sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 20,476
-
- Reagimet e mara
- 1,250
-
- Vendndodhja
- Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
Në imagjinatën e njerëzve pushteti ka tendencën të perceptohet në dy mënyra, të dyja ekstreme. E para është totemike dhe taktike (si të ecet përpara në detyrë, të bësh miq dhe influencosh tek njerëzit). E dyta është epike dhe amorfe (fati i tregjeve, i ngjarjeve të mëdha globale dhe forcat që duken se janë përtej kontrollit të kujtdo).
Pushteti është te të dyja këto. Në mënyrë motive kuptohet më mirë sipas konceptit të komandimit dhe kontrollit. ثshtë ose kapaciteti për t’i bërë të tjerët të veprojnë ashtu siç do (funksioni i komandës) ose të kryesh një rivendosje të mjedisit (funksioni i kontrollit).
Ta studiosh atë nga afër dhe në mënyrë specifike nuk është vetëm devijuese. ثshtë gjithashtu dhe një rrugë drejt të kuptuarit akumulimin e pushtetit dhe shpërndarja na ndihmon të mësojmë, se si ndryshohet bota përreth nesh.
Diskutimi mbi pushtetin bën shumë amerikanë të qendrës së majtë që të mos ndihen rehat, pasi mund të jetë fyese për sensibilitetin amerikan.
Shumë amerikanë të qendrës së djathtë, gjithashtu e shohin bisedën si të parehatshme, sepse çon në mënyrë të paevitueshme drejt mendimeve të elitës qeverisëse, të cilën konservativët kanë vendosur në dekadat e fundit ta përgojojnë për qëllime retorike. Nga Platoni e më tej, filozofët janë përpjekur të përcaktojnë pushtetin dhe fuqinë, dhe gjatë aktit të përcaktimit, ta përvijojnë qartë nga impulset e tjera që i japin formë asaj që bëjmë ne.
Në fillim të vitit 2009, viti i fundit i dekadës së parë të shekullit të 21-të, është një kohë e përshtatshme për të marrë në konsideratë natyrën e pushtetit dhe të të fuqishmëve, sepse rendi botëror po rivendoset në shumë mënyra. Pasojat politike, kulturore dhe ekonomike të krizës botërore nuk mund të mbivlerësohen. Abdikimi i titanëve në “Wall Street” ka ngritur më lart burokratët dhe politikanët në Uashington, Pekin dhe Bruksel. Dhe është një politikan në veçanti, ushtrimi i fuqisë së të cilit do të na prekë të gjithëve në vitin që vjen: presidenti i sapozgjedhur amerikan, fitorja e të cilit ka shënuar rigjallërimin e besimit në Amerikë.
Zgjedhja e pesëdhjetë njerëzve më të fuqishëm të botës është arbitrare, por emrat janë marrë në konsideratë dhe secili prej tyre përfaqëson një hallkë në tapetin e ri global. Disa emra janë të papritur, të tjerë jo. Secili prej tyre e kalon testin e përcaktuar nga revista: ata janë burra ose gra, të cilët ose janë në biznesin e përpunimit të të tjerëve sipas dëshirës së tyre ose synojnë të rivendosin realitetin në mënyra që u duken më të pëlqyeshme. Dhe sigurisht është Obama ai që qëndron në krye të gjithë këtyre veçorive. Një njeri që kaloi përtej paragjykimeve dhe përtej asaj që dukej jo reale.
Që prej zgjedhjeve të fillimit, kritikët e Obama-s janë përpjekur ta përshkruajnë jo si kërcënues ndaj Amerikës së bardhë, por të distancuar nga vetë Amerika. Kjo s’ka qenë vetëm ide republikane. Në marsin e vitit të kaluar, specialisti i fushatave demokratike, Mark Penn e nxiti Hillary Clinton të shfrytëzonte “mungesën e rrënjëve amerikane” të Obama-s dhe lidhjen “e kufizuar” me “vlerat themelore dhe kulturën amerikane”. “Fox News” dhe televizionet e tjera homologe kaluan pjesën më të madhe të pranverës duke e lidhur Obama-n me Jeremia Wright, duke e portretizuar atë si një militant racist të fshehtë. Por në zgjedhjet e përgjithshme, Mçain iu përmbajt më shumë këshillës së Penn. Në një spot publicitar që e përshkruante senatorin e Arizonës si “presidenti amerikan, për të cilin kanë pritur amerikanët”, si të një lloji tjetër. Gjatë verës, Mçain bëri publik një slogan të ri: “Vendi i pari”. Kur Obama udhëtonte jashtë vendit në korrik, një spot i Mçain shfaqte imazhet e tij, teksa i drejtohej një turme të madhe, me mbishkrimin “Celebriteti më i madh i botës”. E tashmë Palin sugjeron se ai nuk e sheh Amerikën ashtu si pjesa tjetër e amerikanëve. Edhe pse Obama është para në renditje, sulmet e kanë bërë punën e tyre. Sipas sondazheve të “Pew Research Center”, para zgjedhjeve, vetëm 63 për qind e votuesve të bardhë thonë se Obama është patriot. Të pyetur nga “Pew” në maj, se çfarë nuk u pëlqen rreth Mçain, të anketuarit përmendën kryesisht këndvështrimin e tij politik. Në rastin e Obama-s, sidoqoftë, thuajse një e treta u shpreh “lloji i personit që është ai”.
Pjesërisht, kjo ishte një përgjigje ndaj biografisë jo të zakonshme të Obama-s: babai i tij mysliman afrikan, emri i tij që ngjan si i huaj, fëmijëria e tij jashtë SHBA-së. Por gjithashtu është matëse e kohëve. اështjet raciale të viteve ’70, ’80, siç janë krimi, ndihma sociale etj, janë zhdukur.
Në zgjedhjet fillestare Obama u përpoq t’i zbuste këto shqetësime duke sulmuar marrëveshje të caktuara tregtie, por s’ia doli mbanë. Në shtetet, ku globalizimi u godit rëndë, si Ohajo, Uest Virxhinia dhe Pensilvani ai humbi votuesit e bardhë të klasës punëtore. E një arsye është se ankthi i globalizimit nuk është vetëm ekonomik, ai është kulturor. Në dekadat e fundit, fytyra e Amerikës ka ndryshuar. Në njërin fund të shkallës së klasave, punëtorët me rroga të ulëta kanë vërshuar nga Amerika Latine, duke transformuar pjesë të vendit që nuk kanë parë emigrim domethënës në një shekull. Gjithashtu, elita ekonomike e Amerikës është bërë shumë multi-kulturore, duke qenë se indianët, koreanët dhe rusët kanë vërshuar drejt universiteteve shtetërore dhe atyre private. Pjesërisht si rezultat, martesat ndërmjet racave të ndryshme kanë pësuar rritje, sidomos ndërmjet studentëve të diplomuar. Ishin më shumë se 3 milionë martesa të përziera në SHBA, në vitin 2005, dhjetë herë më shumë se në vitin 1970. Shkrimtari Richard Rodriguez, djali i emigrantëve meksikanë shkroi para pak kohësh se ngjyra e re kombëtare e Amerikës nuk është as e bardhë dhe as e zezë, por kafe.
I pëlqen apo jo, Obama duhet të personifikojë këtë Amerikë më multi-kulturore dhe më kozmopolitane. ثshtë një prej arsyeve pse liberalët e duan; ai personifikon një Amerikë të re, më diverse, më tolerante dhe më të hapur ndaj botës. Por, kjo është gjithashtu dhe thembra e tij e Akilit. Ndërsa fytyra e Amerikës ka ndryshuar, ashtu dhe fytyra e racizmit amerikan. Fanatizmi i dalë mode ndaj të zinjve ekziston akoma, por sot amerikanët e bardhë e lidhin ngjyrën e errët të lëkurës më shumë me të huajt.
50 njerëzit më të pushtetshëm në botë
1. Barack Obama, president i SHBA-së
2. Hu Jintao, president i Kinës
3. Nicolas Sarkozy, president i Francës
4. Ben Bernanke, ekonomist
5. Jean-Claude Trichet, ekonomist
6. Masaaki Shirakawa, ekonomist
7. Gordon Brown, kryeministër i Anglisë
8. Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë
9. Vladimir Putin, kryeministër i Rusisë
10. Abdullah bin Abdulaziz Al-Saud, mbret i Arabisë Saudite
11. Ayatollah Ali Khamenei, lider shpirtëror i Iranit
12. Kim Jong II, president i Koresë së Veriut
13. Hillary Clinton, senatore e Nju Jorkut
14. Bill Clinton, ish-president i SHBA-së
15. Timothy Geithner, president i Bankës Federale të Nju Jorkut
16. Gen. David Petraeus, gjeneral
17. Sonia Gandhi, politikane indiane
18. Luiz Inلcio Lula da Silva, president i Brazilit
19. Warren Buffett, miliarder, filantropist
20. Gen. Ashfaq Parvez Kayani, gjeneral pakistanez
21. Nuri al-Maliki, kryeministër i Irakut
22-23. Filantropistët
24. Nancy Pelosi, spikere e Kongresit Amerikan
25. Khalifa bin Zayed Al Nahyan, president i Emirateve
26. Mike Duke, biznesmen
27. Rahm Emanuel, politikan amerikan
28.Eric Schmidt, biznesmen
29.Jamie Dimon, biznesmen
30-31. Miqtë e Barack Obama
32. Dominique Strauss-Kahn, ekonomist, politikan francez
33. Rex Tillerson, biznesmen, sipërmarrës
34. Steve Jobs, sipërmarrës i “Apple”
35. John Lasseter, krijues në “Walt Disney”
36. Michael Bloomberg, kryebashkiak i Nju Jorkut
37. Papa Benedict XVI
38. Katsuaki Watanabe, president i “Toyota”
39. Rupert Murdoch, miliarder, pronar mediatik
40. Jeff Bezos, president i “Amazon”
41. Shahrukh Khan, aktor indian
42. Osama bin Laden
43. Hassan Nasrallah, lider i Hezbollahut
44. Dr. Margaret Chan, mjeke kineze
45. Carlos Slim Helْ, miliarder meksikan
46. The Dalai Lama, lider shpirtëror
47. Oprah Winfrey, drejtuese dhe pronare mediatike
48. Amr Khaled, aktivist islamik
49. E. A. Adeboye, pastor
50. Jim Rogers, investitor dhe analist amerikan
TO