5 historite me te medha te dashurise

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Wallis-Simpson_1781684c.jpg


Historite e kaluara te dashurise sjellin me vete magjepsjen e kesaj ndienje te perjetshme. Sepse dashuria eshte e perjetshme, ne krahasim me historite, qe heret a vone perfundojne. Te gjitha historite e dashurise perjetojne momente kenaqesie dhe momente te komplikuara. Shpesh filmat romantike perfundojne me nje puthje, nje martese apo premtim, por pastaj askush nuk e di nese keto cifte jetojne perhere te lumtur, ndahen apo lidhen me te tjere. Ne kete artikull do te gjeni pese histori te medha dashurie.


Edward VIII dhe Wallis Simpson

Historia e Edward VIII eshte shume e njohur, sidomos ne Angli, sepse Edward vendosi te heqe dore nga froni per te qendruar me te dashuren e tij Wallis Simpson. Nese ju qellon te shihni filmin 'Fjalimi i mbretit', mund ta njihni me mire kete aventure qe ishte vendimtare per ngjitjen e ne fron te mbretit George. Edward u dashurua me nje grua te martuar dhe kjo gje shkaktoi skandal ne Angli ne fillim te shek.XX, sepse vete mbreti rezultoi te behej dashnor. Ky eshte versioni romantik, sepse ne realitet Wallis Simpson nuk donte te martohej me Edward.


2.jpg





Abelard dhe Heloise

Abelard dhe Heloise bejne qe te dashuruarit te enderrojne, ashtu si Tristan dhe Isotta, Paolo dhe francesca, Romeo dhe Zhuljeta. Mes tyre shpertheu nje pasion i madh, ajo ishte minorene dhe ai profesori i saj, i punesuar nga xhaxhai i saj. Historia komplikohet sepse kur xhaxhai meson per dashurine e tyre e perze Abelard. Por, Heloise mbet shtatzane dhe pas nje sere episodesh dramatike, profesori ka qellim te martohet me te ne fshehtesi per te mos demtuar karrieren e saj. Por problemi eshte se nuk ishte vetem profesor, por dhe klerik.


nap-jos_5.jpg

Napoleoni dhe Josephine
Historia e Napoleonit dhe Josephines eshte nga me te famshmet ne bote. Josephine ishte vleresuar gjithnje si nje bashkeshorte e respektueshme dhe e perkujdesshme. Por ne martesen e saj kishte shume hije. Para se gjithash nuk arrinin te benin femije dhe per pasoje mungonte e trashegimtar per perandorine e Napoleonit dhe ky ishte kthyer ne nje problem te madh, sa vendosen te divorcoheshin.


ImageProxy_copy.jpg




Luixhi XV dhe Madame de Pompadour

Madame de Pompadour ishte 'dashnorja' e Luixhi XV, mbase me e rendesishmja per te. Kane ndare plot 19 vjet bashke dhe kur vdiq ajo mbreti u deshperua shume. Te keqinjte thone se Madame ishte dashuruar me Luixhin per mireqenie dhe se nese ndahej nga ai, ajo do perfundonte ne trotuar.

5.jpg


Bonnie dhe Clyde

Bonnie dhe Clyde jane dy kriminele amerikane. Takimi i tyre ka versione te ndryshme, ka nga ata qe thone se jane takuar ne bar, ku Bonnie punonte kamariere dhe nga ata qe thone se, jane takuar ne nje shtepi prej nje shoqeje te perbashket. Historia e tyre eshte sentimentalizuar shume, por ne vertete thuhej se gruaja kishte probleme mendore dhe mbase, prej kesaj i terhiqnin me shume burrat e dhunshem. Pervec kesaj, vajza e re vdiq ne moshen 23 vjecare dhe ishte martuar prej 7 vitesh, por jo me Clyde./Infoal
 
Titulli: 5 historite me te medha te dashurise

Kjo Clyde vetem nga fytyra duket qe ka qene agresive..ndersa ai duket shume i qet.
Si kisha degjuar ndonjehere keta dy te fundit..te tjeret po se kane bere historin te themi..
 
Titulli: 5 historite me te medha te dashurise

Dashuria cmend njeriun ...me jete te gjate cifteve hahhahhaha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top