5 mënyra për të motivuar femijet drejt mësimit

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
5 mënyra për të motivuar femijet drejt mësimit


Si t`i ndihmojmë fëmijet tanë.jpg

Cilat janë mënyrat e duhura për të motivuar fëmijën të studiojë në mënyrë efektive?

Ja cilat janë 6 mënyrat që do t’ju vijnë në ndihmë.
Mund të ndodhë që fëmija të mos doje të studiojë, sidomos nëse është i vogël, të tregojë pak interes për librat dhe shumë interes për veprimtaritë e tjera. Në momentin që fëmija e bën këtë nëna dhe babai ndihen keq dhe të “paaftë” për ta bërë fëmijën të studiojë, por kujdes! Në këtë moment ndodh që prindërit të detyrojë fëmijën të kapë stilo-lapsin dhe të shkruajë kur në të vërtetë ky është një veprim totalisht i gabuar. Një sjellje edhe më e keqe është ajo agresive, ku nëna dhe babai shpesh ngrejnë zërin drejt fëmijës për ta bërë atë të “reagojë”. Ju duhet të kuptoni se këto sjellje do ta bëjnë fëmijën të ketë një mendim negativ rreth të studiuarit. Në të vërtetë ato që do ta motivojnë fëmijën rreth studimit janë disa veprime të vogla dhe të thjeshta, të cilat do të japin menjëherë rezultat.


1. Le të krijojmë një ambient të përshtatshëm
Fëmija duhet të studiojë në një ambient të përshtatshëm, larg faktorëve të cilët mund të ndikojnë negativisht duke e shpërqëndruar atë. E ndihmoni fëmijën tuaj duke i krijuar një atmosferë të qetë, një tavolinë të përshtatshme të rregulluar në mënyrën e duhur dhe në përmasat e duhura për gjatësinë e tij, një karrike të rehatshme, duke evituar mbajtjen afër të aparatëve celularë, telefonave fiksë, televizorit etj. Nëse do të kishit mundësi të krijonit një dhomë të posaçme për studim do të ishte idealja.


2. Vendosni objektiva të qarta
Përcaktimi i objektivave të qarta do të ishte një prej elementëve bazë të motivimit të fëmijës. Kjo do të ndihmojë gjithashtu edhe në të mësuarin e fëmijës që në moshë të vogël me vendosjen dhe arritjen e objektivave. Takoni shpesh mësuesit e tij duke u përpjekur të merrni sa më shumë informacion rreth nevojave dhe aftësive të fëmijës në proçesin mësimor që zhvillohet në klasë, cilat janë programet e studimit që ata kanë dhe pritshmëritë që fëmija paraqet, për shembull nëse mësuesja ju thotë se ai ka zgjidhur 4 ushtrime në 30 minuta, objektivi i rradhës do të jetë zgjidhja e 5 ushtrimeve në 30 minuta. Në fund verifikoni së bashku me fëmijën rezultatet në mënyrë argëtuese, pa e futur fëmijën në ankth. Të mësuarit në mënyrë argëtuese, pa detyrime dhe frikë do të ishte një mënyrë shumë efektive për të motivuar fëmijën rreth studimit.


3. Kush i bën detyrat e shtëpisë?
Mund të ndodhë që në disa raste prindërit të tundohen për të bërë detyrat e fëmijës, sidomos gjatë viteve të para të shkollës, ku edhe vështirësia që fëmija paraqet është më e madhe. Në të vërtetë kjo është e gabuar. Ju duhet ta ndihmoni fëmijën vetëm duke e ndjekur gjatë zhvillimit të tyre, dhe jo duke e marrë ju stilo-lapsin në dorë për t’i zgjidhur. Nëse fëmija ju thotë se nuk i bën dot detyrat, ju duhet t’i bëni pyetje të tilla si: “Cfarë nuk je në gjendje të bësh, mund të ma tregosh të lutem? Cilën pjesë ke kuptuar dhe cilën jo”?


4. Evitoni krahasimet
Disa prindër mendojnë se duke e krahasuar ecurinë e fëmijës së tyre me atë të një fëmije tjetër do ta motivojnë më shumë atë rreth studimit. Sipas ekspertëve, shprehje krahasuese të tilla si:
• Shoku yt i shkollës është më i mirë se ty në mësime;
• Vajza e komshies tonë arrin t’i bëjë mësimet për dy orë ndërsa t’i je gjithmonë mbrapa;
mund të dëmtojnë vetëvlerësimin e fëmijës duke e bërë që të humbë motivimin rreth të studiuarit. Cdo fëmijë është i ndryshëm dhe ka aftësitë dhe karakteristikat e tij, dhe për këtë arsye do të ishte mirë të evitonit këto “historitë motivuese” duke e bërë atë tregojë ineters ndaj studimit si një mundësi shumë e mirë për të ardhmen e tij, pa e krahasuar atë me dikë tjetër.


5. E shpërbleni fëmijën tuaj
Flisni me fëmijën tuaj dhe i premtoni se nëse do të arrije rezultate të mira në mësime do t’i bleni lodrën që ai dëshiron, do ta çoni për një shëtitje në një vend që ai ka qejf, pra e shpërbleni me dicka. ثshtë mirë që fëmija të ketë një ekuilibër të mirë në të studiuar duke e bërë të kuptojë rëndësinë e mësimeve, jo për të tjerët por për veten e tij. Përpiquni ta pyesni si ka kaluar në përgjithësi në shkollë pa i bërë pyetje speciifike në lidhje me një notë të mirë apo të keqe që ka marrë, ndryshe marrja e një note të mirë do të jetë i vetmi motiv që do ta bëjë atë të shkojë në shkollë. Si një shpërmbim pozitiv në lidhje me ecurinë e mirë në mësime mund të shërbejnë edhe shprehje të tilla si:
• Ti e ke gjithmonë tavolinën shumë të organizuar, po ashtu edhe shënimet e shkollës, bravo;
• I the të gjitha poezitë dhe tregimet pa u ndalur asnjëherë;
• E vure re si dje arrite të studioje për shumë orë edhe pse do të kishte pëlqyer të luaje me shokët;
• Të lumtë, e përfundove ushtrimin për 30 minuta.


6. Dialog-oni!
Bashkëbisedimi me fëmijët është diçka pozitive jo vetëm në lidhje me të studiuarit, por edhe në lidhje me jetën në përgjithësi. Nëse krijoni një komunikim të mirë mes jush do të jeni gjithmonë prezente në jetën e tij dhe në këtë mënyrë do të jeni në gjendje ta ndihmoni në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ja çfarë mund të bëni:
• E ftoni fëmijën tuaj të flisni rreth mësimeve, rreth simpative që mund të ketë, antipative, ndjenjave dhe vështirësive;
• E përfshini në vendimet që do të merren në familjen tuaj dhe e dëgjoni atë çfarë ka për të thënë;
• E mësoni të ketë një komunikim të mirë edhe me mësueset, duke shprehur vështirësitë që mund të ketë në lidhje me diçka që nuk e kupton. Nëse fëmija juaj do të jetë aktiv në klasë dhe do të përfshihet në të gjitha diskutimet, edhe mësuesit do ta vlerësojnë më tepër;
• E ndani me të çdo ide që keni duke përkrahur gjithashtu edhe aktivitetet jashtëshkollore që klasa organizon. E lejoni të marrë pjesë në një sport apo ekskursion që ka parapëlqen. Bëhuni aleati i tij më i mirë.





Fëmiju, një detyrë për Prindërit


 
Back
Top