5-vjeçari i lutet mamasë t’i blejë ushqim të pastrehut

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
SHBA , 5-vjeçari i lutet mamasë t’i blejë ushqim të pastrehut, i gjithë restoranti shpërthen në lot

dvasdgadfbgadfg-655x353.jpg

Një djalë i vogël nga Alabama bëri disa njerëz në restorantin ثaffle House të shpërthejnë në lot, pasi i kërkoi mamasë së tij t’i blente ushqim një të pastrehu që e pa jashtë në rrugë.
Ava Faulk tha se djali i saj Josiah Duncan, 5 vjeç, “nuk reshti së më bëri pyetje për burrin që pa jashtë restorantit”.
Kur Faulk i shpjegoi se ai ishte një person i pastrehë, në fillim Josiah nuk e kuptonte se çfarë do të thoshte kjo.
Djali u shqetësua më shumë kur mendoi që i huaji nuk kishte ushqim kështu që iu lut mamasë së tij në restorant që t’i blenin atij për të ngrënë.
Ava pranoi, dhe kur i pastrehu u fut në restorant, Josiah shkoi pranë tij me një menu në dorë. Edhe pse i pastrehu inistonte që të hante një sanduiç të thjeshtë, Ava u sigurua që ai të hante çfarë të dëshironte.
Josiah gjithashtu kërkoi që të bënte lutjet me zë të lartë me të pastrehun para ngrënies, aq sa të dëgjonin dhe klientët e tjerë në restorant.
“Zot i Madh, të falenderojmë për të gjitha bekimet, Amen!” thanë të dy ata njëzëri.
Ava tha se të gjithë përfshirë edhe vetë të pastrehun, filluan të qajnë.
“ثshtë një moment që nuk do ta harroj kurrë. Të shihja djalin tim të prekte 11 persona në restorant do të jetë një krenari e madhe për mua si prind,” tha ajo.
ora news
28D7BF1600000578-3087149-image-m-18_1432007640353.jpg
 
Titulli: 5-vjeçari i lutet mamasë t’i blejë ushqim të pastrehut

Shume prekse , mezi i mbajta lotet une .
 
Titulli: 5-vjeçari i lutet mamasë t’i blejë ushqim të pastrehut

Edhe per ne qe po e le xojem ndihemi krenar..Por qe mamin simpatike e paska ky djali ..
 
Titulli: 5-vjeçari i lutet mamasë t’i blejë ushqim të pastrehut

Eh bota femijes,sidomos mosha nga 5-7 eshte nje moshe qe fillojne socializimin e botekuptimin dhe me anet negative dhe te dhimbshme te jetes.
Femijet e vuajn jashte mase kete lloj ndjesie.
Sikur dhe te rriturit,te kishin pak nga dhembshuria per te tjeret sic e kane femijet.
Kjo bote do ishte shume here me e mire e me njerzore.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top