5 mësime jete për njerëzit e ndjeshëm
Njerëzit e ndjeshëm kanë një natyrë bujare. Ata shpenzojnë shumë kohë dhe energji për të tjerët dhe shpesh harrojnë të shqetësohen për nevojat e veta. Kjo gjë i çon drejt të ndjerit konfuz nga ndikimet e jashtme dhe i bën të paaftë të plotësojnë kërkesat e njerëzve nga të cilët rrethohen.
Nëse jeni të ndjeshëm, 5 mësimet në vijim mund të jetë shumë të rëndësishme për ju.
1.Përvetëso dhe kontrollo emocionet
Personat e ndjeshëm kanë pikëpamje të ndryshme për botën, gjë që vjen si pasojë e sensit të tyre të përgjegjshmërisë. Ata janë të aftë të ndjejnë emocionet e të tjerëve,dhe ky tipar i bën të ndihen të detyruar t’i ndihmojnë ata, gjë që sjell emocione akoma më të mëdha. Kjo vlerë është e admirueshme, por ia vështirëson shumë jetën vetë mbartësit të saj.
Jo të gjithë njerëzit kanë nevojë për ndihmë, dhe ndonjëherë ju nuk jeni në gjëndje të ndihmoni këdo. Gjithashtu, dhënia e ndihmës gjatë gjtihë kohës mund të jetë e dëmshme për ju dhe për ata që ju rrethojnë.
Dëshira për të ndihmuar nuk mjafton, ju duhet ta kuptoni situatën pa përfshirë emocionet në të. Para se të hidheni në veprim, mendoni me logjikë dhe emocionalisht, dhe mbani parasysh se sado të përpiqeni, nuk do të jeni kurrë të aftë të shpëtoni gjithë botën.
2.Dëgjo dhe beso insiktet e tua për tu vetëmbrojtur
Njerëzit e ndjeshëm kanë një intuitë shumë të fortë për shkak të vetëdijshmërisë që i karakterizon. Megjithatë, ata nuk dëgjojnë gjithmonë instinktet e tyre dhe zakonisht i besojnë njerëzit pa menduar për pasojat negative.
Për të mbrojtur veten, duhet tu besoni instinkteve më shumë, në mënyrë që të mos lëndoheni ndërsa përpiqeni të ndihmoni dikë. Kjo është diçka që duhet t’i kushtoni vëmendje, aq sa i kushtoni vëmendje dëshirës për të ndihmuar.
3.Fokusohuni në gjërat e rëndësishme
Duke qenë të ndjeshëm, ju do të tërhiqni energji rreth jush, që mund t’ju shpërqëndrojë nga gjërat e rëndësishme në jetën tuaj. Gjithmonë qëndroni të fokusuar në jetën tuaj më parë dhe zgjidhni çështjet tuaja, pastaj ndihmoni të tjerët. Ndonjëherë është e vështirë të thuash jo, por nëse nuk e thoni, mund të përfundoni të bllokuar në një situatë të komplikuar që mund të ketë efekte të dëmshme për ju.
4.Të jesh i ndjeshëm nuk do të thotë të jesh i dobët
Ata që janë më pak të ndjeshëm, mund t’i konsiderojnë njerëzit e ndjeshëm si të dobët. Megjithatë, kërkohet shumë forcë për të ndjerë gëzimin dhe trishtimin e njerëzve të tjerë. Të qenit i ndjeshëm nuk është një barrë, është në të vërtetë një dhuratë që duhet ta ushqehesh. Meqenëse është një dhuratë, gjithnjë sigurohuni që ta përdorni atë për të ndihmuar ata që do ta vlerësonin kohën dhe energjinë tuaj.
5.Jini të guximshëm dhe vazhdoni të jetoni me origjinalitetin tuaj
Njerëzit e ndjeshëm nuk duhet t’i lejojnë ata që nuk i kuptojnë, t’i ndryshojnë. Fshehja e anës së ndjeshme, ndonjëherë është më e lehtë sesa gjykimi për shkak të saj. Por, edhe nëse të tjerët nuk ju kuptojnë, kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të jetoni të vërtetën tuaj. Duhet të jeni krenarë për atë që jeni. Ju po e ndihmoni botën të bëhet më paqësore dhe më e mirë./Bota.al