5 teoritë alternative më mahnitëse të universit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
universe-mind-690x440.png


Ne jetojmë në një univers misterioz. Ndërkohë që shkenca na ka dhënë neve përgjigje për disa nga pyetjet më të mëdha të jetës, askush nuk e di se si materia, energjia, hapësira apo koha filluan të ekzistonin. Gjëja e mirë e pyetjeve pa përgjigje është se hap një derë për diskutime interesante. Këtu kemi 5 teori alternative mahnitëse të universit.


1. TEORIA EKPIROTIKE – SI U KRIJUA UNIVERSI

Të gjithë e dimë teorinë e Big Bang-ut.Pa hyrë në detaje të kësaj teorie,dhe duke pasur parasysh se tani mësohet në shkolla gjithashtu, le të përmendim një teori alternative që tenton të shpjegojë origjinën e universit nga një tjetër perspektivë.
Ato që besojnë në këtë teori, mendojë se ekziston një tjetër univers paralel me universin tonë, dhe herë pas here këto 2 universe ndërpriten.Sasia e energjisë e lëshuar gjatë kesaj ndërprerjeje shkakton shqetësim të madh të hapësirës,duke çuar në shfaqjen e grimcave, të cilat formojnë mjegullnaja të gazta,galaksi,yje dhe trupa të tjerë qiellorë.
Pas përplasjes, të dy universet fillojnë të lëvizin në drejtime të kundërta, por sa më shumë që ato ndryshojnë,aq më shumë janë të tërhequr nga njëri-tjetri, gjë e cila është kaq bindëse. Gradualisht, ato fillojnë të puqen sërish, dhe kësaj here asnjë yll apo objekt tjetër në të dy universet nuk mund të gjendet, çdo gjë është shpërndarë qetësisht në përputhje me Ligjin e Dytë të Termodinamikes.
Universet janë në konflikt herë pas here dhe energjia e përfituar nga këto konflikte në formë grimcash,si dhe proçesi përsëriten si një cikël i pafundm.

2. VRIMAT E BARDHA
Ne të gjithë kemi dëgjuar për prezencën e vrimave të zeza në hapësirë. Përgjithësisht, ekzistenca e tyre mund të spekulohet vetëm e bazuar në turbullimin e fushave gravitacionale dhe në thyerjen e dritës. Por shkencëtarët tashmë flasin për mundësinë e lokalizimit të vrimave të bardha. Në fund të fundit, në qoftë se materia është e zhytur në një vrimë të zeze,duhet të lëshohet dikund në univers, apo jo?
Dhe sipas kësaj teorie, vendi ku materia lëshohet, jo zhytet, ekziston me të vërtetë.Edhe pse nuk janë zbuluar akoma, ato që besojnë në këtë teori shpresojnë që një ditë të zbulojnë vrimat e bardha në hapësirë.

3. TEORIA MATRIKS E UNIVERSIT

Po, ashtu siç rezulton, filmi me të njëjtin emër është krijuar bazuar në një teori shumë ekstravagante, e cila thotë që i gjithë universi mund të jetë një produkt i një programi kompjuterik të fuqishëm i krijuar nga një forcë e panjohur. Në të vertetë, ky kompjuter as nuk mund të imagjinohet nga dikush. Ato mund të krijojnë një bollëk me universe të veçantë, duke e tejkaluar shumë kozmosin e vërtetë.
Ky mendim udhëhoqi filozofin Nick Bostrom në universitetin e Oksfordit të nxjerrë në përfundim në vitin 2003 se ka më shumë kuptim që ne të jemi krijesa iluzionare, se sa organizma me baza karboni.

4. UNIVERSI ME ORIGJINE NGA NJث VRIMث E ZEZE

Kjo është një teori mjaft interesante e cila parashtron se vrimat e zeza të cilat e lëshojnë materien në një vendndodhje të panjohur, në fakt, krijojnë universe të rinj që shfaqen më shpejt se këpurdhat pas shiut. اdo grimcë e lëshuar në një vrimë të zezë mund të shndërrohet në një burim origjine për një univers të ri, pasi grimcat mund të jenë të ngarkuara me shperthime të mëdha energjie.
اdo univers i ri i krijuar, nga ana e tij krijon vrima të reja të zeza, dhe këto i japin jetë universeve te rinj. Një studim së fundmi i publikuar në revisten shkencore Nature tregon që universi ynë mund të ketë lindur nga një vrimë e zezë nga një univers tjetër. Me fjalë të tjera, teoria e Big Bang-ut ishte me të vërtetë vetëm një përhapje e një vrime të zezë në një univers tjetër. Shiko më shumë mbi këtë ide ketu.

5. KRIJIMI I BOTثS SIPAS TEORISث KUANTIKE
Kjo teori përdoret më shumë në letërsinë fantashkencore. Ajo është e bazuar në mosmarrëveshjet e realiteteve. Për shembull, nëse jeni duke u përpjekur të vendosni nëse duhet të shkoni për të blerë apo të ndizni televizorin, në një realitet ju mund të jeni duke ecur për tek dyqani, ndërkohë që në një tjetër realitet ju mund të jeni duke ndezur televizorin. Ne kemi dy universe, të cilët diferencojnë shumë pak nga njëri-tjetri, por sa më shumë të shkojmë, aq më shumë thellohet diferenca.
Në fakt, këto mospërputhje varen nga shumë faktorë, duke përfshirë këtu sjelljen e atomeve që lëvizin në drejtime të ndryshme, e kështu me rradhë. Si rezultat, miliona e miliona realitete shfaqen në cdo moment të dhënë, dhe sa më shumë që ato ndahen, aq më e fortë bëhet diferenca midis dy planeteve.
Vizualisht, mund të imagjinohet si disqet e një freskueseje, secila e ndarë në pafund pjesë dhe e pavarur nga disku tjetër.

DIاKA MBI AUTORIN
Anna është drejtuesja e faqes së internetit Learning-mind.com, dhe një shkrimtare për The Mind Unleashed. Ajo ka pasion të mësojë gjëra të reja dhe të reflektojë në ide që të nxisin mendimet. Ajo shkruan rreth teknologjisë, shkencës, psikologjisë dhe për tema të tjera. Ajo është veçanërisht e interesuar në tema që kanë të bëjnë me ndërgjegjen dhe nënndërgjegjen, përceptimin, potencialin e mendjes njerëzore, po ashtu edhe natyrën e realitetit dhe të tokës.

Burim: bletapertace
 
Pe: 5 teoritë alternative më mahnitëse të universit

Sa do të jenë të gjitha këto teori interesante, më duket se pakëz
teoria e tretë matriks ia kalon të tjerave.
Pa një program me instruksione të kjarta e të caktuara,
materia nuk do të ishte gjë, pos diçka e vdekur, jokreative,
andaj edhe gjithëçka që krijohet, krijohet me qëllime e funksione
të caktuara.


Sa i përket vrimave të zeza apo të bardha mendoj se ato nuk
ektistojnë, edhepse mund të duket se ekzistojnë, sepse ne akoma nuk e kemi
të kjartë apo dijeni ku është kufiri i dendësisë, apo sa mund të jetë
pesha specifike e elementeve në kushte të ndryshme "atmosferike".
Sa më shumë masë të posedojë një trup, aq më e madhe shtypja drejt qendrës
së atij trupi, dhe natyrisht pasojat janë të paevitueshme sa i përket strukturës
së materies dhe me atë madhësisë së materies që atë përbën, dhe me atë
rrotullimi rreth boshtit...
 
Titulli: 5 teoritë alternative më mahnitëse të universit

gjithmone me jane dukur mister dhe si kam kuptuar asnjehere...vetem i kam mesuar permendesh lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top