50 meshkujt me me stil te shekullit

braziljania

Anëtar i Nderuar
Ata kanë qenë e janë ndryshe nga të tjerët. Jo vetëm të suksesshëm, jo vetëm të pasur e të pashëm, por gjithashtu dhe më një stil personal e unik në të veshur. Kjo është dhe arsyeja pse janë përzgjedhur nga revista e meshkujve "GQ" si 50 meshkujt më elegantë e më me stil në shekullin e fundit.

Revista e klasifikon stilin dhe elegancën e këtyre personazheve në një rrafsh shumë të më gjerë se një palë rroba. Sepse të njëjtat rroba mund t’i veshin shumë njerëz, por vetëm një prej tyre mund të dallohet prej turmës. Siç ishte rasti i vëllezërve Kennedy. Thuhet se pas fushatës me Jack dhe Bobby Kennedy në vitin 1960, Lyndon Johnson porositi disa kostume të shtrenjta "Savile Roë".

Por ai s’e kishte kapur thelbin e çështjes. Vëllezërit Kennedy me të vërtetë visheshin me rroba të shtrenjta, por nuk ishin rrobat që i bënin këta burra ato që ishin. Ishte finesa dhe thjeshtësia, me të cilën ata visheshin. Përpara se të ishte David Beckam ishte George Best. Djali i mrekullueshëm me flokë të zeza nga Belfasti “e mori peng” futbollin anglez kur debutoi për Mançestern United në vitin 1963, duke u kthyer një sensacion i futbollit, në një personazh VIP dhe në seks-simbol. Ai gjithnjë ishte i veshur sipas modës.

Elvis Presley mund të ketë qenë i dhënë pas pijes vitet e fundit të jetës së tij, por më parë ai ka qenë gjithnjë i veshur e mbajtur më së miri. George Clooney është një tjetër personazh që bën pjesë në listë. Ai është i mençur, i pashëm dhe sarkastik. Dhe gjithashtu, ai e bën një kostum të duket “thjesht fantastik” (sipas Armanit). George Clooney jo vetëm shkruan, bën regji, prodhon dhe interpreton, por gjithashtu mund të veshë një kostum të zi dhe flokë ngjyrë gri më mirë se askush tjetër.

Ndërsa Al Pacino është ai guximtari njujorkez i viteve ’70 i veshur me xhaketë sportive lëkure. Pavarësisht nëse ai luan rolin e një polici që lufton korrupsionin apo të një bosi mafioz, është krejt e dukshme se ai është rritur me këto karaktere ne Bronks. Lista vazhdon më tej me një personazh francez, Jean Paul Belmondo. Kur u shfaq në ekranin e madh, Belmondo i dha formë idesë së audiencës së si një mashkull duhet të dukej e të sillej. Ai ishte brutal dhe tërësisht modern, mishërimi perfekt i shpirtit ikona-thyes. Një francez tjetër që s’mund t’i shpëtonte listës është Alain Delon. Në filmat e viteve 1960 “Plein Soleil” dhe “Le Samourai” karakteret e Delon lëndonin e vrisnin me nge, a thua se nuk kishin gjë më të mirë për të bërë. Dhe sërish asgjë nuk reflektohej në fytyrën e tij. ثshtë thënë shpesh herë se ai aktronte si të kishte vënë ndonjë maskë. Jack Nicholson mbase nuk vishet bukur, po kush nuk do të donte të ishte në vendin e tij. Krekosja e karizma e tij e bëjnë atë një burrë që tejkalon veshjen, modën dhe modelet e flokëve.
 
Lista:

1. Marcello Mastroianni, aktor

2. Steve McQueen, aktor

3. David Bailey, fotograf

4. George Best, futbollist

5. David Bowie, këngëtar

6. Bob Dylan, muzikant

7. Basquiat, piktor

8. Elvis Presley, këngëtar

9. George Clooney, aktor

10. Bryan Ferry, këngëtar

11. Richard Avedon, fotograf

12. Beck, muzikant

13. Muhammad Ali, boksier

14. Tom Brady, sportist

15. Bjorn Borg, tenist

16. Malcolm X, aktivist afrikano-amerikan

17. Yves Saint-Laurent, stilist

18. Paul Newman, aktor

19. Jack Kerouac, novelist, poet

20. Johnny Depp, aktor

21. Samuel Beckett, shkrimtar, dramaturg

22. David Hockney, artist

23. Gianni Agnelli, manjati i FIAT-it

24. Miles Davis, muzikant

25. Kurt Cobain, këngëtar

26. Hubert de Givenchy, stilist

27. Jean-Paul Belmondo, aktor

28. Peter O'Toole, aktor

29. Arnold Palmer, lojtar golfi

30. Vëllezërit Kennedy, politikanë

31. Sean Connery, aktor

32. Sam Shepard, aktor, skenarist, shkrimtar

33. Woody Allen, regjisor, aktor

34. Willem de Kooning, piktor

35. Al Pacino, aktor

36. Marlon Brando, aktor

37. Andre 3000, aktor

38. Warren Beatty, regjisor, aktor

39. The Ramones, grup muzikor

40. Michael Jordan, basketbollist

41. Robert Redford, aktor

42. Jack Nicholson, aktor

43. Mick Jagger dhe Keith Richards, pjesëtarë të "Rolling Stone"

44. Jean-Claude Killy, skiator

45. Francois Truffaut, regjisor

47. Michael Caine, aktor

48. Alain Delon, aktor

49. Pete Doherty, muzikant

50. Hedi Slimane, stilist

cdodite.com*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top