50 mënyra efektive të sugjeruara nga psikologët, se si duhet ushqyer më së miri shëndeti mendor

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

50 mënyra efektive të sugjeruara nga psikologët, se si duhet ushqyer më së miri shëndeti mendor​

Kemi kaluar ditën botërore të shëndetit mendor dhe shumë pak u fol dhe u komunikua në media për një ngjarje kaq të rëndësishme. Rëndësinë e shëndetit mendor ne e kuptojmë vetëm kur ne, apo të afërmit tanë, preken prej problemeve që e çrregullojnë atë. Në ditën e një komponenti kaq të rëndësishëm të shëndetit në tërësi, “The depression Project”, nën sugjerimet e një grupi psikologësh, ka publikuar 50 këshilla të rëndësishme se si duhet ushqyer më së miri shëndeti mendor. Lista është si më poshtë:
50-menyra-efektive-te-sugjeruara-nga-psikologet.jpg


  1. Bëj pushim.
    2. Mjaft e fajësove veten për gabimet e tua – është ok të mos jesh ok.
    3. Shkruaj 5 gjëra për të cilat je mirënjohës.
    4. Thuaji një personi të afërt se sa rëndësi ka për ty.
    5. Fol për ndjenjat e tua.
    6. Lexo një libër për vetëkujtesë.
    7. Ha një vakt të shëndetshëm.
    8. Pranoje atë pjesë të vetes tënde që zakonisht e kritikon.
    9. Merr pjesë në ndonjë klasë yoga.
    10. Kërko ndihmë kur ke nevojë.
  2. Shkruaj një ditar me ndjenjat e tua.
    12. Shëndo 5 arsye pse e do trupin tënd.
    13. Shiko një video motivuese në YouTube.
    14. Bëj diçka që të jep kënaqësi.
    15. Përqafo veten tënde.
    16. Shkruaj 5 momente të vështira në jetë, nga të cilat ia ke dalë mbanë. Kujtoji vetes së sa i/e fortë je.
    17. Vendose trupin në lëvizje.
    18. Shkruaj në ditar se çfarë aspekte në jetë nuk të shërbejnë më.
    19. Fokusoje veten vetëm tek e tashmja.
    20. Kur nuk ndihesh mirë, mendoje edhe mundësinë që të lësh takim me një psikolog.
  3. Shkruaj 5 cilësi të jetës tënde.
    22. Mos pi alkool.
    23. Dil në natyrë.
    24. Shkruaj në ditar: “Nëse një person i njohur do të përballonte situatën që unë po kaloj, çfarë do i këshilloja?”. Praktiko atë që do i thoje të njohurit tënd në këto raste.
    25. Shkruaj 5 mënyra se si mund të jesh më afër me partnerin tënd.
    26. Bliji vetes një buqetë me lule.
    27. Mëso diçka të re.
    28. Mendo për 5 gjëra që ke bërë këtë javë, të cilat të bëjnë të ndihesh krenar/e.
    29. Bëji bllok personave që të bezdisin, prania e të cilëve nuk të ndihmon për asgjë.
    30. Vendose telefonin tënd në modalitet aeroplani për disa orë.
  4. Shkruaji vetes një letër dashurie.
    32. Bëj një banjo me flluska.
    33. Praktiko frymëmarrje dhe frymënxjerrje të thella dhe përqendrohu aty për rreth 5 minuta.
    34. Lexo një libër që të tërheq.
    35. Krijo një album me këngët e tua të preferuara.
    36. Krijo një tabelë vizioni.
    37. Shkruaj një fletë në ditar: “Çfarë me pengon ta dua veten?”.
    38. Bliji vetes një ushqim të preferuar.
    39. Bëj një dush të gjatë.
    40. Kalo kohë cilësore me njerëzit e afërt.
  5. Shëno 5 mënyra se si t’i shtosh më shumë gëzim jetës tënde. Realizoje të parën sa më shpejt.
    42. Fale veten për një gabim të kaluar – je njeri dhe mund të gabosh.
    43. Telefono një mik, me të cilin ke humbur kontakte.
    44. Shkruaj një fletë në ditar: “Çfarë këshillash do më jeptë heroi im gjatë kësaj periudhe të vështirë që po kaloj?”.
    45. Fshiji mesazhet e padëshiruara.
    46. Çaktivizoji njoftimet në celular të paktën për një mbrëmje.
    47. Shëno 5 gjëra që ke bërë për njerëzit e tjerë.
    48. Shih një fjalim motivues në YouTube.
    49. Nëse mendon se ke një problem mendor, tako një mjek.
    50. Pyete veten shpesh: “Çfarë gjërash të pazgjidhura të së shkuarës duhet të filloj të eksploroj?”.
B; bota.al
 
???

Me fal qe po e marr per te qeshur kete po me ngjan si è marre nga ata youtubersat qe te japin keshilla ??.

Mes te tjerash lexova: mos pi alkol, bli lule vetes, shiko fjalim motivues ne youtube...

Kush e ka shkruar a eshte ne metro???
 
???

Me fal qe po e marr per te qeshur kete po me ngjan si è marre nga ata youtubersat qe te japin keshilla ??.

Mes te tjerash lexova: mos pi alkol, bli lule vetes, shiko fjalim motivues ne youtube...

Kush e ka shkruar a eshte ne metro???
Psikologet me ligj,para se te fillojne profesionin e tyre,duhet te thone se cilin psikolog do kene per nevojat e tyre. ahhahahahaha
Keshtu qe. :p
 
Back
Top