5 justifikime që meshkujt përdorin, kur duan t’ju lënë

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Gjetja e shpirtit binjak në ditët e sotme është tepër e vështirë, por me sa duket, shumë e vështirë është edhe ndarja nga partneri/partnerja, e veçanërisht, ai momenti kur ti apo ai duhet t’ia bësh të ditur tjetrit/tjetrës. Përgjithësisht, meshkujt përdorin 5 justifikime për të lehtësuar këtë moment. Ja cilat janë ato:
“Nuk është faji yt, është imi”-
ثshtë më e thjeshtë ti japësh fund marrëdhënies në këtë mënyrë dhe ata e zgjedhin përgjithësisht këtë fjali, për të mos lënduar partneren.
“Nuk jam gati për një angazhim të tillë” -
Dihet që në një marrëdhënie ka shpesh edhe presion nga të dyja palët, ose në raste të tjera, marrëdhënia duhet të ndryshojë nga një stad në një tjetër dhe ky është një nga justifikimet e zakonshme të meshkujve. Ky justifikim i bën ata të duken tërësisht të papërgjegjshëm.
“Jeta ime është një katastrofë e vërtetë tani”-
Ai mund të ketë shumë probleme, por ti nuk je personi i duhur për ti qëndruar pranë në një moment të tillë, e aq më tepër, personi që ai kërkon apo do të kërkojë ndihmë për të zgjidhur problemet e tij.
“Kam nevojë ti përkushtohem më shumë vetes time”-
Mbase vetja e tij apo puna që bën është më e rëndësishme se marrëdhënia juaj.
“Nuk dua të të lëndoj”-
Në një farë mënyre duhet t’ia dini për faleminderit, pasi mund të merrni parasysh se ai dëshiron të krijojë një marrëdhënie të re me dikë tjetër dhe nuk do të t’ju krijojë vuajtje në të ardhmen.
noa.al
 
Titulli: 5 justifikime që meshkujt përdorin, kur duan t’ju lënë

Bukur edhe keto mi paska thene hallall ia bej :P
 
Titulli: 5 justifikime që meshkujt përdorin, kur duan t’ju lënë

hahah tip dhjaksi :P
 
Nuk jane vetem justifikime te meshkujve...edhe ne femrat pak a shume te tilla fraza perdorim...

lendohen te dyja palet gjithsesi...
 
-Nuk jam gati per angazhim të tille :D

-Kam nevojë ti perkushtohem vetes sime… :D

-Nuk du të të lendoj…. / por shko please/.... :D



ps. keto jan vetem citime te permbledha nga shkenca, mos i merrni personalisht haha
 
Redaktimi i fundit:
Mashkulli qe eshte mashkull,kur deshiron ti japi fund nje lidhje sperdor justifikime,por thote arsyet e verteta se pse kjo lidhje duhet te marre fund. :)
 
Nuk m'le mami qe ta vazhdojme akoma kte lidhje lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top