5 këshilla si të joshni një mashkull, por pa e kuptuar ai!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
5 këshilla si të joshni një mashkull, por pa e kuptuar ai!

Nga pre në gjuetare, kur “lëvizja e parë” i takon asaj. Mësoni “artin” e joshjes në takimet dashurore

josh.jpg


Që është seksi-xhentil ai që merr iniciativën, nuk është më një lajm, përkundrazi, tani të befason thuajse e kundërta. Në një botë ku zonjat janë tashmë të ndërgjegjshme për forcën dhe aftësinë e tyre, rreziku për të qenë shumë i gatshëm apo agresiv ekziston dhe mund të shkaktojë te “seksi i fortë” ankth ose më keq, largim. اfarë duhet bërë?

Ja pesë këshilla për të vënë në praktikë sa më shpejt atë që paraqitet një mundësi joshjeje, pa rrezikuar që të dukeni e papërshtatshme dhe këmbëngulëse, duke mos lënë përshtypje se keni një interes të vërtetë.

Pikëpamje – E dimë shumë mirë se komunikimi jo verbal është efikas: vendoseni atë në praktikë përmes një loje vështrimesh që të duken shumë “të matura”. Shmangni faktin që të jeni e drejtpërdrejtë, shikojeni dhe lëreni të përqendrohet në shikimin tuaj.

Fiton kush ikën – ثshtë një ligj që vlen gjithnjë, edhe në takimet e rëndësishme dashurore. Për të shmangur që ta frikësoni, do të jetë e mjaftueshme ta shikoni në mënyrë intensive për disa momente, por pa e fiksuar. Kur të keni kryqëzuar shikimin e tij, hiqni menjëherë tuajin: do të jetë çorientues dhe mes dyshimeve, ai do të përpiqet të shkurtojë largësitë.

Më pak është më shumë – Nëse përpiqeni të jeni ajo që nuk jeni, nuk shërben. Mjafton të kufizoheni me vështrimin tuaj, duke shmangur ndryshimin e pozicionit me pjesën tjetër të trupit, thjesht duke e kthyer kokën diku tjetër, ose më mirë pamjen. Efekti do të jetë për të komunikuar ëmbëlsi dhe pak modesti, pa e tepruar. Jo keq, apo jo?

Pritja e ëmbël – Mos u shqetësoni, kjo nuk është një surprizë finale, por një taktikë e saktë! Gjithnjë duke punuar për komunikimin jo verbal, t’i japim mundësi ta inkurajoni dhe t’i afroheni pa u dukur agresive ose jo shumë e ftuar. Si bëhet? Duke qëndruar të qetë, duke u kujdesur që të mos shfaqni nervozizëm për shprehje të tilla si: “Unë jam… jam këtu duke pritur… pse nuk afroheni…?”.

Radha juaj – Më në fund vjen kontakti i parë fizik, që pa dyshim do të jetë pak më shumë se një prekje e pavullnetshme. Qetësia është virtyt i të fortit, dihet: kështu që gjesti i parë dhe i zakonshëm në kësi rastesh, ai i prekjes me dorë, me krah apo me shpatull , duhet të jetë i ngadaltë dhe i lehtë, thuajse sikur jemi duke kërcyer.

Nëse ne keni qenë të mirë për të luajtur me armën e joshjes, mund të besojmë pa dyshim te një rezultat praktikisht të sigurt. Ai do të afrohet me të, pa e kuptuar se është “tradhtuar” nga joshja e saj dhe do të besojë edhe një herë të vetme, se e kishte vendosur: një gjuetar i vërtetë!.

E.A.
(gazeta-Shqip.com)
 
Une per vete i lexova mire keto keshillat.
I fiksova ne tru.
Tani s'ka me femer qe te ma fuse mua, nuk me joshin dot pas ketij artikulli
 
Redaktimi i fundit:
Une per vete i kexova mire jeto keshillat.
I fiksova ne tru.
Tani s'ka me femer qe te ma fuse mua, nuk me joshin dot pas ketij artikulli

lol lol

Tani po qe do mbetesh pa gjet nuse :P
 
Ajo ose ai qe e ka shkruar artikullin, nuk e ka shkruar emrin... ka vënë vetëm inicialet...
 
Redaktimi i fundit:
Pikëpamje – E dimë shumë mirë se komunikimi jo verbal është efikas: vendoseni atë në praktikë përmes një loje vështrimesh që të duken shumë “të matura”. Shmangni faktin që të jeni e drejtpërdrejtë, shikojeni dhe lëreni të përqendrohet në shikimin tuaj.

Ncncnc me mire ja mbath vrapit lol
 
Nguljani syte si manjake qe ta kapi frika dhe t'ja mbathi vrapit, thot artikulli. lol No thanks!
 
qejfe qejfe kjo puna e graries :vesyze::vesyze:

Ajo qe s'mora vesh une eshte: cfare ju duhet ta joshni deri ai se merr vesh kete gjene :D
 
Po po se kuptoi ai ke njoshem ne fund te dites?
Apo bejme sikur e joshim e pastaj tulle!
 
Po po se kuptoi ai ke njoshem ne fund te dites?
Apo bejme sikur e joshim e pastaj tulle!


Kete mendova dhe une, kur lexova titullin. Por, u futa brenda e harrova qe lart e lart e kam lexuar artikullin e kot. lol


Ne fund te dites mer keshillat e shko ne shtepi. lol
 
E nese dua ta josh..
PErse mos ti jap ta kuptoje? Me drita jeshile te gjata mundesisht..
 
Bej cte duash per ti josh kta, kta jane drru, s'kuptojne gje...s'ju kap antena! lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top