të ndryshme Holandë, Belgjikë, Gjermani dhe Austri. Drejtoi dhe kombëtaren holandeze në botërorin e 1978-s.
4. Aleks Ferguson
Emri i tij është i lidhur ngushtë me Mançester Junajtid. ثshtë aty prej 20 vjetësh dhe më shumë se një punë si trajner dhe menaxher i kësaj skuadre, klubi i është bërë një shtëpi e dytë.
5. Bill Shankli
Në fakt Bob Paislej dhe Xhoe Fagan nuk do të kishin pasur aq shumë suksese me Liverpulin më vonë, nëse ata nuk do të kishin marrë në dorë pankinën e “të kuqve” nga i madhi Bill Shankli.
6. Bob Paislej
Mbetet i vetmi trajner që ka në baketën e tij tre medalje në Kupat Evropiane. Ai drejtoi Liverpulin me futbollistë të mëdhenj si Dalglish, Hansen, Sounes dhe Jan Rash për tri sezone rresht.
7. Brian Kloug
Padyshim që edhe ai vetë do të vinte emrin e tij ndër më të mirët. Kloug arriti të çonte Derbi Kauntin në Ligën e Kampioneve dhe Notingham Forest, fituese të këtij trofeu për dy herë resht.
8. Bela Gutman
Ishte ai që zbuloi “Perlën e Zezë”, Euseboin. Ishte ai që përdori për herë të parë sistemin 4-2-4 në botën e futbollit. Hungarezi Gutman mbetet profesori dhe idhulli i shumë trajnerëve portugezë.
9. Miguel Munoz
Ai drejtoi Real Madridin e Pushkash dhe Di Stefanos, duke fituar Kupën e Kampioneve ndaj Frankfurtit 7-3. Më pas, ai do fitonte edhe 9 tituj kampionë dhe themeloi kampionatin e klubeve më 1966.
10. Arsene Venger
Prej dhjetë vjetësh ka zënë rrënjë në Londër tek Arsenali dhe jo pa qëllim. Nuk është thjesht një trajner për atë skuadër, por një menaxher i shkëlqyer që ka nxjerrë talente të mëdhenj të futbollit.
11. Arrigo Saki
Sistemi i tij rigjeneroi futbollin botëror. Ai krijoi një Milan shumë të fortë në mbrojtje me Barezin dhe Maldinin, dhe shpërthyes në vijën e sulmit me Van Basten, Gulit dhe Masaron.
12. Xhok Stein
E quajtën si të pavdekshëm për atë çka bëri me Rejnxhers më 1967-n, duke çuar në ishull trofeun e parë evropian të fituar nga një skuadër britanike. Fatkeqësisht nuk pati sukses në Premier League.
13. Helenio Herrera
Franko-argjentinasi theu në një farë mënyre hegjemoninë e Real Madrid në Evropë në vitet ‘60. Teksa ishte në drejtim të Interit, ai arriti të fitonte për dy herë trofeun e Kupës së Kampioneve.
14. Mario Zagalo
Ai ishte përkrah Peles, Tostaos, Zhairzinjos dhe Rivelinos në botërorin e 1970-s. Ndërsa brazilianët ende nuk i falin faktin se aktivizoi Ronaldon jo në formë të mirë, në finalen e “Francë 98”.
15. Johan Krujf
Futbolli mori një shkëlqim tjetër kur filloi të luante ai. Barcelona u ringjall duke fituar Kupën e Kampioneve më 1992-shin nën drejtimin e tij. Nuk është veçse lojtari i shekullit në Evropë.
16. Jose Mourinjo
Përkthyesi që u bë trajner. Trajneri që u bë Kampion i Evropës. Kampioni kontinental që u bë trajneri më i paguar në botë. Arroganti dhe fodulli. Ky është portugezi i اelsit, Jose Muorinjo.
17. Marçello Lipi
Askush nuk do të vinte bast për Italinë e tij në botërorin “Gjermani 2006”. Pas skandalit calciopoli besimi për një kombëtare fitimtare ishte zero. Por jo për Marçelo Lipin.
18. Luiz Felipe Skolari
“Big Phil” pranoi sfidën e tij të fitonte diçka nën drejtim të kombëtares portugeze, pasi kishte bërë të tijën Kupën e Botës me Brazilin në 2002-shin. Bilanci: Portugali arrin finalen e evropianit.
19. Visente Del Boske
Katër vjet në krye të Real Madrid duke fituar gjithçka, kampionatin spanjoll, Kupën e Mbretit dhe dy Kupa Kampionesh. Ai është ndër trajnerët më jetëgjatët në pankinën madrilene.
20. Franz Bekenbauer
“Kaiser Franc” i thërrasin në Gjermani dhe gjetkë. Në librin e trajnerëve më të mirë ka hyrë si fitues i Kupës së Botës, 1990, ndërsa më 1986 kishte shkuar deri në finale me Argjentinën.
21. Fabio Kapelo
Jo pa qëllim i kanë vënë titullin simbolik “Don”. Ai ka fituar pothuajse gjithçka me skuadra të mëdha si Real Madrid, Milan e Roma. I mungon vetëm kombëtarja të cilën shpreson ta drejtojë së shpejti.
22. Sesar Luis Menoti
“El Flacao”, kjo ishte nofka e Menotit, argjentinasit që fitoi Kupën e Botës në shtëpinë e tij më 1978-n. Më pas drejtoi edhe në Evropë, skuadrën e Barcelonës, por pa shumë sukses.
23. Enzo Bearzot
Nëse nuk do të fitonte Kupën e Botës më 1982-shin, Bearzot do të përfshihej nga një lumë kritikash. Por kombëtarja e tij edhe pse nën atmosferën e skandaleve të basteve bëri surprizën e madhe.
24. Alf Ramsej
Ai do të mbahet mend si trajneri i vetëm për deri tani që ka çuar në Angli një Kupë Bote. Ramsej drejtonte kombëtaren angleze në botërorin e ‘66-s, të cilin e fitoi në finalen me Gjermaninë.