Përgjigja për shumë njerëz mund të gjendet brenda tyre. Shumë prej nesh kanë frikë nga të rënit në dashuri. Frikërat tona mund të shfaqen në mënyra të ndryshme ose në faza të ndryshme gjatë marrëdhënies, ndaj ne krijojmë mbrojtje që besojmë se do mund të na ruajnë nga lëndimi. Këto mbrojtje mund të na ofrojnë një iluzion fals sigurie, por ato na largojnë nga ruajtja e afërsisë me atë që dëshirojmë më tepër.
اfarë na mban larg gjetjes dhe ruajtjes së dashurisë?
Dashuria e vërtetë na bën vunerabël
Një marrëdhënie e re është një territor i paeksploruar, ndaj shumica kanë frikëra natyrale nga e panjohura. Ta lesh veten të bjerë në dashuri mund të përbëjë risk, pasi kërkon krijimin e besimit tek personi tjetër dhe lejimin që tjetri të ndikojë tek ty. Ne priremi të besojmë se sa më tepër të kujdesemi, aq më tepër mund të rrezikojmë të lëndohemi.
Dashuria e re na kthen lëndime të vjetra
Kur hymë në një marrëdhënie të re, ne nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm për ato që kemi kaluar. Mënyrat sesi mund të jemi lënduar në marrëdhëniet e mëparshme, që nga fëmijëria, kanë një ndikim të madh në mënyrën sesi i perceptojmë njerëzit pranë nesh.
Dashuria sfidon identitetin e vjetër
Shumë prej nesh luftojnë me ndjenjat e fshehura të të qenit i padashur. Ne mund ta kemi problem faktin që dikush mund të na dojë dhe të kujdeset për ne, diçka që lidhet me “zërin e brendshëm kritik”, i cili vepron si një arbitër i ashpër brenda kokës sonë dhe na thotë se është e padrejtë që të meritojmë lumturi.
Me gëzimin e vërtetë, vjen edhe dhimbja e vërtetë
Sa herë që përjetojmë një përvojë të vërtetë gëzimi, ose ndihemi të çmuar në një nivel ndjenjash, mund të presim që të ndiejmë trishtim më vonë. Shumë njerëz lagohen nga gjërat që mund t’i gëzojnë, pasi ato kanë potencial edhe për t’i zemëruar.
Dashuria mund të jetë e pabarabartë
Shumë njerëz kanë hezitim për t’u përfshirë emocionalisht në një lidhje, pasi personi tjetër “i pëlqen ata shumë”. Ata shqetësohen se nëse përfshihen shumë, ndjenjat e tyre mund të evolojnë dhe personi tjetër mund të lëndohet ose të ndihet i refuzuar. E vërteta është se shpesh dashuria është e paekuilibruar, ku dikush ndien se po jep më pak ose më tepër. Ndaj duhet të jeni të hapur, pasi ndjenjat evolojnë dhe ndryshojnë gjatë kohës. shekulli